Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Bajrami-Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda

BIRNNgaBIRN
13:53 | 12/02/2019
Në Korrupsioni, Skeda, Vendi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Bajrami-Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami do të përballet të mërkurën me vetingun. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017.Artan Bajrami është drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda prej 15 vitesh. Ai do të përballet të mërkurën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Bajramin përfaqësohet nga Valbona Sanxhaktari, Brunilda Bekteshi dhe Suela Zhegu.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Artan Bajrami nga viti 2004 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Artan Bajrami zotëronte pasuri me vlerë 7.8 milionë lekë në vitin 2004. Sipas deklaratës së tij të parë të dorëzuar në ILDKPKI, Bajrami zotëronte një apartament me vlerë 6.5 milionë lekë si dhe 15 mijë dollarë kursime në Cash.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit Bajrami është rritur me tre herë, duke kapur vlerën e 23.3 milionë lekëve. Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor në strukturën e aseteve me 20 milionë lekë. Përveç apartamentit që kishte në pronësi në vitin 2004, kreu i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda ka blerë një apartament të dytë për 30 mijë euro në vitin 2006 si dhe një apartament në emër të së bijës në vitin 2014 me vlerë 9.8 milionë lekë.

Bajrami zotëron gjithashtu kursime të akumuluara cash prej 1.8 milionë lekësh, likujditete bankare prej 380 mijë lekësh si dhe automjet me vlerë rreth 700 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 41.6 milionë lekë. Ato kanë si burim pagën nga funksioni të prokurorit Bajrami si dhe pagat e bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme për prokurorin Artan Bajrami.

Megjithatë, BIRN ka identifikuar si “flamuj të kuq” detyrimet e konsiderueshme të subjektit ndaj kompanive të ndërtimit si dhe një hua për financimin e blerjes së një apartamenti në vitin 2014.

Më konkretisht, prokurori Bajrami deklaron se për blerjet e apartamenteve në vitin 2006 dhe në vitin 2014  ka respektivisht 10 mijë euro dhe 2.7 milionë lekë detyrime ndaj kompanive të ndërtimit. Sipas deklaratave të tij të pasurisë, ato rezultojnë të pashlyera deri në fund të vitit 2017.

Prokurori deklaron gjithashtu një hua prej 20 mijë eurosh, marrë në emër të tij dhe të vajzës për blerjen e apartamentit me vlerë 9.8 milionë lekë. Deri në fund të vitit 2017, nga kjo hua janë shlyer 11 500 euro.

Deklarata e pasurisë Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Artan Bajrami
Tjetri
Kreu italian i Parlamentit Europian mohon pretendimet për territorin kroat

Kreu italian i Parlamentit Europian mohon pretendimet për territorin kroat

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Bajrami-Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda

Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Bajrami-Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda

13:53 | 12/02/2019
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17:16 | 17/05/2022
Paqartësi në kërkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin për Rilinda Selimin

‘Para konfirmimit zgjedh familjen’, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet në KPA

21:11 | 19/05/2022
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

17:34 | 17/05/2022
‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

09:20 | 16/05/2022
Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani

12:07 | 18/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.