AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Prokurori Artan Bajrami shkarkohet nga detyra

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Artan Bajrami. Foto: BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin për kreun e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda për shkak të problemeve me justifikimin e pasurive.

Prokurori Artan Bajrami. Foto: BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të enjten shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, prokurorit Artan Bajrami. Ai u rivlerësua në të tri kriteret, ku për dy prej tyre, atë pastërtisë së figurës dhe profesionalizimin mori nota pozitive, por u gjetën probleme në deklarimin e pasurisë.

Relatorja Suela Zhegu vuri në dukje gjatë seancës dëgjimore të mërkurën se; pavarësisht raportit pozitiv nga ILDKPKI, Bajramit i ishin gjetur një sërë problemesh mbi pasuritë pas hetimit të thelluar të KPK-së. Zhegu theksoi se Bajrami kishte bërë deklarim të pasaktë në “Deklaratën Veting”. Ai kishte deklaruar aty se një pagesë sipas Zhegut, prej 1.5 milionë lekësh për të blerë apartamentin 110 metra katrorë në Tiranë në vitin 2000 ishte mbuluar nga kursimet dhe nga shitja e një shtëpie në Gramsh për 4 mijë dollarë.

KPK, kishte zbuluar se ky deklarim ishte i pasaktë. Ndër të tjera 4 mijë dollarë që supozohej të ishin shpenzuar në vitin 2000, rezultonin të ishin deklaruar kursime nga Bajrami në vitin 2003. Relatorja vuri në dukje se kur i ishte kaluar barra e provës rreth këtij deklarimi Bajrami kishte ndryshuar atë duke i thënë KPK-së se paratë për të paguar këtë këst të shtëpisë i ishin dhuruar nga baxhanaku, Llazar Angjeli, i cili është biznesmen në fushën e hidrokarbureve dhe produkteve ushqimore. Nga relacionit doli se ai i kishte bërë edhe dhurata të tjera familjes së prokurorit, përfshi pagesën e qirasë pas transferimit në Tiranë dhe një sërë ndihmash të tjera në vlerë 2.2 milionë lekë. KPK tha se personi i lidhur në këtë rast kishte burim të ligjshëm.

Vetë Bajrami tha gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore se kishte një marrëdhënie të ngushtë familjare me baxhanakun, gjë që shpjegohej edhe nga dhuratat. Ai pohoi se në vitin 2000, Angjeli ishte ofruar të blinte apartamentin dhe t’ia linte atij në përdorim pa dëmshpërblim. Prokurori tha se për shkak të karakterit dhe dinjitetit nuk e kishte pranuar këtë dhuratë, por kishte pranuar pagesën e këstit për shtëpinë dhe se pjesën tjetër 5 milionë lekë e kishte paguar me kredi. Ai tha se kishte fatura që sqaronin faktin se pagesa ishte bërë prej Angjelit dhe jo prej tij dhe po ashtu pranoi pasaktësinë duke kërkuar që të shihej si lapsus i tij.

Prokurori pretendoi se nuk kishte bërë deklarim të rremë dhe as kishte synuar të fshihte pasurinë, sipas tij, provë për këtë ishte fakti se ai kishte deklaruar në vitin 2003 se shuma prej 4 mijë dollarësh që ishte përfituar nga shitja e shtëpisë në Gramsh ishte e kursyer. Ai tha se nuk mund ta kishte kursyer këtë shumë nëse do e kishte përdorur atë 3 vjet më parë.

Lidhja financiare mes familjes Bajrami dhe asaj të baxhanakut u përmend nga KPK edhe për për faktin se prokurori dhe i biri kishin përdorur kryesisht për dalje jashtë vendit, por edhe brenda Shqipërisë një makinë BMË X5 që rezultonte në pronësi të kompanisë së sigurimeve “AN SECURITY”, që siç doli gjatë seancës, drejtohej nga djali i Llazar Angjelit.

Relatorja tha të mërkurën se policat e sigurimit për këtë makinë ishin paguar nga Bajrami dhe i biri dhe nëse në disa raste ata ishin shënuar aty si përdorues, në raste të tjera ishin shënuar si pronarë, gjë që ngjalli dyshime për pasuri të fshehur.

Prokurori mohoi që makina të ishte në pronësi të tij dhe të birit. Ai sqaroi çështjen e policave të sigurimit që sipas tij kishte të bënte me faktin se i biri kishte punuar në kompaninë e kushëririt të tij. Ai tha se vetë nuk kishte pasur nevojë për makinë pasi me ligj që prej vitit 2004 ishte i pajisur me makinë dhe me shofer për shkak të funksionit.

Komisioni po ashtu e kishte gjetur si jo bindës arsyetimin e Bajramit se pse ai nuk kishte paguar 10 mijë euro për një apartament në Golem. Sipas relatores, nga kontrata ishte parashikuar që vetëm 1500 euro mund të mbaheshin deri në përfundimin e apartamentit, por prokurori nuk kishte shlyer 10 mijë dollarë.

Gjatë seancës dëgjimore KPK vuri në dukje se ndaj Bajramit nuk kishte asnjë denoncim dhe se ai kishte marrë vlerësim pozitiv si nga DSIK si nga Prokuroria e Përgjithshme në kriterin profesional. Sipas KPK-së ndaj tij nuk kishte pasur asnjë vërejtje dhe se përgjithësisht Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda kishte pranuar konkluzionet e akuzës në çështjet që ai kishte përfaqësuar.

Lexo më shumë:

KPK ngre dyshime mbi pasurinë e prokurorit Artan Bajrami

Skeda e pasurisë së deklaruar-Artan Bajrami-Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda

Etiketa: Artan BajramiBIRNBiznesmenDenoncimDSIKEuroGjykataGjykata e ApelitGramshILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediKrimeLigjMakinaPiSProkuroriProkuroriaProkuroria e ApelitProkuroria e Apelit për Krime të RëndaProkuroria e PërgjithshmeSHShofershqipSkedaSuela ZheguVeting
Tjetri
“Edhe ne ishim refugjatë”: Një dorë e zgjatur në një fushë boshnjake

Autoritetet e Bosnjës debatojnë mbi përgjegjësinë për emigrantët

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.