AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Gjykata e Krimeve të Rënda kërkon aktet e dosjes së ish-ministrit Tahiri

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjykata shtyn vendimin mbi ankesën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për zgjatjen e afatit të hetimeve, duke kërkuar më parë aktet e dosjes nga prokuroria. Tahiri: Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi.   

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke dalë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Foto: Edmond Hoxhaj.

Seanca gjyqësore për ankimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ndaj zgjatjes së hetimeve nisi me debate mes tij dhe prokurorit të Krimeve të Rënda, Vladimir Mara, i cili kërkoi seancë me dyer të mbyllura për mbrojtjen e “sekretit hetimor”.

“Në 1 vit e 9 muaj hetim nuk di ç’ka mbetur e fshehur në këtë proces se lajmet janë trafikuar nga prokuroria në media, i kam me mesazhe. Çfarë sekreti hetimor ka këtu?” kundërshtoi Tahiri.

Pavarësisht qëndrimit të ish-ministrit, gjyqtarja Liljana Baku vendosi të miratojë kërkesën e prokurorit për zhvillimin e seancës pa praninë e mediave. Megjithatë, BIRN mësoi se gjykata nuk arriti të marrë një vendim lidhur me kundërshtimin e zgjatjes së hetimeve nga ana e Tahirit. Gjyqtarja Baku u kërkoi prokurorëve që në seancën e radhës, e planifikuar për datën 11 shkurt, të vënë në dispozicion aktet e dosjes prej nga do të vlerësohet vendimarrja e organit të akuzës për shtyrjen e hetimeve.

Pas daljes nga ambjentet e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ish-ministri Tahiri akuzoi prokurorinë se ka kapërcyer çdo limit të kohës për kryerjen e hetimeve.

“Hetimet janë zgjatur pesë herë, ka kaluar çdo afat i arsyeshëm, çështja duhet të marrë zgjidhje në një mënyrë apo një tjetër. Drejtësia e vonuar nuk është më drejtësi, e nëse kjo ndodh me mua, imagjinoni se çfarë ndodh me të tjerët, që përplasen para gjykatave,” tha Tahiri për mediat.

Ish-ministri i Brendshëm nuk është i vetmi që ka kundërshtuar zgjatjen e hetimeve nga ana e Prokurorisë. Ish-shefi i policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i akuzuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike është ankuar gjithashtu nga arratia për zgjatjen e hetimeve.

Si Tahiri ashtu edhe Çela akuzohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në trafikun e narkotikëve, e kryer nga një organizatë e krimit të organizuar e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Tahiri i ka mohuar akuzat, ndërkohë që ish-kreu i Policisë së Vlorës ndodhet prej një viti e gjysmë në arrati së bashku me dy drejtues të tjerë të policisë lokale.

Anëtarët e kësaj organizate u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane, teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Po në vjeshtën e vitit 2017, në Babicë të Vlorës, në magazinën e Armando Koçerrit u gjetën dhe sekuestruan rreth 4 ton cannabis sativa, episod ky që u shoqërua me procedim penal edhe në Shqipëri.

Çështja penale ndaj ish-ministrit Tahiri filloi në tetor 2017, pas publikimit të disa përgjimeve të anëtarëve të grupit “Habilaj”, të cilët përmendnin emrin e Tahirit dhe aludonin se i kishin blerë dhurata. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka shtyrë pesë herë afatin e hetimeve, duke pretenduar se është ende në pritje të marrjes së letër-porosive.

Tahiri ishte akuzuar edhe më herët për lidhje me vëllezërit Habilaj, me të cilët ka edhe një lidhje farefisnore dhe u kishte shitur një makinë, të cilën më pas e kishte ripërdorur, por një hetim mbi këtë u mbyll pa rezultat.

Etiketa: BIRNcannabisdebateDrejtësiaGjykataGjykatëGjykatësGjyqHabilajHetimHetimetLokaleMediaNarkotiknarkotikëParaprocedimprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaSaimir TahiriSeancashqipShqipëriShqipëriaVendimVladimir MaraVlorë
Tjetri
Socialistët rikthejnë pas një viti propozimin kontrovers të imunitetit

Socialistët rikthejnë pas një viti propozimin kontrovers të imunitetit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.