AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Fryhet administrata publike, rritje e ngadaltë e punësimit në sektorin privat

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke vizituar një fabrikë veshjesh më 6 qershor 2017. Foto” Facebook

Sektori publik në Shqipëri shtoi mbi tetë mijë vende pune gjatë vitit të kaluar, ku kontributin më të madh duket se e dhanë bashkitë dhe kompanitë e sektorit publik. Ndërsa të punësuarit në sektorin privat u rritën vetëm me 1.5%.


Popullsia e Shqipërisëështëzyrtarisht në rënie, ndërsa prej vitesh sektori publik ka synuar të pakësojë forcën e punës për të rritur eficiencën. Por të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë dy viteve të fundit ka ndodhur e kundërta; numri i të punësuarve në shtet është rritur.

Instituti i Statistikave bën të ditur se në fund të vitit 2018, rrogëtarët e shtetit ishin afro 173 mijë vetë, me një rritje prej 8,400 vetësh ose 5.1% në krahasim me vitin 2017. Në kontrast me sektorin publik, sektori privat shtoi vetëm 7,400 vende të reja pune me një rritje 1.5% në krahasim me vitin 2016.

Në fund të vitit 2018, afro 509 mijë shqiptarë ishin të punësuar me pagë në sektorin privat nga afro 502 mijë që ishin një vit më parë. Në tremujorin e katërt të vitit 2018, punësimi në sektorin privat ra me 9,400 vetë në krahasim me tremujorin e tretë.

Shkaqet e rritjes së të punësuarve në sektorin publik duket se lidhen me politikën e votave në këmbim të vendeve të punës dhe shumica e shtimit lidhet me pushtetin vendor apo me të punësuarit në ndërmarrje publike. Institucionet e qeverisjes qendrore, ku përfshihen mjekët, mësuesit, policët etj., kishin 82 mijë të punësuar në vitin e kaluar sipas buxhetit të shtetit dhe kjo nuk ka ndryshuar në krahasim me vitin 2017.

Të dhënat mbi numrin e personave të punësuar me pagë publikohen nga Instat në bazë të listëpagesave të dorëzuara në administratën tatimore. Si të tilla, këto statistika përfshijnë punësimin në sektorin formal të ekonomisë, por nuk përfshijnë punësimin në të zezë. Rritja e të punësuarve me pagë në tremujorin e tretë të vitit 2018 si dhe rënia e tyre në tremujorin e katërt duket se lidhet me fushatën antiinformalitet të ndërmarrë nga tatimet në bizneset turistike gjatë verës së kaluar, biznese që duket se kaluan në gjendje pasive në shtator bashkë me mbylljen e sezonit.

Një në tre maxhorenë me pagë

Sipas vlerësimeve të INSTAT, 1.97 milionë shqiptarë janë mes moshës 15 dhe 64 vjeç dhe si të tillë klasifikohen në moshë pune. INSTAT llogarit si të zënë me punë afro 1.24 milionë shqiptarë, ku përfshihen punëtorët pa pagesë brenda bizneseve të familjes apo fermerët që kujdesen për bagëtinë apo punojnë tokën. Nga këto, 681 mijë vetë janë të punësuar në ekonominë formale dhe punojnë me pagë dhe me sigurime shoqërore. Të punësuarit me pagë zënë afërsisht 35% të popullsisë në moshë pune. Rreth 453 mijë vetë të tjerë të klasifikuar si “të punësuar” përfshijnë popullsinë rurale të Shqipërisë, ku posedimi i një parcele toke sado të vogël apo edhe një deleje të klasifikon automatikisht si të vetëpunësuar pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Rreth 173 mijë vetë klasifikohen si të papunë në kërkim të një pune, ndërsa 617 mijë konsiderohen popullsi inaktive. Në këtë kategori përfshihen të rinjtë në arsim si dhe personat e njohur teknikisht si “të dekurajuar”, d.m.th., të papunë që nuk kërkojnë punë.

Etiketa: AdministrataAdministrata publikeINSTATInstituti i StatistikaveMjekmjekëPunëPunesimetPunësimiPunëtorPunëtorëSHshqipShqipërishtator
Tjetri
Strategjia e re e Kosovës për krimet e luftës has pengesa politike

Strategjia e re e Kosovës për krimet e luftës has pengesa politike

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.