AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Tre gjyqtarë të Durrësit në gjyq për korrupsion për çështjen “El Classico”

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokuroria për Krimet e Rënda dërgoi në gjykatë tre gjyqtarë të Apelit të Durrësit nën akuzën e korrupsionit pasiv pasi dyshohet se morën si dhuratë një udhëtim turistik në Madrit të Spanjës në shkëmbim të një vendimi të favorshëm për financuesin e udhëtimit.

Kryetari i Gjykatës së Apelit Durrës, Petrit Çeno gjatë betimit te presidenti Nishani. Foto:LSA

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e rënda gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno nën akuzën “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve apo punonjësve të drejtësisë”, pas një hetimi që zbuloi një udhëtim turistik në Spanjë, përfshirë ndjekjen e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. I ashtuquajturi derbi “El Classico” u mbajt në Madrid në 25 tetor 2014 dhe u fitua me rezultatin 3:1 nga skuadra pritëse e Realit të Madridit.

Ndërkohë, për gjykim ka shkuar edhe biznesmeni që dyshohet se është favorizuar nga tre gjyqtarët, Namik Sadiku, i cili akuzohet për veprën penale “korrupsioni aktiv”.

Në shkurt të këtij viti, Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD)   vendosi të pezullonte nda detyra gjyqtarët e sipërcituar, duke argumentuar se vendimi u mor pasi u njohën me informacionin e ardhur nga Drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ku njoftohej marrja si të pandehur të tre gjyqtarëve të Apelit të Durrësit .

Të dhënat e siguruara më parë nga BIRN prej dosjes hetimore tregojnë se tre gjyqtarët e kanë ndërmarrë udhëtimin në Spanjë në tetor 2014. Prokuroria dyshon se ky udhëtim është bërë në shoqërinë e biznesmenit Namik Sadiku – pronari i një kompleksi turistik në Durrës dhe se është paguar prej tij. Ndërkohë, në atë periudhë, Sadiku kishte të hapur një çështje gjyqësore në Gjykatën e Apelit Durrës, ku relator ishte gjyqtari Spahiu dhe anëtarë të trupit gjykues ishin Petrit Çeno dhe Petraq Dhimitri. Por, ky nuk ka qenë i vetmi rast që dyshohet se tre gjyqtarët ishin trajtuar financiarisht nga biznesmeni Sadiku, pasi më herët ata kishin udhëtuar të katër së bashku edhe në Itali.

Sipas të dhënave që BIRN disponon, konflikti gjyqësor lidhet me ndërtimin e hotelit 10 katësh të Sadikut në plazhin e Durrësit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Në shkurt të vitit 2012, Sadiku ishte paditur nga ish ortaku i tij në ndërtimin e kompleksit, Oliver Ushina i cili kishte dalë fitues në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Por, Gjykata e Apelit e ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë duke i dhënë të drejtë Sadikut.

Autoritetet spanjolle i kanë bërë të ditur prokurorisë se pagesa e hotelit në Spanjë është bërë përmes kartës së kreditit të shtetasit Fatjon Pula, i cili është kushëri i shtetasit Namik Sadiku. Ai ka paguar 450 euro për qëndrimin e gjyqtarëve në hotel.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i udhëtimit në Spanjë i të dyshuarve ishte ndjekja në stadium e ndeshjes së futbollit mes Real Madrid dhe Barcelonës. Ndërkohë, më herët, më 2 tetor 2014, gjyqtarët Spahiu dhe Dhimitri kanë udhëtuar drejt Italisë në të njëjtën linjë dhe avion me Sadikun. Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarët dhe biznesmeni janë kthyer nga Italia në të njëjtën ditë dhe orë.

Tre gjyqtarët e akuzuar kanë një karrierë të gjatë në sistemin shqiptar të drejtësisë. Petrit Çeno drejton prej vitit 2010 Gjykatën e Apelit të Durrësit, ndërsa në vitin 2013 ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani në Gjykatën e Lartë. Por Çeno mbeti në Apel pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e promovimit të tij.

Gjyqtari Kliton Spahiu është emëruar në Apelin e Durrësit pas disa vitesh karrierë në Gjykatën e Kurbinit, ndërsa Petraq Dhimitri punon prej vitit 2010 në këtë gjykatë.

Në deklaratat e pasurisë së dorëzuara në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se gjyqtari Kliton Spahiu ka raportuar disa skedina fituese për të justifikuar pasurinë. Ai ka deklaruar se ka fituar në total 2,791,676 lekë dhe 4,246 dollarë prej lotove sportive në vitet 2012-2014.

 

Lexo më shumë:

Derbi ‘El Classico”: tre gjyqtarë të Apelit Durrës nën hetim për korrupsion

Pezullohen nga detyra tre gjyqtarët e çështjes ‘El Classico’

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon prokurorinë për gjykatësit e çështjes “El Classico”

Etiketa: ApelApeliBIRNBujar NishaniDurrësEl ClassicoEuroGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqgjyqtarHetimItaliItaliaKliton SpahiuKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivKuvendiPetraq DhimitriPetrit ÇenoprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSHVendimi
Tjetri
Kohë të vështira për “të fortët e politikës”

Sanksionet e pakuptimta të Amerikës ndaj Iranit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.