AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Autoritetet e Bosnjës debatojnë mbi përgjegjësinë për emigrantët

Mladen LakicngaMladen Lakic
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kampi i emigrantëve dhe refugjatëve në qytezën boshnjake Velika Kladusa. Foto: Giacomo Sini

Autoritetet lokale në veriperëndim të Bosnjës po kërcënojnë se do të dërgojnë mijëra refugjatë dhe emigrantë në kryeqytet, Sarajevë, nëse autoritetet shtetërore nuk marrin përsipër përgjegjësinë për ta deri më 15 shkurt.

Kampi i emigrantëve dhe refugjatëve në qytezën boshnjake Velika Kladusa. Foto: Giacomo Sini

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha se do të mirëpriste një njoftim nga autoritetet shtetërore të Bosnjës se ata do të marrin përsipër përgjegjësinë për qendrat e pritjes për emigrantët dhe refugjatët në kantonin Una Sana në veriperëndim të vendit, tha UNHCR për BIRN.

“Është përgjegjësia primare e qeverisë qendrore të jetë anëtarja kryesore në menaxhimin e situatës së refugjatëve/emigrantëve që ka prekur Bosnjën dhe veçanërisht Kantonin Una Sana që nga fillimi i vitit 2018,” tha për BIRN Neven Crvenkoviç, zëdhënës i UNHCR-së në Europën Juglindore.

Më 5 shkurt Kantoni i Una Sanës paralajmëroi se mund të dërgojë rreth 2,500 emigrantë dhe refugjatë në Sarajevë nëse qeveria shtetërore e Bosnjës, Këshilli i Ministrave, nuk pranon kërkesën për të marrë përsipër përgjegjësinë për qendrat e pritjes deri më 15 shkurt.

Kantoni, një nga 10 njësitë vendore në entitetin e Federatës së Bosnjës, është shtëpia e përkohshme për shumicën e refugjatëve dhe emigrantëve në vend dhe ka kërkuar prej kohësh që ata të bien nën juridiksionin e institucioneve të nivelit shtetëror.

Task Forca e Emigracionit të martën përsëriti kërkesën e saj që Ministria e Sigurisë e Bosnjës të marrë përsipër të gjitha qendrat ad-hoc të emigrantëve, të caktojë një limit prej 3,200 për numrin e emigrantëve dhe refugjatëve të lejuar në kanton dhe të ngarkojë agjencinë kufitare të vendit me ndalimin e hyrjes së emigrantëve në vend.

Shumë emigrantë dhe refugjatë në rrugën e tyre drejt BE-së kanë ngelur në kanton, i cili shtrihet në kufirin midis Bosnjës dhe Kroacisë anëtare të BE-së, e cila po bën të pamundur për të mos i lejuar ata të hyjnë në vend.

Crvenkoviç vuri në dukje se UNHCR ka punuar që nga fillimi me kantonin dhe Ministrinë e Sigurisë së Bosnjës për gjetjen e zgjidhjeve në përputhje me parimet humanitare dhe detyrimet ndërkombëtare të Bosnjës.

Kryetari i Bihacit, qyteti kryesor në kanton, e përshkruan situatën si frustruese.

“Ne ulemi në takim me ministrat e shtetit dhe pastaj ata fillojnë t’i ankohen njëri-tjetrit se si shteti nuk është funksional. Kjo është shumë zhgënjyese,” tha Suhret Fazliç për N1 TV të mërkurën.

Nëse kërkesa e kantonit dështon, ajo ka rregulluar transportimin e shumë emigrantëve dhe refugjatëve në kryeqytet, siç thotë Fazliç, sepse e gjithë Bosnja duhet të ndajë përgjegjësinë për këtë barrë.

Por Dragan Mektiç, ministri i sigurisë i Bosnjës, ka thënë se ai dyshon se dorëzimi i përgjegjësisë për qendrat e refugjatëve tek shteti do ta zgjidhë problemin.

“Unë e kam vënë në procedurë këtë kërkesë, por edhe nëse kjo ndodh, nuk mendoj se do të ndryshojë ndonjë gjë,” tha Mektiç për N1 të hënën.

Deri në kohën e publikimit, ministria nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN-it për hollësi rreth procedurave të mëtejshme.

Pak më shumë se 20,000 emigrantë dhe refugjatë janë regjistruar se kanë hyrë në Bosnjë gjatë vitit 2018, sipas Shërbimit të Çështjeve të Jashtme të vendit.

Numri i saktë i atyre që janë ende në Bosnje është e vështirë të konfirmohet, pasi shumë prej tyre kanë lëvizur që aty.

Informacioni i fundit nga Këshilli i Ministrave thotë se vetëm 3,900 mbeten në vend, që do të thotë se shumica e atyre që deklaruan synimin për të kërkuar azil në Bosnje e kanë lënë vendin.

Ata që kanë qëndruar dhe janë regjistruar në Bosnje janë vendosur në shtatë vende: në Sarajevë, Mostar, Bihac, Cazin dhe Velika Kladusa. Shumica janë në Bihac.

Shumica e tyre po marrin rrugën e re të ashtuquajtur “Rruga e Ballkanit” drejt Europës Perëndimore, e cila kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës.

Rruga e mëparshme u mbyll pasi Hungaria ndërtoi një gardh për të ndaluar emigrantët dhe refugjatët që të hynin në vend nga Serbia.

Etiketa: azilBEBIRNBosnjaBosnjeLokaleOKBQeveriaSerbiaSHshqipUNHCR
Tjetri
Vuajtja njerëzore si një mjet politik

Bullgaria pranon se paratë e “vjedhura” nga Venezuela kaluan përmes një banke të saj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.