AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata liron mjekët e akuzuar për vdekjen e nënës 25-vjeçare

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Të afërm të Rexhina Debrovës në Gjyaktën e Elbasanit. Foto:Bardha Nergjoni

Dy mjekë  të arrestuar për akuzën e “mjekimit të pakujdeshëm” u lanë me masë sigurie detyrim paraqitje” nga Gjykata e Elbasanit. Të afërmit e 25 vjeçares që humbi jetën në spital protestuan para derës së gjykatës. 

Të afërm të Rexhina Debrovës në Gjyaktën e Elbasanit. Foto:Bardha Nergjoni

Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë detyrim paraqitje për kardiologun Mehmet Ibaj dhe reanimatorin Niko Thana, të cilët akuzohen për “mjekim të pakujdesshëm” me pasojë vdekjen e Rexhina Debrovës, një nënë 25-vjeçare.

Të afërmit e 25-vjeçares pretenduan se mjekët nuk kishin vepruar në kohë dhe kishin neglizhuar situatën e gruas e cila  vdiq rreth një orë pas lindjes së foshnjes. Ata po ashtu ishin të pranishëm pranë gjykatës ditën e mërkurë dhe kërkuan që të vendosej drejtësi.

Mjekët nuk e kanë pranuan akuzën dhe e cilësuan arrestimin si të padrejtë, ndërsa kolegë të tyre protestuan kundër arrestimit.

Mjekët u arrestuan dy ditë më parë nga policia, pasi e reja humbi jetën në sallën e operacionit, ndërsa familjarët e saj ngritën akuza ndaj doktorëve. Arrestimi  i mjekëve nga policia solli një protestë nga mjekët e maternitetit në Elbasan, të cilët e cilësuan e dënuan ndalimin si nje reagim të tepruar në një kohë kur ende nuk kishte dalë ekspertiza mjeko-ligjore.

Masa e sigurimit u kërkua nga prokurori Xhelian Seferi i cili pasi referoi para gjykatës hetimin e plotë të çështjes në ngarkim të dy mjekëve kërkoi që ndaj tyre të caktohej masa “Detyrim Paraqitje”.

Po ashtu Demir Çiftja, avokat i mjekut reanimator, Nikollaq Thano, kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit, arrestimi i reanimatorit Nikollaq Thano është i paligjshëm.

Avokati i kërkoi gjykatës moscaktim të asnjë mase penalizimi ndaj klientit të tij pasi  ai ka kryer detyrën me korrektësi dhe nuk rezulton të ketë asnjë shkelje të protokollit të mjekimit të pacientes që fatkeqësisht për shkak të një komplikacioni tē rrallë humbi jetën pas operacionit.

Ilir Murra avokati i mjekut Kardiolog Mehmet Ibaj gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij. Sipas avokatit Murraj ,arrestimi i mjekut kardiolog është i paligjshëm dhe ndaj tij nuk duhet të jepet asnjë masë.

Pasi dëgjoi palët  gjyqtarja Pajtime Fetahu  deklaroi në vendimin e saj se la në fuqi kërkesën e Prokurorit.

Ndërkohë që po zhvillohej procesi, para derës së gjykatës u mblodhën familjarët e Rexhina Debrovës, nënës që humbi jetën në maternitetin e Elbasanit. Ata protestuan me foshnjën e lindur para pak ditësh në duar.

Familjarët e irrituar i kanë cilësuar mjekët si kriminelë. “Kush do mbajë përgjegjësi për këtë fëmijë që do rritet pa nënë”, “Ku janë kriminelët që  protestuan dje”, “Të kalben në burg”, “Të vendoset drejtësi, ndryshe ne nuk do i falim”, kanë qenë disa nga deklaratat e familjarëve.

Familjarët deklarojnë se Anxhela nuk ka pasur asnjë shqetësim gjatë shtatzanisë dhe analizat gjithashtu i kanë dalë në rregull.

Sipas informacioneve paraprake nisur dhe nga autopsia, mjekët në Elbasan kanë përcaktuar se shkak i vdekjes ka qenë “tromboembolia pulmonare”. Megjithatë do të priten rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor që do të përcaktojnë përfundimisht shkakun e vdekjes dhe vetëm nga ai do të zbardhet nëse mjekët janë fajtorë apo jo.

Etiketa: AkuzaAnxhelaarrestimiBurgdetyrimelbasanGjyaktëGjykataGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësMASMasaMjekmjekëParaPoliciaProkuroriSHSpitalXhelian Seferi
Tjetri
Vdekje “të papritura”, Autoriteti fajëson viktimat e aksidenteve në minierën e Bulqizës

Aksident i rëndë në minierë, 1 minator vdes nga gazi në Bulqizë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.