AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Pishtarët e shpresës

Gjovalin MacajngaGjovalin Macaj
7 years më parë
në Në Fokus, Opinion
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentët protestojnë para ministrisë së Arsimit. 7 dhjetor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Studentët meritojnë të vlerësohen jo se janë studentë dhe se po protestojnë, por sepse me protestën e tyre ata po ridimensionojnë hapësirën shoqërorë dhe politike të vendit.

Studentët protestojnë para kryeministrisë duke kërkuar përmbushjen e 8 kërkesave të tyre. 18 dhjetor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Kur çdo ditë me qindra shqiptarë marrin rrugët e botës nga pashpresa, u çue në këmbë pjesa e përbuzur – dhe në të njëjtën kohë – pasuria më e madhe e një kombi: rinia. Ata që ngelën mbrapa dhe nuk kan ku shkojnë. Ata që ndoshta kan ku shkojnë por refuzojnë të braktisin vendin e tyre. Ata që janë të uritur për njohuri, por tresin vite të tëra të pangopur në universitetet shqiptare. Ata që marrin diploma, por s’marrin dije as arsim. Ata që janë e ardhmja, por të cilët shteti i ka i nënçmuar për t’i përdorur si vegla. Ata janë studentët dhe kanë thyer heshtjen. Ata kanë braktisur bankat dhe kanë dalë në rrugë me mijëra për një universitet tjetër, për një të ardhme të denjë për të gjithë ne.

Ndërojmë veten tonë kur shprehim admirim dhe mbështetje për protestën dhe kërkesat e studentëve; por ju mohojmë meritat nëse këtë e bëjmë sepse janë studentë dhe rinia e vendit, çfarë nuk do te ishte tjetër veçse paternalizëm. Studentët meritojnë të vlerësohen jo se janë studentë dhe se po protestojnë, por sepse me protestën e tyre ata po ridimensionojnë hapësirën shoqërorë dhe politike të vendit. Studentët meritojnë të vlerësohen jo se janë studentë dhe po protestojnë, por sepse me protestën e tyre ata po sjellin një frymë të re emancipuese në vendin tone. Studentët po sfidojnë rendin banditist politik në vend si kurrë më parë.

Tetë kërkesa kanë dhe nga frika se mos lëvizja e tyre përpihet nga matrapazet politike, studentet paraqesin kryengritjen e tyre si jo-politike dhe jashtë ideologjive partiake. Ndoshta kjo është e vetmja pikë ku i kundërshtoj këtë brez që po na drejton rrugën. Protesta juaj është në thelb një veprimtari e pastër politike dhe plotësimi i tetë pikave tuaja mishëron ide të qarta ideologjike që kanë potencialin të rikonfigurojnë rendin politik në vend. Këto ide që keni, jane ide të majta. Jo ‘e majtë’ si PS-ja e Edi Ramës që i zbraz xhepat popullit për t’ia mbushur një elite të vogël të kriminalizuar deri në fyt. Idetë tuaja janë vite dritë larg llumit të PD-së apo sidomos moçalit të anti-vlerës në vend, LSI-së. Këta s’janë të majtë apo socialistë as të djathte apo konservatore por banda zhvatëse që ushqehen me mundin e shpresën e popullit të ketij vendi. Kjo pari politike e ka hedhur Shqipërinë nga një skaj në një tjetër: nga babëzia komuniste në kapitalizëm shkatërrimtar që të gënjen me shprese, por të burgos të pashpresë.

Sot studentët përfaqësojnë ide dhe parime të cilat ju shkojnë kundër komunizmit totalitar dhe kapitalizmit shkatërrimtar, sepse themeli mbi të cilin qëndron lëvizja e studentëve janë ide të majta si barazia dhe drejtësia. Këtë thonë studentët, me një zë të pastër, të qartë e të fuqishëm, sikur mishërohen nga fjala frymezuese e studentit Enriko Peçuli. Duke dëshmuar risinë e kësaj proteste për nga niveli i ligjërimit dhe shtjellimit të kërkesave të studentëve, Enriko sheh në këtë protestë jo thjesht mosbindje ndaj qeverisë së tanishme por një “pikënisje për ndryshime të mëdha në shoqeri”. Enriko e ka fjalën “për shoqet tona që punojnë në furra buke dhe në mëngjes shkojnë në fakultet…për minatoret dhe për fëmijët e tyre që ngjisin malet me krom dhe vdesin nëpëer miniera të Bulqizës …dhe për këdo tjetër që nuk i është dhënë mundësia për t’u shkolluar”. Të gjitha këto janë fatkeqësisht pjesë e realitetit, të cilin shqiptarët janë detyruar ta kapërdijnë deri më sot. Kjo është drejtësia dhe mirëqenia sipas Sali Berishës, Ilir Metës e Edi Ramës, dhe të gjithë parisë politike të këtyre 28 vjetëve, por jo sipas Enrikos, studentëve dhe popullit shqiptar.

Instinkti i studentëve për të mos u përlyer me partitë politike apo për të mos negocuar kërkesat e tyre me qeverinë dëshmon mençuri kolektive dhe një stretegji mbijetese në kushtet politike ku veprojnë. Ata kanë kërkesa të pastra politike por nuk mund t’i varin shpresat në asnjë nga partitë politike. Konceptimi i protestës si apolitike dhe jo-ideologjike del si nevojë kur spektri ideologjik në vend është njëngjyrësh, për të mos thënë shkallëzime të së djathtës dhe qeverisja është e njëjtë pavarësisht se cila parti mban pushtetin. Kjo është një strategji mbijetese në një terren politik të minuar nga LSI-ja, PD-ja dhe PS-ja që po sillen si hyena për të shtrirë në dorë frymën e lirë që mishëron protesta e studentëve në mënyrë për ta ndrydhur dhe neutralizuar atë, ngaqë përbën një rrezik jetik për piramdën e bandintizimit politik që kanë instaluar, duke grabitur barbërisht pasuritë njerëzore e natyrorë të vendit –arsyeja për të cilën studentët gjenden sot në rrugë duke protestuar.

Protesta është një shprehje politike e lirë dhe çliruese me një potencial të panjohur dhe të pakontrollueshëm, çfarë tmerron kastën politike në vend. Protesta është një formë mosbindje ndaj rendit politik, dhe me veprimtarinë e saj ajo nxjerr lakuriq — pra politizon– ngrehinën e kapjes se gjithanshme të vendit dhe në këtë mënyrë, po cënon drejtpërsëdrejti interesat e elitës që përfiton nga ky rend politik banditist. Pas depolitizimit fshihet dora e ketij rendi që përpiqet të disiplinojnë dhe neutralizojnë mosbindjen qytetare që kërkon ndryshimin, dhe kush e di, rrëzimin e tij. Ajo çfarë tërbon më tepër bandat politike që mbajnë në jetë këtë rend politik, sidomos LSI-në, është se protesta studentore frymëzohet dhe lartëson parime e vlera, jetësimi i së cilave doemos kërkon shporrjen e kultit të anti-vlerave nga i cili buron pushteti dhe pasurimi i parisë politike dhe të atyre që ushqehen prej tyre. Studentet po sjellin një standard te ri për të gjykuar orientimin e shoqërisë, ata kanë gjetur busullën morale që i ka munguar vendit që nga vendosja në pushtet e komunistëve gjakatare. Duke mishëruar shpresë dhe vlera në ligjërim dhe veprime, studentet po i hapin gropën kastës politike që sudon në sajë të antivlerës dhe rrugaçërisë, siç na shfaqen në Kuvendin e Shqipërisë.

Përveç trajtës së pastër politike dhe rrezikut jetik që kryegritja e studentëve sjell për parinë politike të vendit, ajo mbart në vetvete një orientim ideologjik. Plotësimi i tetë pikave, sidomos rritja e buxhetit për arsim në 5 për qind të PBB-së, kërkon një riorientim të mënyrës se si, sa dhe kush paguan taksat dhe si shpenzohen ato. Si fillim kjo kërkon luftimin e pandalur të korrupsionit-privatizimit-koncesioneve –parulla këto që përdoren për fshehur apo depolitizuar kapjen e gjithanshme dhe zhvatjen e pasurive njerëzore e natyrore pa ndërprerje nga bandat politike. Pra plotësimi i kërkesave të studentëve doemos kërkon luftë të hapur me sistemin barbar kapitalist, të cilin dikur mund ta kemi ëndërruar por sot po korrim frytet e helmuara të tij që dalin nga receta të skaduara liberale, dhe pasi kanë rrënuar planetin e shumicën dërrmuese të njerëzimit për hir të pasurimit të elitës kapitaliste. Mund t’i bien rreth e rotull sa të duan, por nuk mund të plotësohen kërkesat e studentëve pa luftuar këtë sistem grabitqar, dhe nuk mund të mohojnë faktin se prioritetet që frymëzojnë protestën e studentëve janë në plan të parë prioritete ideologjike që i shkojnë kundër sistemit kapitalist në të cilin mbijetojmë.

Plotësimi i kerkesave te studentëve dhe realizimi i aspiratave të tyre qon në mënyrë të pashmangshme drejt një levizjë të majte. Studentët mund te jenë të bashkuar në kërkesat që bëjnë, por plotësimi i tyre sjell në jetë nje orientim të qartë te majtë, me ose pa vetedije. Nga kjo lëvizje mund të burojë një rrymë e majte që dallon qartësisht nga neoliberalizmi grabitqar i socialistëve në pushtet, dhe që mund çliroje idetë e majta nga barabraria komuniste dhe kasta gjakpirëse komuniste që akoma sundon jetën ekonomike, sociale e politike në vend – fakti që Gramoz Ruçi kujton akoma se flet në emër të byrose politike, dhe jo të Kuvendit, është vetëm një tregues i dukshëm i vazhdimësisë komuniste. Kjo frymë e re na bën të kuptojmë se nuk behet fjalë vetëm për tetë kërkesa për permirësimin e arsimit të lartë, por për shumë më tepër, duke perfshirë se kush arsimohet dhe kush nuk arsimohet, kujt i shërben ky lloj arsimimi dhe kujt jo, dhe sa cilësor e bashkëkohor eshtë ky arsim per të tashmen dhe te ardhmen e vendit. Kjo frymë e re le të kuptohet se arsimi nuk mund të trajtohet si nje hallkë më vete, por vetëm si një pjesë të pandashme e mirëqenies së perbashket. E gjitha kjo kerkon luftë politike dhe përplasje ideologjike me kundershtitë e pashmangshme që do të dalin nga forcat që kontrollojnë dhe përfitojnë nga rendi i sotshëm. Sfida e parë e studentëve është krijimi i një livizje politike që mbron dhe kultivon këto ide të majta që mishëron protesta, me ose pa vetëdije. Në këtë mënyrë studentët mund tia dalin të ushtrojnë peshën e tyre në betejën politike per riorientimin e vendit drejt demokracisë dhe mireqënies shoqërore.

“Universitetin do ta bëjmë vetë. Dhe shoqërine do ta bëjmë vetë” –mbyll fjalën studenti Enriko Peçuli. Kjo ështe fryma përtërirëse që sjellin studentet për të shporrur parinë politike në menyrë për të ngritur një shoqëri të denjë e të drejtë. Kjo është thirrje për vetëbesim e vetevendosje që meriton mbështetjen e çdo shqipëtari e shqipëtarje kudo ndodhen.

 

Etiketa: ArsimiBandaBankatbesimBIRNBulqizëDrejtësiae majtaEdi RamIvana DervishiKromLigjLSImbështetjeMinieraParapasuriaPBBPDProtestaProtesta studentoreprotestePSrrezikSHshqipshqiptarestudentTaksatTIAuniversitet
Tjetri
R.I.P. Brexit?

R.I.P. Brexit?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.