AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Lirohet polici grek që u kap me armë rrugës për në Bularat

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shtetas grek pjesmarres ne ceremonine mortore te Konstantinos Katsifas, duke u larguar pasi bllokuan aksin rrugor Kakavije-Gjirokaster. Shume shtetas grek kane hyre ne Shqiperi, per te mare pjese ne ceremonine mortore te Konstantinos Katsifas, 35 vjec, minoritar grek, i vrare gjate nje shkembimi zjarri me policine shqiptare, ne fshatin Bularat ne Dropull./r/n/r/nGreek citizens traffic participants at Konstantinos Katsifas’s funeral ceremony leave after blocking the Kakavija-Gjirokastra national road. Greek citizens enter Albania to take part at the funeral ceremony for Konstantinos Katsifas 35, an ethnic Greek killed during a shootout with Albanian police, in the village of Bularat.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka dhënë masën detyrim paraqitje për një polic grek që shoqëronte një deputet të vendit fqinj, i cili u arrestua të shtunën duke udhëtuar i armatosur drejt fshatit Bularat.  

Arma e policit grek, Gogols i cili lirua nga Gjyakata e Sarandës të dielën | Foto : LSA

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e  sigurisë “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit grek, Matios Gogolos 33 vjeç i cili u ndalua ditën e shtunë nga policia e qytetit jugor teksa po udhëtonte me armë pa leje duke shoqëruar një deputet të shtetit fqinj drejt fshatit Bularat, ku u zhvillua një përkujtimore për 40 ditët e vdekjes së 35-vjeçarit Kostandino Kacifas.

Kacifas u vra me 28 tetor pasnjë shkëmbi zjarri me policinë shqiptare në fshatin Bularat, të Gjirokaster , pjesë bashkisë minoritare greke të Dropullit. Ngjarja tragjike ka ngjallur debate rreth operacionit që çoi në vdekjen e Kacifas, duke nënvizuar tensionet etnike mes komuniteteve në Shqipëri dhe rolit që etno-nacionalizmi po luan në përforcimin e zërit të ekstremistëve në Greqi.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë ka kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit grek banues në Igumenicë të Greqisë për konsumim të veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278/1  të Kodit Penal dhe caktimin e masës së sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj tij.

Në orën 13:00 të ditës së dielë, ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Gogolos-it, kur pas shqyrtimit të materialeve hetimore të depozituara nga prokuroria, gjykata e Sarandës ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për efektivin e policisë greke.

Një burim zyrtar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë tha për BIRN se masa “detyrim paraqitje” është kërkuar pasi 33-vjeçari Gogolos nuk është konsideruar person me rrezikshmëri të lartë duke konsideruar detyrën që kryen si punonjës policie në shtetin fqinj dhe faktin se shoqëronte një deputet grek.

Po sipas këtij burimi, i ndaluari ka pretenduar se pistoleta ishte me leje dhe për këtë arsye do t’u dërgohet letër-porosi autoriteteve të drejtësisë greke.

Kacifas ka lindur në Bularat, por ishte i stërvitur nga ushtria greke, thuhet se ishte një oficer i Forcave Speciale. Ai gjithashtu dyshohej se ishte anëtar i një prej grupeve paraushtarake të lidhura me Agimin e Artë – partia e djathtë etno-nacionaliste greke e njohur për retorikën e saj ksenofobike dhe për nxitjen e pushtimit të Shqipërisë jugore, të cilën mbështetësit e Agimit të Artë e quajnë Vorio-Epir.

Varrimi i tij në Bularat me 8 nëntor u shoqëruar me dhjetëra personave të ardhur nga Greqia, të cilët hodhën parudha me thirrja raciste kundër shqiptarëve. Gati 100 qytetar grek ju ndalua hyrja në Shqipëri të shtunën për mungesë dokumentesh ose si pjesë e një liste personash që i ndalohet hyrja në vend pas incidenteve të 8 nëntorit. Përkujtimorja e Kacifas u mbajt në Kishën e hirshme të Shën Athanasit në Bularat. Ndalimi në kufi i qytetarëve grek u kundërshtuar nga organizata e minoritetit, Omonia.

“Arsyet janë pa bazë ligjore ndërsa sjellja në zyrat e stacioneve kufitare i ka të gjitha ato cilësi të hetimit dhe më së shumti shkelin të drejtat e qytetarit, veçanërisht atyre të Bashkimit Europian që janë plotësisht të sanksionuara për sa i përket lëvizjes së lirë,” tha Omonia në një deklaratë për shtyp.

Bazuar në Kodin Penal, vepra penale për të cilën është proceduar polici grek Gogolos, parashikon dënimin nga tre deri në shtatë vjet burgim.

“Mbajtja e armëve, e armëve shpërthyese ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet”, shkruhet në paragrafin e parë të nenit 278 të Kodit Penal.

Policia e shtetit njoftoi të shtunën arrestimin në flagrancë të Gogolos, me detyrë punonjës policie, pasi teksa udhëtonte në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, ju gjet me vete dhe ju sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë.

Etiketa: ArmëBashkimit EuropianBIRNBularatdebatedeputetdetyrimGjirokasterGjykataGjykatëGjykatësGjyqGreqiGreqiaKishëKodit PenalKufiMASMasaNacionalizmiOMONIAPartiapoliciPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaSarandëSeancaSHshqipShqipërishqiptareURAUshtria
Tjetri
Frika e një “aleance iliberale” europianë është e ekzagjeruar

Frika e një “aleance iliberale” europianë është e ekzagjeruar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.