AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria nën akuzë për shkelje të ligjit zgjedhor

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Fushata zgjedhore nis zyrtarisht në fund të majit por qeveria sakaq akuzohet se po përdor të gjithë infrastrukturën shtetërore në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akuzoi qeverinë se po përdor institucionet publike dhe burimet shtetërore në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme vendore, në shkelje të Kodit Zgjedhor shqiptar.

Në një njoftim publik të Enjten, KQZ bëri të ditur se i ka kërkuar institucioneve kryesore të vendit të heqin nga faqet e internetit imazhet dhe sloganet elektorale, ndërsa bën të ditur se ka marrë një ankesë në lidhje me këto keqpërdorime.

Zyra e kryeministrit nuk iu përgjigj kërkesës me email të BIRN për komente mbi këtë akuzë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me shkresë zyrtare të gjitha institucioneve për t’iu kujtuar atyre ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal në funksion të fushatës zgjedhore,” thuhet në njoftimin për shtyp të KQZ.

“Shqipëria që Duam”

Instituti i Studimeve Politike, një organizatë në Tiranë, njoftoi KQZ-në së fundmi se faqet kryesore të institucioneve publike kanë vendosur sloganin “Shqipëria që Duam”, e cila përdoret nga qeveria në një fushatë komunikimi publik, e cila ka nisur tashmë prej muajsh. Banderolat me këtë logo janë vendosur jo vetëm nëpër faqe interneti, por edhe në zyrat e korporatave nën pronësi publike si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike apo Posta Shqiptare. Banderolat, të cilat dukshëm mbartin ngjyrat elektorale të Partisë Socialiste, sipas KQZ-së, bien ndesh me nenin 88 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e burimeve të organeve publike në mbështetje të kandidatëve apo forcave politike.

Kjo përbën gjithashtu edhe shkelje të Dokumentit të Kopenhagës, dokumenti themelor në bazë të së cilit vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë cilësinë e zgjedhjeve në vendet anëtare të OSBE-së.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama është kritikuar edhe në të shkuarën për shkelje të këtij kriteri të Dokumentit të Kopenhagës, në veçanti në vitin 2015, kur zyrtarët e Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI) u shfaqën në krahë të kandidatëve të koalicionit qeverisës duke shpërndarë dokumente legalizimi në fushatë elektorale.

Ministri të partisë

Plaftorma e Bashkëqeverisjes, e cila është faqja e internetit e fushatës së Partisë Socialiste, gjendet aktualisht në faqet e internetit të shumicës dërrmuese të institucioneve publike duke e bërë ndarjen mes shtetit dhe partisë qeverisëse inekzistente. Faqja kryeministria.al e Këshillit të Ministrave ka një baner të madh të kësaj plaftorme dhe po kështu edhe faqja e Ministrisë së Brendshme.

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka në faqen e internetit një fashë masive me ngjyrat e fushatës elektorale socialiste bashkë me sloganin “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” dhe po kështu edhe Ministria e Mbrojtjes ndërsa Ministria e Financave ka një kuadrat të linkuar me faqen Shqiperiaqeduam.al në faqen e vet zyrtare. Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë ka njëkohësisht logon e portalit të bashkëqeverisjes si dhe fashën “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër” në faqen e vet në internet.

Etiketa: BIRNEdi RamafushataFushata ZgjedhoreInstituti i Studimeve PolitikeKëshillit të MinistraveKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZKryeministriambështetjeMinistria e FinancaveMinistria e MbrojtjesOSBEPartisë SocialistePosta ShqiptareQeveriaRamashqipShqipëriashqiptareVëzhguesitZgjedhje 2019Zgjedhjet
Tjetri
KPK ngre dyshime mbi pasurinë e prokurorit Artan Bajrami

Prokurori Artan Bajrami shkarkohet nga detyra

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.