Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Akuza për bashkëpunëtor i Sigurimit, Prokuroria nis hetimet për Bujar Sheshin

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
15:41 | 28/01/2019
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Prokurori mohon akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit

Prokurori Bujar Sheshi | Foto : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nisjen e një hetimi të thelluar për deklaratën e plotësuar nga prokurori Bujar Sheshi dhe vonesën e përgjigjes nga Autoriteti për Informim. Sheshi mohoi të ketë qenë ndonjëherë bashkëpunëtor i Sigurimit dhe akuzoi politikën si autore të asaj që e quajti sajesë.

Prokurori Bujar Sheshi | Foto : LSA

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të hënën nisjen e një hetimi të thelluar për ccështjen e anëtarit të KLP-së, Bujar Sheshi, i cili konsiderohet se ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AISSH.

“Vonesa në kthimin e përgjigjes nga AISSH dhe plotësimi i deklaratës individuale të nënshkruar prej prokurorit Bujar Sheshi përkundrejt përgjegjësisë ligjore, që nuk përputhet në përmbajtje me vendimin e AISSH, janë objekt i një hetimi të thelluar nga prokuroria kompetente,” tha Prokuroria e Përgjithshme përmes një deklarate për mediat.

Prokuroria e Përgjithshme mbrojti gjithashtu procedurën e ndjekur nga Arta Marku për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke ia atribuar verifikimin e kritereve për prokurorin Bujar Sheshi komisionit dhe burimeve njerëzore.

“Në kushtet kur verifikimi në AISSH nuk ishte një prej kritereve të parashikuar në ligj, brenda afateve ligjore të detyrueshme, Prokurori i Përgjithshëm ka vijuar me procedurën për organizimin e Mbledhjes së Përgjithshme, si hapi përfundimtar për ngritjen e KLP,” thuhet në njoftim.

Më herët, prokurori Bujar Sheshi mohoi të kishte qenë ndonjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i ish-Sigurimit dhe akuzoi segmente të politikës, jo vetëm të njërit krah, për atë që ai e quajti sajesë dhe “skenar tipikisht mafioz”.

Sheshi e mori fjalën në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku aludoi se vendimi i Autoritetit kishte për synim jo vetëm goditjen e figurës së tij për shkak të çështjeve të hetuara në të shkuarën, por edhe të ushtronte presion ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Fakti që kanë arritur të manipulojnë dhe të keqpërdorin deri edhe institucione shtetëror, siç është në rastin konkret AIDSSH-ja, më çon në përfundimin se pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara që janë pjesë të politikës, jo vetëm nga njëri krah…” shtoi Sheshi.

Vendimi i Autoritetit për Informim për figurën e Bujar Sheshit mban datën 22 janar 2019 dhe vjen si përgjigje e një kërkese të Prokurorisë së Përgjithshme, të bërë më 26 tetor 2018.

Në shkresën e AIDSSH thuhet se zoti Bujar Sheshi rezulton në dokumentet e ish-Sigurimit si bashkëpunëtor në kohën kur ka qenë nxënës në gjimnazin Petro Nini Luarasi në Tiranë, por nuk disponohen dokumente për rolin e tij. Gjithashtu, i njëjti vendim nënvizon se Sheshi figuron në të njëjtat dokumente si anëtar me detyrë hetues në Hetuesinë e Degës së Punëve të Brendshme Fier.

Dokumenti i Autoritetit i publikuar në media shprehet se gjeneralitetet e bashkëpunëtorit të ish-sigurimit në kartelën Model 2, nr. 8023 janë “Bujar Rasim Shesha” i datëlindjes 1957, ndërkohë që gjeneralitetet e prokurorit janë Bujar Ramiz Sheshi, i datëlindjes 15.12.1957. Vendimi i Autoritetit është miratuar me shumicë votash. Në favor të vendimit kanë votuar kryetarja Gentiana Sula dhe anëtarët Altin Hoxha dhe Simon Miraka. Qëndrim kundër vendimit të marrë ka pasur Dr. Marenglen Kasmi.

Në mbledhjen e së hënës në KLP, Sheshi kërkoi mbështetjen e kolegëve të tij. Ndërsa kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se vendimi i AIDSSH-së kishte mbërritur pasditen e të premtes dhe se prokurori Bujar Sheshi i kishte depozituar shpjegimet e tij.

“Këshilli do të vendosë në ditët në vijim lidhur me këtë çështje,” tha Ibrahimi.

Tjetri
Banka e Shqipërisë kritikon qeverinë për kaosin e shpenzimeve

Qeveria zbrazi buxhetin në dhjetor

Më të lexuarat

Prokurori mohon akuzat se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit

Akuza për bashkëpunëtor i Sigurimit, Prokuroria nis hetimet për Bujar Sheshin

15:41 | 28/01/2019
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

Prokurorja Irma Balli rikthehet në sistemin e drejtësisë

11:40 | 23/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.