AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

FMN i bën thirrje qeverisë të rrisë shpenzimet për arsim

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentët protestojnë para ministrisë së Arsimit. 7 dhjetor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Fondi Monetar Ndërkombëtar i rekomandoi qeverisë në raportin e fundit të rrisë si cilësinë, ashtu edhe sasinë e shpenzimeve në arsim dhe shëndetësi ndërsa qeveria duket se i tha fondit se beson se fondet aktuale mjaftojnë.

Studentët protestojnë para ministrisë së Arsimit. 7 dhjetor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeroi në raportin e saj të fundit se Shqipëria ka nevojë të rrisë shpenzimet për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë si domosdoshmëri për rritje ekonomike, por qeveria shqiptare beson se fondet aktuale janë të mjaftueshme.

FMN publikoi raportin e saj vjetor për Shqipërinë, ku mes të tjerash raporton për opinionin e ndryshëm që nga stafi i saj në krahasim me opinionin e qeverisë mbi këtë çështje.

“Nevoja për të përmirësuar arsimin, kujdesin shëndetësor dhe infrastrukturën drejt standardeve europiane kërkon njëkohësisht rritjen e cilësisë së shpenzimeve ashtu edhe nivelin e shpenzimeve,” shkruan FMN në raportin e publikuar të hënën.

“Në veçanti, shpenzimet në arsim mbeten të ulëta ndërsa deficiti në aftësi përbën një pengesë serioze për rritjen ekonomike dhe rritjen e produktivitetit,” shkruhet më tej në raport.

Raporti shkruan edhe për mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh këtë çështje, e cila është bërë temë e debatit publik që nga dhjetori i kaluar falë protestave masive të studentëve.

“Autoritetet [shqiptare] përsëritën [se kanë] konsensus politik në mbajtjen e një qeverie të vogël dhe barrë të ulët fiskale,” shkruhet në raport. “Ata pranojnë nevojën për të përforcuar cilësinë e arsimimit dhe kujdesin shëndetësor dhe ishin të mendimit se kjo mund të arrihet me buxhetin aktual përmes optimizimit dhe eficencës më të lartë [të shpenzimeve]”, vijon më tej raporti.

Por ndryshe nga qeveria, Fondi beson se këto sektorë dhe në veçanti, arsimi, nuk kanë nevojë vetëm për më shumë eficencë në shpenzimet aktuale, por edhe për fonde shtesë.

Fondi e sheh çështjen e arsimimit si pjesë e problemeve më të gjera ekonomike të vendit dhe mendon se arsimi më i mirë sjell përfitime më të larta ekonomike.

“Analizat e stafit sugjerojnë se rritja e eksporteve mund të jetë më e madhe nga zgjerimi Zinxhirit Botëror të Vlerës, gjë që kërkon përmirësim në arsim, institucione, cilësi të infrastrukturës dhe thellësisë së marrëveshjeve tregtare,” shkruan raporti.

Aktualisht eksportet e Shqipërisë janë të përqendruara në masën dërrmuese në atë që FMN e quan “pjesa e ulët e zinxhirit të vlerës” dhe këtu Shqipëria është në pozicionin më të dobët në Ballkanin Perëndimor. Eksportet shqiptare kanë vlerë të ulët të shtuar, të tilla si manifaktura e veshjeve apo këpucëve, mineralet e papërpunuara dhe turizmi.

Etiketa: Arsimiarsimi i lartëBIRNFMNFondeIvana DervishiMASParaQeveriaQeveria shqiptareraportRaportiSHshqipShqipëriashqiptarestudentTurizmi
Tjetri
Gjyqtari Edmond Islamaj dhe prokurori Dritan Prenci konfirmohen në detyrë

Shtyhet sërish seanca e gjyqtarit Islamaj në KPA

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.