AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Përparim Shametaj-Bashkia Selenicë

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Bashkise se Selenices, Perparim Shametaj gjate nje vizite pune ne Shtetet e Bashkuara. Foto: Facebook.

Kryetari i bashkisë së Selenicës, Përparim Shametaj ka kryer investime në blegtori dhe në ndërtimin e një lokali fast-food në vitet 2005 dhe 2015, pa pasur mundësi që t’i mbulojë me të ardhurat e deklaruara pranë ILDKPKI-së.   Përparim Shametaj u zgjodh kryetar i bashkisë së Selenicës në vitin 2015, pasi kishte drejtuar për tre mandate komunën e Sevasterit. Ai përfaqëson Partinë Demokratike dhe fitoi 53.81% të votave në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Shametaj është diplomuar për Menaxhim-Turizëm në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Ai u përfshi në politikën lokale në vitin 2003, duke u zgjedhur kryetar i komunës së Sevasterit në qarkun e Vlorës. Z.Shametaj e drejtoi komunën deri në vitin 2013, ndërkohë që në vitin 2015 u kandidua nga Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiaku Shametaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

Skeda e pasurise se kryetarit te bashkise se Selenices, Perparim Shametaj.

Kryetari i bashkisë së Selenicës zotëronte 6 dynymë tokë me vlerë 4 milionë lekë në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private pranë ILDKPKI-së.

Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Shametajt kap vlerën e 14.2 milionë lekëve, duke shënuar një rritje bruto prej 3.6 herësh. Pjesa kryesore e pasurisë përbëhet nga pasuritë e paluajtshme me vlerë 11.6 milionë lekë. Ai deklaron gjithashtu asete të tjera me vlerë 2.3 milionë lekë, të cilat përfaqësojnë investimet në blegtori të familjes.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 15.6 milionë lekë. Të ardhurat kryesore në familjen Shametaj burojnë nga paga nga funksioni me më shumë se 49%, ndërkohë që zëri i dytë më i madh rrjedh nga aktiviteti në bregtori me gati 28%. Aktiviteti privat i bashkëshortes në menaxhimin e një fast-foodi ka siguruar rreth 20% të të ardhurave, ndërkohë që një vlerë e vogël deklarohet si fitim nga shitja e një makine.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, nga të cilat dy deklarata rezultuan me probleme dhe 11 të tjerat pa probleme.

Deklaratat me probleme i përkasin diferencës negative mes të ardhurave të deklaruara dhe shpenzimeve në vitet 2005 dhe 2010. Në vitin 2005, Shametaj deklaron investim në blegtori në vlerën e 600 mijë lekëve, ndërkohë që nuk deklaron asnjë të ardhur familjare për këtë vit.

Ndërsa për vitin 2010, ai deklaron një investim prej 1.5 milionë lekësh për ndërtimin e fast-food-it në fshatin Sevaster, duke rezultuar me mungesë burimesh financiare në vlerën e 360 mijë lekëve.

Përveç kontrollit aritmetik/logjik, BIRN identifikoi në këtë analizë disa “flamuj të kuq”, të cilat ekspozojnë pasaktësitë apo probleme të tjera në deklarime.

Njëri prej “flamujve të kuq” lidhet me deklarimin me vonesë të pronësisë mbi një shtëpi banimi, tokë bujqësore në Farkë të Tiranës apo investimet në blegtori; të gjitha të bëra para vitit 2003, por të deklaruara pranë ILDKPKI-së në vitin 2004.

Ndërsa në vitin 2015, kryetari i bashkisë së Selenicës i ka marrë hua të vëllait 1 milion lekë për ndërtimin e një shtëpie të re, hua e cila mbetet e pashlyer deri në fund të vitit 2017. Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar nga BIRN lidhet me shitjen e një automjeti për 300 mijë lekë në vitin 2017, ndërkohë që ky automjet nuk rezulton të jetë deklaruar ndonjëherë nga subjekti.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014 

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBashkiaBIRNblegtoriflamuj të kuqflamur i kuqhuaILDKPKIinvestimeKontrollikryetarLokaleParaPartiaPartia Demokratikepasuriaraportreporterreporter.alSelenicëSHSkedaTiranëVlorëZgjedhjet
Tjetri
Operacioni antikanabis mbërrin në Tepelenë, por kultivuesit nuk gjenden

Arrestohet 11 persona për trafik kanabisi drejt Greqisë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.