AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Europa dhe imperializmi i ri

Jean Pisani-FerryngaJean Pisani-Ferry
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kartmonedha euro. Foto: Pixabay.

Për dekada me radhë, Europa ka shërbyer si kujdestare e rendit liberal të pasluftës, duke u siguruar që rregullat ekonomike të zbatohen dhe që ambiciet kombëtare të jenë në varësi të qëllimeve të përbashkëta brenda organeve multilaterale. Por me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që po e përziejnë gjithnjë e më shumë ekonominë me agjendat nacionaliste të politikës së jashtme, Europa do të duhet të përshtatet.

Kartmonedha euro. Foto: Pixabay.

Imperializmi, shkroi Lenini një shekull më parë, përcaktohet nga pesë karakteristika kryesore: përqendrimi i prodhimit; bashkimi i kapitalit financiar dhe industrial; eksportet e kapitalit; kartelet transnacionale; dhe ndarja territoriale e botës midis fuqive kapitaliste. Deri së fundmi, vetëm bolshevikët e gjetën ende të rëndësishëm këtë përkufizim. Tashmë jo më: Karakterizimi i Leninit duket gjithnjë e më i saktë.

Disa vjet më parë, globalizimi supozohej të zbuste fuqinë e tregut dhe të nxiste konkurrencën. Dhe shpresohej që ndërvarësia më e madhe ekonomike të parandalonte konfliktet ndërkombëtare. Nëse do të kishte autorë të fillimit të shekullit të XX-të të cilëve do t’u referoheshim, ata ishin Joseph Schumpeter, ekonomisti që identifikoi “shkatërrimin krijues” si një forcë shtytëse progresi dhe britanikun Norman Angell, i cili u shpreh se ndërvarësia ekonomike e kishte bërë militarizmin të vjetëruar. Megjithatë, ne kemi hyrë në një botë monopolesh ekonomike dhe rivaliteti gjeopolitik.

Problemi i parë mishërohet nga gjigandët e teknologjisë amerikane, por, në fakt, është i përhapur. Sipas OECD, përqendrimi i tregut është rritur në një sërë sektorësh, në SHBA dhe në Europë; dhe Kina po krijon kampionë kombëtarë gjithnjë e më të mëdhenj dhe të mbështetur nga shteti. Sa i përket gjeopolitikës, SHBA-ja duket se e ka braktisur shpresën se integrimi i Kinës në ekonominë globale do të çonte në konvergjencën e saj politike me rendin liberal perëndimor të vendosur. Siç e tha në një fjalim në tetor të vitit 2018 zv/presidenti amerikan Mike Pence, Amerika tani e konsideron Kinën si një rivale strategjike në një epokë të re “konkurrence të fuqisë së madhe”.

Përqendrimi ekonomik dhe rivaliteti gjeopolitik janë në fakt të pandashëm. Ndërsa interneti dikur shihej si një fushë e hapur, universale dhe konkurruese, ai po ndahet në një arkipelag nën-sistemesh të ndara, disa prej të cilave administrohen nga qeveritë. Ekziston një frikë gjithnjë e më në rritje se dominimi i teknologjisë kineze Huawei në harduerë 5G mund të përdoret për përfitime gjeopolitike. Dhe shoqata e industrisë gjermane BDI tani po paralajmëron se Kina ka hyrë në “konkurrencë sistemore me ekonomitë e tregut liberal” dhe është “bashkimi i kapaciteteve për qëllime politike dhe ekonomike me efikasitet të lartë”.

Por edhe Shtetet e Bashkuara po ripozicionohen, sidomos në sferën e tregtisë dhe investimeve. Legjislacioni i miratuar së fundmi ka autorizuar Departamentin e Thesarit të synojë investimet e huaja “të motivuara strategjikisht”  që mund të “paraqesin një kërcënim për superioritetin teknologjik dhe sigurinë kombëtare të SHBA-së”, duke sugjeruar se administrata Trump synon të përdorë shqyrtimin e investimeve për të mbrojtur avantazhin teknologjik të Amerikës.

Kina akuzohet gjerësisht se përzien ekonominë me politikën. Megjithatë, kjo është po aq e vërtetë edhe për SHBA-në. Merrni në konsideratë përdorimin e dollarit nga administrata Trump – të cilën shumë e konsideronin një të mirë publike globale – dhe rolin e tij qendror në financimin global për të imponuar sanksione sekondare për kompanitë e huaja që bëjnë biznes me Iranin. Si rezultat, SWIFT, shërbimi i mesazheve financiare me bazë në BE, u detyrua të mohonte qasjen në bankat iraniane ose rrezikonte të humbiste qasjen e vet në sistemin financiar të SHBA-së. Po ashtu, nën presionin e SHBA-së, Bundesbank vitin e kaluar bllokoi një transfertë të madhe parash në Teheran të një depozitë iraniane në një bankë iraniane në Hamburg. Është e qartë se Shtetet e Bashkuara nuk ndjejnë asnjë nevojë për vetëpërmbajtje në përdorimin e tyre të fuqisë monetare dhe financiare.

Për Europën, këto zhvillime përbëjnë një goditje të madhe. Ekonomikisht, Bashkimi Europian është një bartës i rendit liberal të pasluftës: si një kampion i tregjeve konkurruese, ai vazhdimisht ka detyruar kompanitë e fuqishme të huaja që të respektojnë ligjet e tij. Por, në aspektin gjeopolitik, BE-ja gjithmonë është përpjekur që t’i mbajë të ndara marrëdhëniet ekonomike dhe ato ndërkombëtare – dhe kështu të ndihen të sigurt në një sistem multilateral, të bazuar në rregulla, ku ushtrimi absolut i pushtetit shtetëror është domosdoshmërish i përmbajtur. Nacionalizmi dhe imperializmi janë makthet e saj më të këqija.

Sfida e Europës tani është të pozicionohet në një peizazh të ri ku fuqia ka më shumë rëndësi sesa rregullat dhe mirëqenia e konsumatorit. BE-ja përballet me tri pyetje të mëdha: nëse do të riorientojë politikën e saj të konkurrencës; si të kombinohen objektivat ekonomike dhe ato të sigurisë; dhe si të shmanget duke u bërë peng i ekonomisë së përparësive të politikës së jashtme amerikane. Përgjigja e të tria këtyre pyetjeve do të kërkojë një ripërkufizim të sovranitetit ekonomik.

Politika e konkurrencës është çështje debati të ashpër. Disa dëshirojnë të ndryshojnë rregullat antitrust të BE-së për të mundësuar krijimin e “kampionëve” europianë. Por propozime të tilla janë të diskutueshme. Europa ka nevojë për më shumë nisma politikash industriale në fusha si inteligjenca artificiale dhe bateritë elektrike, ku ajo rrezikon të mbetet pas fuqive të tjera globale. Rregullatorët që japin gjykime mbi bashkimet dhe ndihmën shtetërore duhet të marrin në konsideratë fushën gjithnjë e më të madhe të konkurrencës globale. Dhe vlerësimet statike të fuqisë së tregut duhet të plotësohen me qasje më dinamike që vlerësojnë inovacionin. Por asnjë nga këto nuk ndryshon faktin se në një botë gjigantësh korporatash, do të kemi nevojë për politika konkurruese më të forta për të mbrojtur konsumatorët.

Logjika ekonomike dhe shqetësimet e sigurisë mund të bien dakord lehtë. Një vendim për të refuzuar një bashkim apo për të autorizuar një investim në dobi të një konkurrenti të huaj politikisht të motivuar mund të ketë kuptim ekonomik, ndërkohë që duket i habitshëm në qarqet e politikës së jashtme. Zgjidhja është të mos përzihemi me rregullat e konkurrencës, por t’i jepet atyre që janë përgjegjës për sigurinë një e drejtë fjale në procesin e vendimmarrjes. Për këtë qëllim, në një artikull të ardhshëm ku kam qenë bashkë-autor së bashku me ekspertë të politikës së jashtme dhe me ekonomistë të tjerë, ne propozojmë që Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë t’i jepet e drejta për të kundërshtuar në bazë të sigurisë bashkimet e propozuara të Komisionit Europian ose vendimet e investimeve. Shtetet anëtare të BE-së tashmë kanë procedura të tilla dhe kështu duhet të ketë edhe BE-ja.

Së fundmi, BE-ja duhet të bëjë më shumë për të zhvilluar paketën e saj financiare dhe për të promovuar përdorimin ndërkombëtar të euros. Nuk duhet të ketë asnjë iluzion se euro do të zhvendosë dollarin. Por me sinjalizimin e SHBA-së se do të përdorë Uoll Stritin dhe dollarin si instrumente të politikës së jashtme, Europa nuk mund të jetë më një spektator pasiv dhe neutral. Nëpërmjet linjave të shkëmbimit me bankat qendrore partnere dhe mekanizmave të tjerë, ajo mund ta bëjë euron më joshëse për të huajt, ndërsa forcon sovranitetin e saj ekonomik.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Europe and the New Imperialism 

Etiketa: 5GAdministrataadministrata TrumpAmerikaBankatBashkimi EuropianBDIBEEuroEuropaFushaglobalizimiIntegrimiInteligjenca ArtificialeKinakonkurrenceKrijonMike PenceNacionalizminismaOECDProject SyndicatePunëQarqetsanksioneSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpVendimVendimet
Tjetri
Mina me telekomandë nga Vlora në Lezhë, dy të arrestuar

Mina me telekomandë nga Vlora në Lezhë, dy të arrestuar

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.