AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komuniteti Rom marshon në kërkim të shërbimeve dhe strehimit në Tiranë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistet e komunitetit rom gjate protestes se zhvilluar te henen ne Tirane. Foto: Loreta Cuka

Një grup aktivistësh të komunitetit rom marshuan të hënën në rrugët e Tiranës për të kërkuar më shumë akses në shërbimet shtetërore, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Aktivistet e komunitetit rom gjate protestes se zhvilluar te henen ne Tirane. Foto: Loreta Cuka.

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, 8 Prill, një grup aktivistësh dhe familjesh të komunitetit rom në Tiranë organizuan një marshim sensibilizues, ku i kërkuan institucioneve të shtojnë përpjekjet e tyre për të garantuar barazi dhe jetesë të denjë. Aktivistët e nisën marshimin e tyre nga ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe e përfunduan te Bashkia e Tiranës.

Nën reshjet e shiut, protestuesit bënë thirrje “Duam zgjidhje” dhe “Duam shtëpi” dhe thanë se ia dedikojnë protestën fëmijëve të tyre, që të kenë akses në arsim, shëndetësi, punësim dhe strehim të qëndrueshëm.

Problematikat e tyre kryesore lidheshin me zbatimin e VKM-së që zgjat bonusin e qirasë, garantimin e aksesit në shëndetësi, por edhe përfshirjen në përjashtimin nga pagesa e çerdhes dhe kopshtit në qytetin e Tiranës.

Duke u ndalur te Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, protestuesit kërkuan ngritjen e një qendre shëndetësore në Lanabregas, qendër që sipas tyre nuk do t’u shërbente vetëm familjeve rome, por të gjithë banorëve.

Marshuesit gjithashtu kërkuan zgjidhjen e ngërçit institucional të nxjerrjes së akteve nënligjore që do të garantonin përfitimin e komunitetit rom dhe egjiptian nga skema e energjisë elektrike në mbështetje të familjeve në nevojë.

VKM-ja e miratuar në vitin 2015 përcakton heqje të konsumit deri në 300KW të energjisë për familjet në nevojë, por që nuk u ka sjellë përfitime komunitetit rom pasi dy ministritë, ajo e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk bien dakord se cila është përgjegjëse për nxjerrjen e akteve nënligjore.

Një nga shqetësimet kryesore të familjeve rome në Tiranë, që sipas aktivistëve kërkon zgjidhje të menjëherëshme, është ndryshimi i Vendimit të Këshillit Bashkiak (VKB nr. 40, datë 29.03.2018) për të futur në skemën e përjashtimit nga tarifa e kopshteve dhe çerdheve komunitetin rom dhe egjiptian.

Skema aktuale favorizon disa shtresa vulnerabël, por lë jashtë komunitetin rom dhe egjiptian duke përfshirë vetëm ata që përfitojnë nga ndihma ekonomike.

Kjo ka vështirësuar përpjekjet për arsimim të komunitetit, sipas Ola Tares, drejtueses së qendrës T’reja që synon fuqizimin e familjeve të varfra, pasi penalizon familjet rome dhe egjiptiane të cilat për arsye burokratike nuk i përmbushin kushtet për ndihmë ekonomike, pavarësisht se jetojnë në varfëri.

“Prindërit detyrohen t’i marrin fëmijët e vegjël me vete në punë, qofshin këto punë në treg apo gjatë mbledhjes së materialeve të riciklueshme,” sqaroi Tare duke folur për BIRN.

“Kjo rrezikon fëmijët ndaj trafikimit, por mbi të gjitha ndaj mosshkollimit,” shtoi ajo.

Protestuesit qëndruan edhe para bashkisë Tiranë, ku i bënë thirrje kryebashkiakut Veliaj të marrë masa konkrete për zbatimin e VKM-së që zgjat trajtimin e tyre me bonus qiraje. Ata theksuan se rrezikojnë të nxirren në rrugë nga qiradhënësit për shkak të vonesës 4-mujore në kalimin e pagesës që ndahet 50/50 mes Bashkisë Tiranë dhe Entit të Banesave.

“Bashkia po na përdor dhe po na lodh. Kemi dy vjet që rrezikojmë shtëpitë tona, zbatoni VKM-në,” tha një nga protestuesit para bashkisë.

Që nga viti 2014, Bashkia e Tiranës ka zhvendosur me forcë pjesëtarë të komunitetit rom, të cilët banonin prej mbi 25 vitesh në zonën e Selitës, për t’i hapur rrugë ndërtimit të Unazës së Madhe. Për shkak të moslëshimit të certifikatës së pronësisë, shumica e familjeve të dëbuara nuk përfituan nga kompensimi i plotë i banesës së shembur, por u trajtuan me një bonus qiraje.

Pas mbarimit të 3-vjeçarit të parë, komuniteti i dëbuar kërkoi zgjatjen edhe me 3 vite të tjera, që u miratua në janar 2019, por që ende nuk i ka ofruar pagesat.

“Lali Eri… jam një nxënëse nga shkolla 26-Nëntori që ka mbjellë një pemë për ty,” tha një e re nga komuniteti në protestën e të hënës. “Tani unë dua një shtëpi nga ty, jo një pemë me mimoza,” thirri ajo me zë të dridhur.

Tregu i Selitës ishte një tjetër pikë e përmendur gjatë protestës. Komuniteti i kërkoi institucioneve të qartësojnë fatin e tregut në Selitë, që sipas tyre nën zë përflitet se do të prishet, duke i sjellë një dëm të madh familjeve që sigurojnë jetesën përmes shitjes së rrobave.

“Sot treguam se romët dhe egjiptianët i dinë përgjegjësitë e tyre, por ata gjithashtu i njohin tashmë më mirë të drejtat e tyre dhe janë të vendosur t’i kërkojnë ato,” tha Tare.

“Jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e bëra për të përmirësuar kushtet, por gjërat duan gjithashtu nxitje,” përfundoi Tare.

Etiketa: aktivistAktivistëaktivistetBanorëBashkiaBIRNegjiptiankomuniteti romMasambështetjeParaPunëromromëSHshkollaTiranëTregTreguVKM
Tjetri
Serbi famëkeq i Urës së Ibrit ndihmoi në ndërtimin e Rrugës së Kombit

Kosova zgjedhje të jashtëzakonshme në veriun me shumicë serbe

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.