AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Europa duhet të bashkohet përballë Kinës

Guy VerhofstadtngaGuy Verhofstadt
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Xi Jingpin gjatë takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Foto: Facebook/Emmanuel Macron.

Vendimi i qeverisë italiane për të mbështetur “Nismën një brez një rrugë” të Kinës është antitetike për interesat europiane dhe italiane dhe është drejtpërdrejt në duart e presidentit kinez Xi Jinping. Ndërkohë që Bashkimi Europian duhet të ndjekë një marrëdhënie më të ngushtë me Kinën, ai duhet ta bëjë këtë si një bllok i vetëm – dhe kështu në një mënyrë të barabartë.

Presidenti Xi Jingpin gjatë takimit me homologun e tij francez Emmanuel Macron. Foto: Facebook/Emmanuel Macron.

Kur kërkojnë kapital investues dhe marrëveshje komerciale në dukje fitimprurëse, qeveritë anëtare të BE-së jo gjithmonë i marrin në konsideratë interesat e përbashkëta europiane. I tillë ka qenë rasti sidomos në lidhje me Kinën. Megjithatë, shtetet anëtare që ndjekin një marrëdhënie me Kinën në mënyrë të njëanshme rrezikojnë vetë dhe pjesën tjetër të Europës.

Përpjekjet për të përcaktuar një qëndrim të përbashkët të BE-së ndaj Kinës kanë qenë deri tani të kufizuara. Të hutuar nga saga e pafund  e Brexit dhe kërcënimet e paraqitura nga Teknologjitë e Mëdha, liderët e BE-së nuk kanë gjetur kohë për të diskutuar shumë çështje të tjera të rëndësishme. Megjithatë, në pritje të një samiti të ardhshëm BE-Kinë më 9 prill, krerët e BE-së eksploruan qasje të përbashkëta me Kinën në një takim këtë muaj në Bruksel, ku ata theksuan rreziqet e vendimit të qeverisë italiane për të mbështetur “Nismën një Brez një Rrugë” (BRI) të presidentit kinez Xi Jinping.

Ky paralajmërim kaloi pa u vënë re. Të nesëmen, qeveria populiste e koalicionit italian mirëpriti Xi Jinping në Romë dhe nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Kinën, duke dalë vepruar ndryshe nga pjesa tjetër e BE-së. Mjerisht, vendimi i Italisë për të marrë pjesë në BRI në mënyrë të njëanshme nuk do të dëmtojë vetëm ndikimin kolektiv të BE-së përballë Kinës, por gjithashtu do të rezultojë në një marrëveshje më të keqe për popullin italian.

Italia nuk është shteti i parë anëtar i BE-së që nënshkruan një marrëveshje në programin kryesor të investimeve të infrastrukturës së Kinës, por është ekonomia më e madhe europiane dhe vendi i parë G7 që e bën këtë gjë. Nuk mund të ketë asnjë dyshim se veprimi i fundit i qeverisë italiane përfaqëson një goditje të befasishme për Xin Jinping dhe një pengesë për Europën. BRI, në fund të fundit, nuk është një nismë bamirëse e zhvilluar për përmirësimin e njerëzimit. Është një program i politikës së jashtme i projektuar në mënyrë eksplicite për të zgjeruar ndikimin ekonomik dhe gjeostrategjik të Kinës në nivel global. Siç paralajmëroi kohët e fundit Këshilli i Sigurimit Kombëtar i SHBA-së, qeveria italiane është drejt rrugës për të legjitimuar “qasjen grabitqare të Kinës ndaj investimeve” pa dhënë asnjë përfitim për “popullin italian”.

Koha që Xi Jinping vizitoi Italinë, 22-24 mars, nuk ishte rastësi. Para zgjatjes së fundit të afatit të Brexit, Britania e Madhe ishte e vendosur të largohej nga BE-ja më 29 mars. Midis kësaj dhe zgjedhjeve të ardhshme të Parlamentit Europian në maj, lidershipi i BE-së ka qenë totalisht i shpërqendruar. Nuk mund të ketë kohë më të mirë që Xi t’i bombardojë qeveritë e cenueshme të Europës me premtime të investimeve kineze (që do të thotë hua shumë të kushtëzuara).

Për fat të mirë dhe në kontrast të thellë me naivitetin e qeverisë italiane, presidenti francez Emmanuel Macron përfshiu Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker në takimin e tij me Xi Jinping. Ashtu si liderët e tjerë të kujdesshëm europianë, ai e kupton se në një botë të dominuar nga superfuqitë si Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, Europa do të lulëzojë vetëm nëse shtetet e saj anëtare do të qëndrojnë të bashkuara.

Megjithatë, pa një strategji të qartë në nivel BE-je, Europa do të mbetet e ndjeshme ndaj taktikave të ndarjes dhe pushtimit të gjigantëve globalë dhe europianët do të privohen nga një zë kolektiv me të cilin të mbrojnë interesat e tyre. Ashtu si Rusia, e cila ka arritur të kthejë kundër njëri-tjetrit shtetet anëtare të tubacionit të gazit Nord Stream 2, Kina do të angazhohet në mënyrë bilaterale me sa më shumë vende europiane të mundet. Në çdo negociatë të tillë, ajo do të jetë gjithmonë në avantazh.

Një zgjidhje e mundshme, e sugjeruar nga komisioneri i BE-së Günther Oettinger, është t’i japë Komisionit Europian veto mbi çdo investim kinez në BE. Kjo ide është e vlefshme për t’u shqyrtuar, sepse vendimet e njëanshme nga shtetet e BE-së mund të kenë implikime të mëdha sigurie dhe ekonomike për pjesën tjetër të Europës. Për më tepër, mundësia që qeveritë kombëtare të veprojnë sipas dëshirës së tyre frustron në mënyrë të panevojshme përpjekjet e BE-së për të krijuar një marrëdhënie më të ngushtë me Kinën.

Një marrëdhënie e fortë BE-Kinë mund të ketë përfitime të mëdha për të gjithë të përfshirët në të. Është në interesin e Europës të forcojë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, jo më pak duke punuar me Kinën për të hapur ekonominë e saj, për të përmirësuar të dhënat e saj për të drejtat e njeriut dhe për të eliminuar praktikat e padrejta tregtare. Nëse ka një gjë për të cilën mund të bien dakord liderët e BE-së, është se bashkëpunimi me Kinën duhet të mbizotërojë mbi konfrontimin.

Në samitin e ardhshëm BE-Kinë, progresi drejt një marrëveshjeje investimi BE-Kinë deri në vitin 2020 do të ishte një shenjë pozitive. Një marrëveshje e tillë mund të hapte më shumë sektorë ekonomikë në Kinë për firmat europiane duke eliminuar pengesat ndaj qasjes në treg dhe duke reduktuar diskriminimin ndaj investitorëve të huaj të drejtpërdrejtë. Por, po aq e rëndësishme, Europa ka nevojë për një qasje të përbashkët për të mbrojtur infrastrukturën e saj kritike, sidomos kur është fjala për pajisjet 5G (ku Huawei është një nga furnizuesit kryesorë).

BE-ja ka qenë shumë e ngadaltë për të hapur sytë ndaj sfidave të paraqitura nga një Kinë gjithnjë e më ambicioze. Por nëse qëndrojmë të bashkuar, mund të ndërtojmë ende një partneritet kino-europian që do t’i shërbejë të gjitha interesave tona në të ardhme.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Europe Must Unite On China

Etiketa: 5GAngela MerkelBashkimi EuropianBEBrexitBritania e MadheBrukselEkonomiaEmmanuel MacronEuropaFacebookhuaItaliaKinaKomisioneriMacronmarrëveshjeMerkelParaProject SyndicateQeveriaQeveria italianeromRusiaSamitiSHSHBAShtetet e BashkuaraTregVendimetVendimivetoXi Jinping
Tjetri
KPK shkel afatin për zbardhjen e vendimit ndaj Donika Prelës

Vendimi për Donika Prelën, KPK i njohu të ardhurat e pataksuara si të ligjshme

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.