AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Investimet e duhura për të trajtuar krizën e kapitalit njerëzor

Kristalina GeorgievangaKristalina Georgieva
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Wikipedia.

Bota përballet me një krizë kapitali njerëzor në rritje që kërkon vëmendje të menjëhershme. Duke bërë investimet e duhura në njerëz, sidomos tek ata më të varfrit dhe më të prekshmit, ne mund të ndihmojmë për t’u dhënë atyre shëndet, dije dhe aftësi që atyre u nevojiten për të realizuar potencialin e tyre të plotë.

Foto ilustruese: Wikipedia.

Për 75 vjet, Banka Botërore ka qenë në krye të zhvillimit, duke ndihmuar vendet të bëjnë investime të zgjuara për t’i përgatitur qytetarët e tyre për të ardhmen. Ajo është përqendruar sidomos tek më të varfrit dhe më të pambrojturit – qasjen e tyre në infrastrukturë, shëndetësi, arsim, asete, vende pune dhe tregje. Në vitet e fundit, ajo ka përqafuar politika dhe investime në fusha kritike për të ardhmen e botës, siç janë luftimi i ndryshimeve klimatike dhe përfitimin e të varfërve nga teknologjia.

Kudo që udhëtoj – nga Ruanda në Zambia, ose nga Indonezia në vendlindjen time, Bullgari – shoh ndryshimin që mund të sjellë teknologjia në jetën e njerëzve. Ndikimi është i dukshëm në shumë mënyra, siç janë sistemet e pagesave digjitale ose ekonomia në zhvillim, që sjellin histori të jashtëzakonshme suksesi.

Por ashtu si teknologjia po përmirëson jetën e miliona njerëzve në mbarë botën, ajo po ndryshon gjithashtu edhe natyrën e punës. Raporti  Botëror i Zhvillimit 2019 u përqendrua në mënyrën se si inovacioni po ndryshon ose largohet nga vendet ekzistuese të punës dhe po krijon fusha krejtësisht të reja punësimi që para disa vitesh nuk ekzistonin.

Kjo ngre disa pyetje të vështira: Çfarë punësh do të bëjnë njerëzit? Si do t’i mbajnë ata familjet e tyre? Si do ta përmbushin ata potencialin e tyre në një botë gjithnjë e më komplekse?

Ne kemi mjete të reja të fuqishme për t’i ndihmuar vendet në zhvillim t’i përgjigjen këtyre pyetjeve. Në takimet vjetore të Grupit të Bankës Botërore-FMN në Bali në tetor, ne prezantuam  Indeksin e Kapitalit Njerëzor. Fillimisht duke mbuluar 157 shtete, Indeksi është një masë përmbledhëse e kapitalit njerëzor që një fëmijë i lindur sot mund të presë të arrijë deri në moshën 18 vjeçare, duke pasur parasysh rreziqet e shëndetit të dobët dhe arsimit ku ai ose ajo jeton.

Indeksi fokusohet në rezultatet në tri fusha kyçe. Së pari, mbijetesa: Cili është probabiliteti që një fëmijë i lindur sot do të mbijetojë deri në moshën pesë vjeçare? Së dyti, shëndeti: A do të nënçmohen fëmijët para moshës pesë vjeçare? A do të jenë ata të shëndetshëm në moshë madhore, të gatshëm për punë, me një bazë për të mësuar gjatë gjithë jetës? Dhe së treti, arsimi: Sa shkollë do të bëjnë fëmijët dhe, ajo që është më e rëndësishmja, sa do të mësojnë ata?

Indeksi i Kapitalit Njerëzor është unik sepse fokusohet në treguesit e lidhura me produktivitetin, siç janë mbijetesa e fëmijëve, mosha e shkollimit, vitet e shkollimit të përshtatura me të mësuarit dhe mbijetesa e të rriturve dhe vendos një kufi të drejtpërdrejtë midis rritjes së ardhshme ekonomike dhe rezultateve më të mira shëndetësore dhe arsimore. Mbi të gjitha, ai paraqet një pasqyrë të qartë për liderët se sa më produktivë mund të jenë punëtorët e tyre kur janë të shëndetshëm, të arsimuar dhe të pajisur me aftësitë e nevojshme për një treg pune që ndryshon me shpejtësi.

Një vend mund të shënojë midis 0 dhe 1 në indeks, me 1 që paraqet kufirin më të mirë të mundshëm të arsimit të plotë dhe shëndetit të plotë. Në indeksin tonë të parë, vlera mesatare për botën ishte vetëm 0.56. Kjo do të thotë se, në të 157 vendet e mbuluara, fëmijët e lindur sot do të rriten për të qenë afërsisht sa gjysma e më produktives që ata mund të jenë.

Implikimet për rritjen ekonomike – dhe për rrjedhojë për zvogëlimin e varfërisë – janë të mëdha. Nëse një vend ka një rezultat prej 0.50, GDP-ja e ardhshme për punëtor mund të jetë dy herë më e lartë nëse ai vend ka arritur kufirin. Gjatë një gjysmë shekulli, kjo do të thotë deri në 1.4 pikë përqindjeje të rritjes së GDP-së çdo vit.

Investimi në njerëz është akoma më urgjent për shkak të dy trendëve sfiduese globale. Së pari, rritja globale po ngadalësohet. Raporti ynë Perspektivat Ekonomike Globale, i publikuar më herët këtë muaj, me të drejtë titullohet “Qiej të Errët”. Rritja globale është zbutur – në vitin 2019 pritet të ngadalësohet në 2.9%, nga 3% që ishte në vitin 2018. Dhe rritja në tregjet dhe ekonomitë në zhvillim pritet të bjerë me 4.2%, i njëjti ritëm si në vitin 2018.

Së dyti, ritmi i reduktimit të varfërisë po ngadalësohet. Raporti ynë Poverty and Shared Prosperity zbuloi se në vitin 2015, viti më i fundit me të dhëna të fuqishme, varfëria ekstreme arriti në 10%, niveli më i ulët i regjistruar në histori. Por 736 milionë njerëz që jetojnë ende në varfëri të skajshme do të jenë më të vështirë për t’u arritur. Shkalla e varfërisë në zonat që vuajnë nga brishtësia, konflikti dhe dhuna u rrit në 36% në vitin 2015, nga një nivel i ulët prej 34.4% në vitin 2011 dhe kjo përqindje ka gjasa të rritet.

Investimi në kapitalin njerëzor mund të ndihmojë në nxitjen e rritjes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme ekonomike. Por kjo nuk është vetëm fusha e ministrave të shëndetësisë dhe arsimit. Krerët e shteteve, ministrat e financave, drejtorët ekzekutivë dhe investitorët duhet t’i bëjnë urgjentisht prioritet këto investime.

Nëse veprojmë tani, ne mund të krijojmë një botë ku të gjithë fëmijët mbërrijnë në shkollë të mirë ushqyer dhe të gatshëm për të mësuar; ku ata mund të rriten për të qenë të shëndetshëm, të aftë dhe produktivë dhe ku ata kanë një shans për të përmbushur potencialin e tyre.

Fëmijët e sotëm e meritojnë këtë të ardhme. Punëdhënësit e së nesërmes do ta kërkojnë atë. Liderët e botës duhet të veprojnë menjëherë tani për ata.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Right Investments to Address the Human Capital Crisis

Etiketa: ArsimiBullgaridhunaEkonomiaFMNFushaIndeksIndeksiIndoneziainvestimeKapitaliKrijonKufiMASParaProject SyndicatePunëPunësimiPunëtorPunëtorëRaportiSHTregWikipediazhvillim
Tjetri
Brenda kampit të shqiptarëve në Bilbao, shtegu i pasëm i klandestinëve drejt Britanisë së Madhe

BE dërgon oficerë antiimigracion në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.