Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Blog

Lufta pёr tё ardhmen

Ani BajramiNgaAni Bajrami
13:47 | 16/03/2019
Në Artikull kryesor Blog, Blog, Mjedisi
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Një vit i regjenerimit të oqeaneve

Foto: Yosuke Shimizu/Flickr

Share on FacebookShare on Twitter

Nxёnёsit por edhe studentёt shqiptarё lipset tё solidarizohen me bashkёmoshatarёt, qё pushtuan sheshet nё kёtё 15 mars për të protestuar për masa drastike kundër ndryshimeve klimaterike.

Foto: Yosuke Shimizu/Flickr

Ritmi dhe frekuenca e lartё e e ndryshimeve klimatike nё Epokёn e Antropocenit i detyrohet aktivitetit njerëzor. Prania e shtuar e gazrave serё, si dioksidi i karbonit dhe metani, ka rritur temperaturat dhe thatёsirat janё bёrё mё tё shpeshta. Ngrohja e oqeaneve po ndodh me shpejtёsi. Stuhitё e dhunshme dhe rreshjet masive po shpeshtohen. Sipas raportit tё Panelit Ndёrqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (1), nёse nuk merren masa drastike, mes viteve 2030 dhe 2052, temperaturat do tё rriten me 1.50C.

Thirrjes prej disa dekadave tё studiuesve pёr pasojat e pritshme tё ndryshimeve klimatike nё tё ardhmen, sё fundmi i janё bashkuar edhe nxёnёsit. Lёvizja “Fridays for future” e nisur fillimisht prej aktivistes 16 vjeçare suedeze Greta Thunberg, ka bёrё sёbashku mijёra nxёnёs nё mё shumё se 100 shtete tё premten e 15 marsit.

Ata i kёrkojnё politikbёrёsve e vendimarrёsve politikё tё ndёrgjegjёsohen dhe tё ndёrmarrin masa drastike pёr tё parandaluar dhe pёr tu pёrshtatur me pasojat e ndryshimeve klimatike. Mirёqёnia dhe shёndeti i gjithёsecilit, sidomos atyre qё jetojnё nё vende nё zhvillim dhe komunitetet kulturore, rrezikohen prej ndryshimeve klimatike.

Ka tё dhёna se 3 nё 4 njerёz qё jetojnё nё varfёri, merren me bujqёsi. Nё vitin 2016, numri i njerёzve tё kequshqyer arriti nё rreth 800 milionё. Ky fakt vёrehet mё sё shumti nё Afrikё, ku 39 milionё vendas vuajtёn prej urisё si pasojё e thatёsirave, qё kishin pushtuar tokat e mbjella.

Nga ana tjetёr, ngrohja e oqeaneve po dёmton eksosistemet detare. Nё 80 vitet e fundit, produktet e siguruara me anё tё peshkimit kanё pёsuar rёnie. Si rezultat, tregtia e peshkut ka rёnё ndёrsa tre miliardё njerёzve, qё jetesёn e tyre e sigurojnё me anё tё peshkimit, iu kёrcёnohet mirёqёnia.

Ndryshimet klimatike prekin mё sё shumti Arktikun, midis tyre, edhe popullin Sami, qё jeton nё Finlandё dhe qё merret me rritjen e drerёve.  Pёr kёtё arsye,  janё shtuar vёshtirёsitё pёr gjetjen e kullotave. Mungesa e tyre dhe ndryshimi i mёnyrave tё jetesёs, si pёrgjigje ndaj ndryshimeve klimatike, pasqyrohen nё shёndetin e tyre. Populli Sami ka formuar ndёr shekuj njohje mjedisore dhe lidhje shpirtёrore me natyrёn pёrreth, nё veçanti me drerёt. Ndryshimet klimatike kanё ndikuar nё mёnyrёn e tyre tё jetesёs, deri nё shfaqjen e sёmundjeve tё panjohura mё parё ndёr ta, si depresioni, ankthi dhe ato kardiovaskulare.

Qё prej vitit 2010 Ballkani ёshtё prekur prej thatёsirave, zjarreve dhe rreshjeve masive. Serbia dhe Bosnje-Hercegovina pёsuan pёrmbytje masive prej rreshjeve tё dendura tё shiut. Pёrmbytjet shkaktuan njё dёm ekonomik prej 2 miliardё eurosh nё Serbi dhe 1.3 miliardё euro nё Bosnje-Hercegovinё. Gjithashtu, pёrmbytjet nё Shqipёri nё vitet 2010 dhe 2015 shkaktuan dёme ekonomike tё konsiderueshme.

Shqipёria pritet tё pёrjetojё nё tё ardhmen thatёsira tё shpeshta. Nё Ballkan ajo konsiderohet si vendi mё i rrezikuar prej pasojave tё ndryshimeve klimatike. Rreshjet pritet tё pakёsohen me 10 pёr qind deri nё vitin 2020 dhe 20 pёr qind deri nё vitin 2050. Kёto tё dhёna bazohen nё raportin mbi ndryshimet klimatike nё Ballkanin Perёndimor, ku parashikohet njё ngritje alarmante tё temperaturёs nё rajon.

Nxёnёsit por edhe studentёt shqiptarё lipset tё solidarizohen me bashkёmoshatarёt, qё pushtuan sheshet nё kёtё 15 mars. Pёr tё ardhmen e tyre. Dhe pёr tё mёsuar tё rriturit. Deri sa tё merren masat pёr ta mbrojtur atё.

Tjetri
Saga e abuzimeve me rrugën gjysmake të Gjinarit shkon në gjyq

Saga e abuzimeve me rrugën gjysmake të Gjinarit shkon në gjyq

Më të lexuarat

Një vit i regjenerimit të oqeaneve

Lufta pёr tё ardhmen

13:47 | 16/03/2019
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17:16 | 17/05/2022
‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

‘Rigjenerimi urban’ i sheshit të Flamurit dëmtoi trashëgiminë historike të Vlorës

17:38 | 17/05/2022
Paqartësi në kërkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin për Rilinda Selimin

‘Para konfirmimit zgjedh familjen’, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet në KPA

21:11 | 19/05/2022
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

07:20 | 18/05/2022
Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

19:27 | 16/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.