AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda Albana Boksi drejt konfirmimit në detyrë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Albana Boksi në Tiranë më 4 prill 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Komisioni vlerësoi të enjten gjatë seancës dëgjimore se gjyqtarja Albana Boksi ka kryer deklarime të sakta të pasurisë dhe se ka burime të ligjshme. Gjithashtu, ajo u vlerësua pozitivisht edhe për figurën dhe profesionalizmin.

Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Albana Boksi në Tiranë më 4 prill 2019. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Gjyqtarja në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda u përball të enjten gjatë seancës dëgjimore pa probleme me procesin e vetingut. Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Relatorja e çështjes, Firdes Shuli u shpreh se komisioni e ka rivlerësuar gjyqtaren Boksi në të tri komponentët; për deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin. Shuli theksoi se gjyqtarja Boksi ka qenë tërësisht bashkëpunuese gjatë gjithë procesit të verifikimit, gjë që do të konsiderohej gjatë marrjes së vendimit. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka raportuar pranë komisionit se gjyqtarja Albana Boksi ka kryer deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive që zotëron, nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Komisioni ka kryer hetim të pavarur për të tre kriteret prej ku për asnjërën prej tyre nuk ka evidentuar probleme që të mund të rëndojnë pozitën e gjyqtares Boksi. Sipas relatores Shuli, për apartamentin me sipërfaqe 77 m2 në Tiranë të porositur nga subjekti në vitin 2015 për vlerën e 7 milionë lekëve. Si burim të krijimit të kësaj pasurie, gjyqtarja Boksi ka deklaruar kursimet ndër vite, një hua të marrë nga një i afërm, kredi bankare dhe mbylljen e një depozite bankare.  Relatorja Firdes Shuli pohoi se nga verifikimet e kryera prej komisionit nuk janë konstatuar probleme për deklarimet e kësaj pasurie dhe se gjyqtarja Albana Boksi ka pasur burime të ligjshme.  Komisioni ka administruar edhe dokumentacionin vërtetues për të ardhurat të të afërmit të gjyqtares Boksi që i ka dhënë kësaj të fundit huanë në shumën e 10 mijë eurove. Sipas relatores, në dokumentet e legalizuara dhe me vulë apostile pasqyrohen të ardhurat buto të personit të lidhur me subjektin për vitit 2014, 2015 dhe 2016.

Komisioni ka gjetur pa probleme edhe deklarimin e gjyqtares Boksi për kalimin në pronësi në vitin 2015 një autoveture tip “Ford” me vlerë 11 200 euro.

Për tokën e blerë në vitin 2005 në fshatin Pulaj-Plazh në Shkodër, me pjesë takuese ¼ m vlerë 500 mijë lekë, gjyqtarja Boksi ka deklaruar si buim të krijimit të kësaj pasurie kursimet. Komisioni ka konstatuar se subjekti nuk është në konflikt interesi me ish-pronarin e tokës dhe se deklarimet e saj përkojnë me gjetjet e hetimit administrativ.

Relatorja Shuli sqaroi se për mosjustifikimin e burimit të shpenzimeve gjatë vitit 2005, subjekti ka kërkuar që të zbritet shuma 270 mijë lekë për udhëtimin dhe qëndrimin jashtë shtetit për 29 ditë. Sipas relatores, Boksi ka depozituar dokumente se gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë jashtë shtetit për arsye pune dhe ka kërkuar që ky shpenzim t’i zbritet. Sipas komisionit, Boksi nuk ka deklaruar kusime cash për vitin 2004.

Ndërkohë, për një gjendje 380 mijë lekë në vitin 2017, komisioni ka konstatuar se kjo vlerë është përfituar nga të ardhura të ligjshme. Relatorja Shuli u shpreh se gjyqtarja Albana Boksi ka kryer deklarime të sakta, sin ë deklaratën veting, ashto edhe në ato periodike.

Gjyqtarja Albana Boksi është vlerësuar pozitivisht edhe për pastërtinë e Figurës dhe profesionalizimin. Kështu, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, ka raportuar pranë komisionit se nuk është gjetur asnjë kontakt i papërshtatshëm për gjyqtaren e Apelit të Krimeve të Rënda.

Ndërsa dy denoncimt e kryera nga publiku pranë KPK jan ëvlerësuar se nuk përmbushin kriteret. Lidhur me profesionalzimin, relatorja Shuli pohoi se ka rezultuar se gjyqtarja Albana Boksi ka treguar aftësi të mira profesionale dhe organizative, ka paraqitur etikë të lartë dhe angazhime të larta profesionale.

Në fund të senacës, gjyqtarja Albana Boksi deklaroi se u qëndronte gjithë shpjegimeve të dhëna. Ajo e vlerësoi procesin si transparent e objektiv dhe kërkoi konfirmimin e saj në detyrë.

Komisioni vendosi të shpallë vendimin më datë 5 prill, ora 09:00.

Etiketa: Albana BoksiBIRNDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliGjykatëHetimhuaILDKPKIkonfliktkonflikt interesiKontrolliKPKkrediKrimeMarie TumaPamela QirkoplazhSeancaShkodërVetingVëzhguesit
Tjetri
Marshimi i Krenarisë do të fuqizojë të drejtat e njeriut në Bosnje

Marshimi i Krenarisë do të fuqizojë të drejtat e njeriut në Bosnje

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.