AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Mjedisi

Rrëshqitja e gurëve në Torovicë, 50 shtëpi të rrezikuara

Elvis HilangaElvis Hila
8 years më parë
në Mjedisi, Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gurët e rënë pranë shtëpisë së familjes Prelleshi të martën. Foto; Elvis Hila

Në Torovicë banorët jetojnë prej kohësh me frikën e shkëmbinjve që shkëputen nga mali. Megjithëse rreziku është identifikuar pasi tre persona humbën jetën një vit më parë, asnjë ndërhyrje nuk është bërë. Ekspertët thonë se fenomeni shkaktohet prej erozioni i nxitur prej shpyllëzimit masiv.

Gurët e rënë pranë shtëpisë së familjes Prelleshi të martën. Foto; Elvis Hila

Pesë anëtarë të familjes Përlleshi shpëtuan për mrekulli, mëngjesin e kësaj të marte, pasi dy shkëmbinj u shkëputen nga mali ranë fare pranë banesës së tyre. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi gurët e përmasave të mëdha ndaluan pak centimetra para se të përplasen me murin e shtëpisë.

Valentina dhe Prend Përlleshi që ndodheshin jashtë banesës thanë se ndjenë lëkundje si të tërmetit, ndërsa shtangën me frikën se gurët do u zinin brenda fëmijët që ishin në shtëpi. “Kisha hallin e vajzës. Thashë se ma zuri me gjithë foshnjë brenda dhe kur i pashë që dolën jashtë thashë shyqyr që më shpëtoi vajza”, tha Valentina.

Gurët nga mali, rrëzë të të cilit ndodhen sipas specialistit të emergjencave në Prefekturën e Lezhës Ndrek Mhillaj 50 shtëpi të rrezikuara, vijuan të bien edhe dy ditët pasuese, por pa shkaktuar dëme përveç bllokimit të pjesshëm të rrugës që lidh Lezhën me Shkodrën. Ekspertët thonë se shkak kryesor është shpyllëzimi i bërë vitet e fundit gjë që ka nxitur erozionin, duke e bërë situatën të rrezikshme për banorët në të dy anët e malit.

Një vit më parë tre anëtarë të një familje humbën jetën ndërsa ishin duke udhëtuar me makinë. Një shkëmb i shkëputur nga mali ra mbi mjetin, duke mos u lënë atyre asnjë mundësi mbijetese. Megjithatë banorët thonë se ende asnjë ndërhyrje nuk është bërë për të parandaluar ngjarje të ngjashme.

Mungesë ndërhyrje me gjithë rrezikun

Banorët i thanë BIRN se me gjithë kërkesat e tyre të vazhdueshme, veç një inspektimi të kryer nga forcat xhenio të ushtrisë një vit më parë, asnjë masë mbrojtëse nuk është marrë, ndërsa shkëmbinj të shkëputur për shkak të erozionit u rrinë mbi kokë shtëpive të tyre.

“Jemi të tmerruar se ne na ka vdekur edhe vajza e dajës 1 vit me parë, pasi makina me të cilën po udhëtonte me burrin dhe bashkëshortin u godit nga një gur që ra nga mali”,thotë Valentina Përlleshi.

Pas gurëve që ranë fare pranë shtëpisë së saj, shkëmbinj të tjerë vijuan të bien nga mali. Dy prej tyre ranë në rrugën kombëtare, por fatmirësisht kjo ndodhi në një kohë kur aty nuk kishte mjete në qarkullim.

Gure i rënë në rrugën Shkodër-Lezhë. Foto Elvis Hila

Shkëmbi i parë ra në kilometrin e 4-ët të rrugës Balldre – Torovicë shumë pranë banesave që ndodhen në këtë zonë, ndërsa shkëmbi i tjetër ra 1 kilometër më larg. Në të dy vendet ku kanë rënë shkëmbinj `gjatë ditë së mërkurë u bllokua njëri kah i lëvizjes.

Kryeplaku i Torovicës Agim Sokoli thotë se problematika është prezantuar në vazhdimësi pranë institucioneve lokale e qendrore, por asnjë masë nuk është marrë.”Që prej tragjedisë së një viti më parë banorët këtu janë të frikësuar. Në të gjithë malin ka shkëmbinj që janë gati të bien”, thotë Sokoli.

Ai thotë se është kërkuar ndërhyrje në vazhdimësi pranë institucioneve përgjegjëse. “Pak muaj më parë erdhën forcat e ushtrisë sëbashku me përfaqësues të bashkisë e panë të gjithë zonën dhe thanë se do ndërhyhet shumë shpejt. Çfarë ndodhi nuk e di, por sot e kësaj dite asnjë gjë nuk është bërë” shprehet Sokoli për BIRN.

Administratori i Njësisë Balldrenit, ku bën pjesë edhe fshati Torovicë, Soveljan Kosova i tha BIRN se bashkia nuk kishte mundësi të ndërhynte vetë.

“Është shumë e nevojshme ndërhyrja nga institucionet e specializuara që mund të japin një rezultat në evitimin e këtyre problemeve. Ne si bashki kemi vënë në dispozicion të gjithë mjetet dhe fuqinë punëtore për të ndërhyrë, por nga Ministria e Mbrojtjes nuk kemi marrë asnjë përgjigje pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që ju kemi drejtuar”, thotë Kosova.

Në anën tjetër drejtues të Emergjencave Civile në Prefekturen e Lezhës thonë se ndërhyrja do të bëhet shumë shpejt. Specialisti i Emergjencave Civile Ndrek Mhillaj thotë se po bashkërendohet puna dhe se ndërhyrja do të bëhet në një kohë të shkurtër.

“Kemi bërë kërkesa të vazhdueshme drejtuar institucioneve përkatëse për të ndërhyrë në eliminimin e këtyre shkëmbinjve. Rreziku në këtë zonë është mjaft i madh, pasi situata sa vjen e rëndohet tani që kanë nisur dhe reshjet e shiut. Garantoj se ndërhyrja do të jetë shumë e shpejtë dhe për të eliminuar rënien e shkëmbinjve në këtë zonë”, tha Mhillaj.

Shpyllëzimi solli fenomenin

Ekspertë të mjedisit i thanë BIRN se situata ishte krijuar për shkak të shpyllëzimit pa kriter të malit në vitet e fundit, duke sjellë rritje të fenomenit të erozionit. “I gjithë mali është shpyllëzuar gjatë viteve të fundit. Këtu ka qenë një pyll i dendur, por dora e njeriut ka ndikuar shumë që të krijohet kjo situatë”, tha drejtuesi i Klubit Ekologjik Lezhë Zef Imeraj.

Imeraj thotë se bimësia do të kishte penguar fenomenin dhe nëse do të kishte pyll, gurët do të pengoheshin të arrin në zonën e banuar. “Normalisht po të kishte dendësi bimësie nuk do ndodheshin këto fenomeni siç është rënie e shkëmbinjve” thotë Imeraj.

Të njëjtën gjë konfirmuan edhe ekspertët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar pas verifikimeve të kryera në terren pas tragjedisë që ndodhi një vit më parë. Një prej tyre thotë se situata është e ngjashme në të dy krahët e malit.  Inxhenieri Gjeolog Vladimir Prenga tha se “si nga pjesa e Torovicës, ashtu dhe nga zona e Kakarriqit, ka shkëmbinj, që përbëjnë rrezik për zonën e banuar”.

“Lëvizja e  gurëve në këtë zonë ndodh nga erozioni. Kushtet atmosferike luajnë një rol kryesor në humbjen e ekuilibrit dhe prishjen e lidhjes së këtyre masivëve me shkëmbin kryesor. Në të gjithë zonën ka shkëmbinj në rrezik rënie dhe përbëjnë kërcënim serioz për banorët”, thotë Prenga.

 

Etiketa: BanorëbashkiBashkiaBIRNElvis HilaerozioniFamiljeImerajKosovaLezhëLokaleMakinaMaliMASMinistria e MbrojtjesMjaftMjedisitmrekulliParaPiSPunaPunërrezikSHShkodër
Tjetri
Llotot dhe lehtësimi i akuzave për masakrën e Çoles “vulosin” vetingun e Selmanit

Llotot dhe lehtësimi i akuzave për masakrën e Çoles “vulosin” vetingun e Selmanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.