AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Franca dhe Gjermania duhet t’i tejkalojnë pritshmëritë

Andre Loesekrug-PietringaAndre Loesekrug-Pietri
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel duke folur me presidentin e Francës Emmanuel Macron gjatë samitit në Bruksel të enjten më 28 qershor 2018. (Stephanie Lecocq, Pool Photo via AP)

Vite pasi Franca dhe Gjermania vepruan sipas mënyrës së tyre, të dy vendet janë bashkuar më në fund për të rinovuar partneritetin e tyre të pasluftës. Por tani ata duhet të shkojnë shumë më tej, duke zhvilluar një strategji të re inovacioni, sigurie dhe qeverisjeje për ta sjellë ekonominë europiane në shekullin e 21-të.

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel duke folur me presidentin e Francës Emmanuel Macron gjatë samitit në Bruksel të enjten më 28 qershor 2018. (Stephanie Lecocq, Pool Photo via AP)

Në fund të muajit të kaluar, 56 vjet pasi presidenti francez Charles de Gaulle dhe kancelari gjerman Konrad Adenauer nënshkruan Traktatin e Elizes, liderët aktualë të Francës dhe Gjermanisë u takuan në Ahen, kryeqyteti historik i Europës, për të nënshkruar një pakt të ri bashkëpunimi.

Traktati i ri i Ahenit duhet të mirëpritet nga të gjithë europianët. Pavarësisht vështirësive të tyre të brendshme politike dhe në mes të ngadalësimit të rritjes europiane dhe kaosit të Brexit, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u mblodhën për të ripohuar mirëkuptimin reciprok të vendeve të tyre. Marrëveshja parashtron bazat për një këshill ekonomik të ri franko-gjerman, si dhe bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë dhe mbrojtjen.

Megjithatë, është për të ardhur keq që 28 nenet e Traktatit janë shumë të paqarta.

Është absolutisht e domosdoshme që ky tekst të shoqërohet me një metodë të re, të përshtatur me botën aktuale në të cilën jetojmë – një botë ku politika nuk zhvillohet më në debatet e mbytura të takimeve ministrore ose midis komunikimeve të ndërlikuara. Përfshirja e vërtetë nga shoqëria civile është e vetmja mënyrë për të stimuluar dy qeveri në vështirësi dhe për të kapërcyer konservatorizmin e tyre.

Në fund të fundit, kemi hyrë në një epokë në të cilën shpejtësia, madje më shumë sesa paraja, përcakton rrjedhën e ngjarjeve dhe ku aftësia për eksperimentim në të gjithë sektorët është një faktor thelbësor për suksesin. Në ekonominë e sotme, pjesa më e madhe e pasurisë së krijuar rishtazi shtohet për ata që inovojnë më shpejtë.

Shumica e europianëve nuk mund ta kuptojnë, por Bashkimi Europian ka ndarë më shumë para për hulumtim dhe inovacion – nëpërmjet programit Horizon 2020 prej 77 miliardë eurosh- sesa Agjencia e Mbrojtjes së Projekteve Hulumtuese të Avancuara e Shteteve të Bashkuara, DARPA, ka bërë në 60 vitet e fundit (55 miliardë dollarë). Megjithatë, ndërsa hulumtimi i DARPA çoi drejtpërdrejt te Interneti (nëpërmjet Arpanet), mikroçiçi, teknologjitë e vjedhjes, GPS,  njohja e zërit dhe automjetet autonome, mund të pyesim veten se ku janë risitë e BE-së që ndryshojnë botën. Është e qartë se është metoda ajo që ka rëndësi, jo madhësia e shpenzimeve.

Ne europianët mund të mendojmë se po ruajmë një pozitë konkurruese sa i përket hulumtimit, edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë shumë përpara kur bëhet fjalë për krijimin e “njëbrirëshve” dhe monstrave digjitale të së ardhmes. Për fat të keq, ne nuk po e bëjmë. Në Konferencën e fundit për Sistemet e Përpunimit të Informacionit Nervor, Shtetet e Bashkuara kishin 85% të dokumenteve hulumtuese të publikuara mbi inteligjencën artificiale (AI), në krahasim me vetëm 7% që kishin së bashku të gjitha vendet europiane.

Nuk është habi që strategjitë kombëtare të shkëputura dhe të fragmentuara të inovacionit të Europës po mbeten pas. Kur bëhet fjalë për inteligjencën artificiale, madhësia e sasisë së të dhënave është gjithçka, që do të thotë se nismat kombëtare dhe lokale, qofshin franceze apo “AI prodhuar në Gjermani”, janë të pamjaftueshme. Kai-Fu Lee, ish-shefi i Google në Kinë, së fundmi e përshkroi inteligjencën artificiale si një monedhë me vetëm një anë amerikane dhe një kineze. Për shumë njerëz, është sikur Europa nuk ekziston.

Është koha për të ndërmarrë përsëri nismën, hapi i parë është ndryshimi i metodës. As jakobizmi francez as ultra-decentralizimi gjerman nuk janë të përshtatshme për botën e sotme. Për sa kohë që ai do ta vendosë Euopën në pozicion për të ndjekur nisma të reja, Traktati i Ahenit duhet të konsiderohet si një mundësi e mirëpritur për të rivendosur shoqërinë civile europiane jo vetëm si ofruese e ideve politike, por si bashkëpilote për vënie në zbatim.

Për këtë qëllim, shumë masa konkrete mund të vihen menjëherë në zbatim. E para është krijimi i një agjencie të inovacionit që është e hapur për të gjitha shtetet anëtare të BE-së, të orientuara drejt rritjes së hulumtimit dhe zhvillimit dhe të nxitura nga ekosistemi i inovacionit për të siguruar shkathtësi maksimale.

Për më tepër, ne duhet të jemi të guximshëm në aspektin e sigurisë kibernetike, për të mbrojtur infrastrukturën tonë publike dhe sistemet demokratike. Ndryshe nga Rusia dhe SHBA-ja, vendet europiane nuk kanë kapacitet për të “atribuar” dhe për të përcaktuar origjinën e sulmeve kibernetike. Vetëm me një aleancë sigurie kibernetike, shkëmbimi të dhënash dhe koordinim të zbatimit të ligjit Europa mund të rimarrë këtë element thelbësor të sovranitetit të humbur.

Së fundmi, Europa duhet të jetë strategjike për hapësirën, sepse aty do të vendoset gara në komunikime, gjeologji dhe teknologjitë e automjeteve autonome – për të mos përmendur konfliktet ushtarake. Për fat të keq, krijuesi europian i raketave ArianeGroup tashmë është dashur të largojë 25% të stafit të tij për shkak të fiksimit të shteteve europiane për sigurimin e fitimeve afatshkurtra për veten e tyre.

Një mendje ngushtësi e tillë po dëmton aftësinë e Europës për të vepruar. Ne duhet të miratojmë një strategji tërësisht ndryshe dhe më të aftë para se të jetë tepër vonë. Traktati i Ahenit mund të jetë një bazë e mirë, por nevojitet një veprim i guximshëm, i menjëhershëm dhe vendimtar.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  France and Germany Must Change the Game

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBEBrexitBrukselDecentralizimiEmmanuel MacronEuropaFrancaFranceFranko-GjermanGjermaniGjermaniaGoogleHorizon 2020KibernetikeKinaLokaleMacronMarrëveshjaMasaMerkelnismapaktParaProject SyndicateRusiaSHBAShtetet e Bashkuara
Tjetri
Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, 21 të arrestuar në të dy vendet

Goditet grupi italo-shqiptar i trafikut të drogës, 21 të arrestuar në të dy vendet

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.