AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çështja “ Shullazi ” dështon për herë të pestë në Apelin e Krimeve të Rënda

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Masat e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë njërës prej seancave ndaj Emiljano Shullazit.

Mungesat e avokatëve lënë pezull procesin në Apel të Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij. Avokatja e caktuar nga Gjykata tha se mungoi në seancë për shkaqe shëndetësore.

Masat e sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjatë njërës prej seancave ndaj Emiljano Shullazit.

Ka dështuar për të pestën herë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda shqyrtimi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe të akuzuarve të tjerë si anëtarë të organizatës së drejtuar prej tij, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi. Seancën e të premtes u paraqitën në sallën e gjyqit vetëm të pandehurit Endrit Qyqja dhe Gilamando Dani, ndërsa të akuzuarit e tjerë paraqitën deklaratë se do të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre mbrojtës. Megjithatë,

mungesa e avokates Eralda Brahimasi, e caktuar kryesisht nga gjykata për të mbrojtur interesat e Gilmando Danit gjatë seancës paraardhëse u bë shkak për shtyrjen e seancës.  Gjithashtu, gjykata vendosi edhe gjobitjen e avokates kryesisht të Gilmando Danit në shumën e 10 mijë lekëve për mungesë të pajustifikuar nga ana e saj.

Ndëshkimi me gjobë u bë me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës, i cili kërkoi marrje masash për avokatët që me munhesat e tyre kanë sjellë shtyrje të seancave.

E kontaktuar nga BIRN, avokatja Eralda Brahimasi u shpreh se nuk ishte paraqitur në seancën gjyqësore së të premtes për shkaqe shëndetësore.

“Për arsye shëndetësore nuk kam mundur që të jem prezente në seancën gjyqësore të zhvilluar sot pranë Gjykatës së Apelit. Nuk kam patur mundësi fizike që dikush ta dërgonte raportin në gjykatë dhe nuk kam kam asnjë komunikim elektronik të gjykatës që ta vendosja në dijeni,” u shpreh ajo nëpërmjet email-it, ku dërgoi edhe një kopje të raportit të paaftësisë për punë për ditën e premte, datë 15 mars.

Në seancën paraardhëse të 5 marsit, gjykata vendosi të shtyjë seancën pas tërheqjes së avokatit mbrojtës të Gilmando Danit, Sokol Kepi, edhe ky i caktuar kryesisht. Avokatët Sokol Kepi dhe Eralda Brahimasi u vendosën kryesisht nga gjykata nga pasi avokati mbrojtës i zgjedhur nga i pandehuri Gilmando Dani, Denion Bogdani nuk ishte paraqitur disa herë duke sjellë për pasojë shtyrjen e njëpasnjëshme të seancave në Gjykatën e Apelit Për Krime të Rënda. Seanca e radhës u vendos të zhvillohet më datë 25 mars.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, akuzohen për shtrëngim për dhënie pasurie; shkatërrim të pronës me lëndë plasëse e kanosje ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku, si edhe kërcënimin për t’u tërhequr nga gara për rektor të dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mynyr Koni, e kanosjen e rektorit Dhori Kule.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimeve të Rënda vendosi të dënojë Emiljano Shullazin me 14 vjet burg, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Gilmando Dani me 12 vjet burg, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazin me 9 vjet burg. Grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit të rektorit të Universitetit të Tiranës.

Etiketa: AdriatikApelBIRNBiznesmenBurgEmiljano ShullaziGilmando DaniGjykataGjykatëGjykatësGjyqkanosjeKrimePunëSeancaSHShtyrjeShullaziTiranë
Tjetri
Një vit i regjenerimit të oqeaneve

Lufta pёr tё ardhmen

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.