AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kadri Veseli: Taksa e importit mund të rrëzojë qeverinë e Kosovës

Die MorinangaDie Morina
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli gjatë takimit me ambsadorin e SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett. Foto: Facebook/Kadri Veseli

Mosmarrëveshjet midis partnerëve të koalicionit të qeverisë së Kosovës mbi taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja vënë në rrezik mbijetesën e qeverisë, ka paralajmëruar kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli gjatë takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett. Foto: Facebook/Kadri Veseli

Mosmarrëveshjet midis zyrtarëve të Kosovës mbi heqjen e taksës së importit prej 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë shkaktuar paralajmërime të reja se qeveria mund të bjerë dhe mund të detyrohet të mbajë zgjedhje të menjëhershme.

Kryeministri Ramush Haradinaj nuk tërhiqet nga qëndrimi i tij se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën.

Por kreu i partisë partnere të koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Kadri Veseli, ka propozuar pezullimin e taksës për 120 ditë dhe ka paralajmëruar se qeveria mund të rrëzohet për shkak të këtij problemi.

Veseli, i cili është gjithashtu kryetar i parlamentit, tha për RTV Dukagjini të martën se ndërkohë që marrëdhënia e tij me kryeministrin Haradinaj mbetej e përzemërt, “kryeministri ka filluar të bëhet shumë individualist”.

Veseli propozoi pezullimin e taksës pas takimit me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, të hënën.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kosovës të marrë në konsideratë një “pezullim të menjëhershëm” të taksës, por Haradinaj nuk tregon shenja se do ta marrë në konsideratë thirrjen.

Veseli tha për stacionin televiziv se qeveria do të binte nëse marrëdhëniet me aleatin kryesor të vendit, Shtetet e Bashkuara, ndërpriten për shkak të problemi të taksës së importeve.

“Ditën që partneriteti me Shtetet e Bashkuara merr fund, koalicioni bie dhe Kadri Veseli largohet nga kryesia e kuvendit,” tha Veseli.

Më herët të martën, Haradinaj tha se edhe nëse do të thirren zgjedhjet e parakohshme, taksa do të mbetej ende në fuqi deri në verë.

“Nëse thirren zgjedhjet, do të kalojnë 45 ditë derisa ato të mbahen dhe do të nevojiten edhe 30 ditë të tjera derisa të formohet Asambleja e re. Bëhuni gati të hyni në verë me taksën ende në fuqi,” tha Haradinaj në një konferencë për shtyp.

Duke komentuar deklaratat në media se kjo mund të jetë java e fundit që Haradinaj drejton qeverinë, një deputet nga partia e Haradinajt, AAK, Rasim Selmanaj, tha për gazetën Zëri të mërkurën se partia e tij ishte gati për zgjedhje – “dhe nuk do të tërhiqej nga vendimet e drejta”.

Shumica e qeverisë është shumë e pakët, me të dyja palët që ndajnë një ekuilibër pothuajse të barabartë të pushtetit. Opozita mund të pengojë lehtësisht nismat parlamentare, kryesisht për shkak se qeveria ka humbur mbështetjen e partisë kryesore serbe, Lista Serbe, pasi qeveria vendosi taksat e larta mbi mallrat nga Serbia.

BE-ja i ka kërkuar gjithashtu Kosovës që të heqë taksën, duke thënë se ajo është në kundërshtim me anëtarësimin e Kosovës në grupin rajonal të tregtisë së lirë, CEFTA.

Kosova vendosi dhe më pas rriti taksën e importit pasi nuk arriti të anëtarësohej dot në Interpol, për të cilën ajo ka fajësuar lobimin serb.

Etiketa: AAKBEBosnjaBosnja dhe HercegovinadeputetFacebookHaradinajInterpolkadri veseliKosovaKosovëkryetarMediaOpozitaPartiaPartia DemokratikePDKQeveriaRamush HaradinajrrezikSerbiaSHBAShtetet e BashkuarataksaTaksatVendimetzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Revolucioni që i nevojitet Europës

Një paralajmërim italian për Francën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.