AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjyqtarët votojnë gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë votimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto: Malton Dibra/LSA

Medi Bici nga Gjykata e Lartë, Ilir Toska dhe Brikena Ukperaj nga gjykatat e apeleve dhe Dritan Hallunaj, Brunilda Kadi dhe Marcela Shehu nga shkalla e parë janë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ngritja e institucioneve të reja përshëndetet nga trupi diplomatik në Tiranë.

Gjatë votimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto: Malton Dibra/LSA

Gjyqtarët e Shqipërisë votuan të mërkurën gjashtë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke zhbllokuar ngërçin që zgjat prej më shumë se dy vitesh me arkitekturën e re të sistemit të drejtësisë në vend. Më 399 gjyqtarë të pranishëm dhe vetëm 15 mungesa, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve i zgjati punimet për tetë orë dhe u mbyll pas   numërimit të të gjitha votave.

Ngritja e KLGJ-së u përshëndet nga trupi diplomatik në Tiranë.

“Në përgëzojmë prokurorët dhe gjykatësit që morën pjesë në votim për kurajën e tyre dhe që zgjodhën të ndryshojnë historinë e Shqipërisë,” tha ambasada e SHBA në një deklaratë të shpërndarë në mbrëmje.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas dhe cilësor,” deklaroi delegacioni i Bashkimit Europian.

Gara u zhvillua për tre poste në qeverinë e gjyqësorit, pasi tre prej kandidatëve, Medi Bici nga Gjykata e Lartë, Brikena Ukperaj nga Apeli i Vlorës dhe Marcela Shehu nga Gjykata e Kurbinit ishin të zgjedhur automatikisht për shkak të mungesës së konkurrentëve.

Katër kandidatë nga shkalla e parë, Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Dritan Hallunaj dhe Manjola Xhaxho konkurruan mes tyre për dy vendet e shkallës së parë, ndërsa gjyqtarët Ilir Toska dhe Nertina Kosova për përfaqësuesin e gjykatave të Apeleve.

Gjyqtari Dritan Hallunaj mori mbështetjen më të madhe nga kolegët e tij, duke grumbulluar 215 vota. Gara për vendin e dytë ishte gjithashtu e fortë, por u fitua me gjashtë vota diferencë nga gjyqtarja Brunilda Kadi.

Prej vitit 2015, Kadi është anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Edhe gjyqtari Hallunaj ka qenë më parë anëtar i këtij Këshilli, që të mërkurën pushoi së funksionuari.

Për shkak se gjyqtarja Ukperaj e kishte vendin të sigurt si përfaqësuese e Apeleve të rretheve, gara për postin e dytë u zhvillua mes Ilir Toskës, gjyqtar i Apelit të Tiranës dhe Nertina Kosovës, gjyqtare e Apelit të Krimeve të Rënda. Pas procesit të numërimit, Toska rezultoi fitues me 200 vota kundrejt 111 votave që shkuan në favor të Kosovës.

Ndryshe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të zgjedhurit për Këshillin e Lartë Gjyqësor i kanë mbyllur hesapet me procesin e vetingut. Asnjëri prej tyre nuk rezulton të jetë kontestuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është një nga institucionet më të rëndësishme të reformës në drejtësi.  KLGJ është një organ kolegjial i përbërë nga 11 anëtarë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë, të Shkollës së Magjistraturës dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civilë.

Anëtarët ë Këshillit të Lartë Gjyqësor qëndrojnë në detyrë për një periudhë 5 vjeçare, pa të drejtë zgjedhjeje të njëpasnjëshme. Ata gëzojnë pagën dhe përftimet e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor

 

Medi Bici-Gjykata e Lartë

Ilir Toska-Gjykata e Apelit të Tiranës

Brikena Ukperaj-Gjykata e Apelit të Vlorës

Dritan Hallunaj, Gjykata e Krimeve të Rënda

Brunilda Kadi, Gjykata e Tiranës

Marcela Shehu-Gjykata e Kurbinit

Etiketa: 111Ambasada e SHBAApeliAstrit FaqolliBashkimit EuropianBrunilda KadiDelegacioni i Bashkimit EuropianDibraDritan HallunajGjykataGjykata e ApelitGjykata e KurbinitGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareIlir ToskaKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKosovaKosovëMedi BiciNertina KosovaprokurorSHBAshqipTiranëVlorëVotavotim
Tjetri
Kreu i Gjykatës Kushtetuese përplaset me Komisionerin Publik në Kolegjin e Apelimit

Kreu i Gjykatës Kushtetuese përplaset me Komisionerin Publik në Kolegjin e Apelimit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.