AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Pranohet gjykimi i shkurtuar për ‘Eskobarin e Ballkanit’

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Klemend Balili në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Foto: LSA.

Klement Balili ka siguruar gjykimin e shkurtuar duke përfituar kështu uljen e një të tretës së dënimit, nëse do të shpallet fajtor për akuzat që i janë ngritur nga prokuroria si organizator të trafikut të narkotikëve dhe pastrim të parave.

Klement Balili, gjatë një seance në gjykatën e Krimeve të Rënda, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”. | Foto : LSA

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda pranoi të hënën kërkesën për gjykim të shkurtuar të depozituar nga Klement Balili dhe përfaqësuesi i tij ligjor Theodhori Sollaku gjatë seancës paraprake, të mbajtur një muaj më parë. Treshja gjykuese e kryesuar nga Flora Hajredinaj vendosi të pranojë kërkesën e Balilit, i cili nëse do të shpallet fajtor do të përfitojë uljen e një të tretës së dënimit përfundimtar.

Prokurori i çështjes Ened Nakuçi lexoi para gjykatës kërkesën për gjykim në ngarkim të Klement Balilit, ndaj të cilit rëndojnë disa akuza në fushën e narkotikëve, organizatës kriminale dhe pastrimit të parave. Konkretisht ai akuzohet për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal; “Forma të veçanta të bashkëpunimit” parashikuar nga Neni 28/4; “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga Neni 333/a /2; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar Neni 334 /1; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” parashikuar nga Neni 257/a/2; dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal.

Provat kryesore që renditi prokurori Nakuçi kanë qenë ato të përcjella nga autoritetet e drejtësisë greke. Bazuar në përgjimet dhe provat e siguruara, prokuroria e akuzon të pandehurin Balili për organizim të trafikut të rreth 675 kilogramëve cannabis sattiva drejt Greqisë. Gjykata vendosi të shtyjë seancën e radhës për më datë 12 mars, kur pritet që prokurori Nakuçi të paraqesë konkluzionet përfundimtare.

Në bazë të veprave penale për të cilat akuzohet, Klement Balili rrezikon dënimin minimal me 7 vite heqje lirie dhe atë maksimal me 15 vite, ndërkohë që në aplikim të gjykimit të shkurtuar përfiton uljen e një të tretës së dënimit.

Klement Balili, 47 vjeç ishte në arrati nga drejtësia greke që nga maji i vitit 2016 si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai u vetëdorëzua pas më shumë se dy vite kërkimesh të dështuara të policisë.

I etiketuar si “Ekobari Ballkanit” dhe si simbol i lidhjes së politikës me krimin, ai arriti t’u shpëtojë një sërë operacionesh policore. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj konfirmoi lajmin e dorëzimit në një konferencë për shtyp në 15 janar, ndërsa u përpoq ta paraqesë dorëzimin si rrjedhojë e presionit policor.

Etiketa: AkuzaArrestArrest me burgBurgcannabisDrejtësiaEned NakuçiFlora HajredinajGjykataGjykatëGjykatësgjykimKlement BaliliKodit PenalKrimeMASNarkotiknarkotikëOrganizata kriminaleParaProkuroriProkuroriaPunëRefuzimiTheodhori Sollaku
Tjetri
Kosova ndalon ndërtimin e hidrocentralit pas protestës së grupeve ambientaliste

Kosova ndalon ndërtimin e hidrocentralit pas protestës së grupeve ambientaliste

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.