AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kolegji vendos gjykim në seancë publike për ankimin e Artan Lazajt ndaj KPK

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPA, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj dhe avokati i tij në seancë dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi kalimin për shqyrtim në seancë publike të ankimit të Artan Lazajt kundër vendimit të KPK-së e cila vendosi shkarkimin e tij në korrik të vitit të kaluar. Lazaj pretendon shkelje të procedurës.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj dhe avokati i tij në seancë dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto:LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të mërkurën kalimin për shqyrtim në seancë publike të ankimit të Artan Lazaj kundër vendimit të KPK-së e cila vendosi shkarkimin e tij në korrik të vitit të kaluar. Ankimi i Lazajt, i cili para shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte gjyqtar në Gjykatën e Tiranës, është i pari për të cilin KPA vendos kalimin në seancë publike.

KPA njoftoi se vendimi për të kaluar çështjen në seancë publike u mor për shqyrtimin e procedurës së ndjekur nga Komisioni për të rrëzuar një kërkesë të Lazajt për përjashtim të Komisioneres Brunilda Bekteshi.

“Gjykimi në seancë publike u vendos për të debatuar, nëse shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga subjekti i rivlerësimit në ankim, për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi nga shqyrtimi i çështjes, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikuar, i ndryshëm nga trupi gjykues që ka dhënë vendimin nr. 34, datë 11.07.2018, ka ndikuar ose jo në bazueshmërinë e këtij vendimi”,  thuhet në njoftimin e KPA.

KPA caktoi datën 23 Janar për gjykimi i kësaj çështje në seancë publike me praninë e palëve.

Lazaj u shkarkua nga KPK në korrik të këtij viti në një proces që u shty pas një sërë kërkesash proceduriale prej tij dhe avokatit të tij. Në vendimin e zbardhur Komisioni u shpreh se kërkesat për zgjerim të hetimit, përjashtim të trupit gjykues dhe më pas përjashtim të Komisioneres Bekteshi ishin përpjekje për zvarritjen e procesit.

“U konstatua një tentativë për të zvarritur procesin, nëpërmjet një sërë kërkesash strategjikisht të paramenduara dhe të parapërgatitura”, thuhet në vendimin e zbardhur të KPK-së.

Lexo edhe:

  • KPK e akuzon për deklarim të rremë, por Lazaj vazhdon luftën për konfirmim
  • Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Lazaj-gjyqtar i Gjykatës Tiranë
  • Shkarkimi i Artan Lazaj, KPK gjeti “fshehje pasurie dhe deklarime të rreme”

Sipas vendimit të zbardhur të KPK-së Lazaj kishte kërkuar përjashtimin e Bekteshit duke pretenduar se në kohën kur ajo kishte qenë avokate kishte kërkuar përjashtimin e tij nga trupi gjykues. Kjo kërkesë u refuzua atëherë nga KPK. Por bazuar mbi këtë refuzim Lazaj është ankuar në KPA duke pretenduar “shkelje të rëndë proceduriale”, për të cilën Kolegji vendosi shqyrtim në seancë publike.

Nga vendimi i zbardhur i KPK-së [Shiko këtu] rezulton se kjo e fundit vendosi të prapësonte  kërkesën e tretë duke arsyetuar se ajo ishte thjeshtë një përpjekje për të zvarritur procesin. Në vendimin e arsyetuar KPK thotë se vendosi të mos e kalonte kërkesën për shqyrtim në një trup tjetër gjykues pasi kërkesa për përjashtim të Bekteshit “Rezultonte qartazi e vonuar dhe në mosrespektim të pikës 3 të nenit 27 të ligjit nr. 84/2016, si dhe e papranueshme, pasi nuk bazohej mbi fakte të reja. Gjithashtu, kjo kërkesë rezultonte me tendenca për zvarritjen e procesit të rivlerësimit”.

KPK arsyetoi se ngjarja për të cilën Lazaj ankohej kishte ndodhur në vitin 2016 dhe ai kishte pasur kohë ta ngrinte këtë pretendim më herët.

KPK e shkarkoi Lazaj për një sërë problemesh në kriterin e deklarimit të pasurisë. Në vendimin e arsyetuar thuhet se Lazaj kishte bërë deklarime të rreme, kontrata fiktive, kishte pamjaftueshmëri burimesh të ligjshme dhe kishte deklaruar pasuri që i kishte shitur, ndërsa thuhet se dha “përgjigje të pavërteta” edhe gjatë seancës dëgjimore.

Lazaj u mbrojt gjatë seancës dëgjimore dhe në përgjigjet për KPK kryesisht duke pranuar  “ka bërë gabime të shumta, por që ato janë harresa, neglizhenca ose pasaktësi, nuk janë veprime të qëllimshme dhe nuk kanë pasur si objektiv apo pasojë fshehjen e pasurisë”. Në një rast ai tha se arsyet e mosdeklarimit të një pasurie që i takonte bashkëshortes kishte qenë e drejta zakonore sipas të cilës “gruaja e martuar nuk kishte pjesë takuese në shtëpinë e prindërve”.

 

Etiketa: AnkimAnkimiArtan LazajavokateBrunilda BekteshiFshehje pasurieGjykatëGjykatësgjykimgjyqtarKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKontrata fiktiveKPAKPKParashkarkimiSkedaTiranëVendimizgjerim
Tjetri
Përse zgjedhje të parakohshme në Britani?

Të vërtetat e hidhura të Brexit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.