AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rënia e importit të mallrave të akcizës dëmton të ardhurat buxhetore

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nje dyqan i bllokuar nga inspektoret e tatimeve, ne plazhin Iliria ne Durres. Foto:LSA

Si rrallë herë gjatë viteve të fundit, të ardhurat buxhetore pësuan një rritje minimale vjetore prej 1.7% gjatë periudhës janar-shkurt 2019, ku problemin duket se e ka shkaktuar rënia e konsiderueshme e importit të mallrave të akcizës. Qeveria vendosi ndërkohë shkarkimin e dy drejtoreshave të Tatimeve dhe Doganave.

Nje dyqan i bllokuar nga inspektoret e tatimeve, ne plazhin Iliria ne Durres. Foto:LSA

Të ardhurat e buxhetit të shtetit gjatë dymujorit të vitit 2019 pësuan një rritje minimale prej 1.7% në tërësi ndërsa të ardhurat nga tatimet dhe doganat pësuan rënie në masën 0.6%. Rënia e të ardhurave të buxhetit vjen në një kohë kur barra fiskale për shqiptarët u rrit përmes vendimit administrativ të rritjes së pagës minimale zyrtare për efekt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.

Në një veprim të papritur, Këshilli i Ministrave vendosi ndërkohë të mërkurën shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së tatimeve Vasilika Vjero dhe atë të doganave, Belinda Ikonomi. Të dyja ishin në këto pozicione që nga shtatori i vitit 2016. Shkaqet e shkarkimeve nuk bëhen të ditura.

Tre grupime të rëndësishme të ardhurash, ato nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, nga Akcizat dhe nga Taksat Nacionale, pësuan rënie të konsiderueshme, sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Financave. Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimi dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale u rritën. Njëkohësisht, të ardhurat nga fondet speciale, ku përfshihen sigurimet shoqërore e shëndetësore, u rritën me 4.8%, kryesisht si pasojë e ndryshimit të pagës minimale zyrtare nga 24 mijë në 26 mijë lekë në muaj duke filluar nga 1 janari 2019.

Shkaqet kryesore të rënies së të ardhurave doganore duket se lidhen me importet e dobëta të mallrave të akcizës, por edhe vendimi i qeverisë për të ndaluar importin e makinave të përdorura me jetë më të madhe se dhjetë vjet, duket se ka pasur një rol gjatë muajit janar.

Importi i karburanteve në periudhën janar-shkurt 2019 ishte 66 mijë tonë, me një rënie prej 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Taksimi i karburanteve përmes akcizës, TVSH-së, taksës së ndotjes e taksës së qarkullimit përbën burimin më të madh të të ardhurave të buxhetit të shtetit ku zakonisht një në çdo katër lekë të ardhura lidhet me karburantet. Por në rënie gjatë këtij viti ishte edhe importi i cigareve, i kafesë dhe i birrës, të gjitha këto mallra akcize.

Importi i cigareve gjatë vitit 2018 ishte 2,858 tonë, me rënie me 8% në krahasim me vitin 2017 dhe në nivelin më të ulët të regjistruar që nga viti 2015. Por në dy muajt e parë të vitit 2019, importi i cigareve pësoi një rënie tjetër në masën 2.4% në krahasim me nivelin sakaq të ulët të vitit 2018. Në të njëjtën kohë, importi i kafesë ra me 17% ndërsa ai i birrës ra me 20%.

Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria miratoi një vendim kontrovers për ndalimin e importit të makinave me moshë më të madhe se dhjetë vjet, nën argumentin e mbrojtjes së mjedisit. Por pati një problem: Importi i makinave të përdorura është një burim i konsiderueshëm i të ardhurave doganore të vendit. Zakonisht 3% e të ardhurave doganore ose mbi 5 miliardë lekë në vit paguhen nga shqiptarët për importimin e një makine të përdorur. Qeveria u tërhoq në muajin shkurt nga vendimi kontrovers duke lejuar vijimin e importimit të makinave të përdorura.

Qeveria ka planifikuar rritjen e të ardhurave buxhetore në masën 8% në krahasim me të ardhurat e vitit 2018. Por zakonisht plani i të ardhurave rishikohet disa herë në vit dhe gjithmonë në ulje.

Etiketa: buxhetiImportetKarburantetMASMinistria e FinancaveMjedisitQeveriaSHTaksatTVSHuljeVasilika VjeroVendimVendimi
Tjetri
Mesazhi i Arta Markut për prokurorët: Mbani larg gazetarët nga hetimet

Mesazhi i Arta Markut për prokurorët: Mbani larg gazetarët nga hetimet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.