AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Shkencëtarët paralajmërojnë për ndikime negative të HEC-eve në Vjosë

Ivan DervishingaIvan Dervishi
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lugina e Vjosës afër fshatit Poçem | Foto nga : Gregor Subic

Zbulimet e publikuara të martën nga një grup shkencëtarësh nga Vjena dhe Tirana paralajmërojnë për pasoja negative te lumi Vjosë nga shfrytëzimi i tij për hidrocentrale.

Dele dhe lopë duke kullotur në një lëndinë të lumit Vjosa, në grykën e Këlcyrës, pranë fshatit Dragot në Tepelenë. | Foto nga : Gent Shkullaku

Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Burimeve Natyrore në Vjenë dhe Universiteti Politeknik i Tiranës prezantuan të martën në Tiranë rezultatet e një studimi 2-vjeçar mbi lumin Vjosë.

Sipas ekspertëve të angazhuar në studimin e sedimenteve të lumit Vjosë dhe ndikimin e dy hidrocentraleve përgjatë tij në Poçem dhe Kalivaç, HEC-et do të ndikonin negativisht në rrjedhën natyrore të sedimenteve.

Dr. Christoph Hauer nga Instituti i menaxhimit të ujit, hidrologjisë dhe inxhinierisë hidraulike në Vjenë vlerësoi se për shkak të ritmeve të larta të transportit të sedimenteve të Vjosës, mostrat tregojnë një humbje vjetore të rezervuarit prej rreth 2% në rastin e Kalivaç-it dhe më shumë se 2% në rastin e Poçemit.

“Kjo është më shumë se dyfishi i mesatares globale të humbjeve të akumuluara vjetore, gjë që redukton ndjeshëm prodhimin e energjisë duke filluar nga viti i parë i operimit “, tha ai.

Ekspertët vlerësuan se kjo pritet të ketë kosto tepër të larta ekonomike për menaxhimin dhe trajtimin e sedimenteve nëse do të synohet të shmangen problematikat teknike.

Studiuesit gjithashtu vlerësuan se mungesa e transportit të sedimenteve do të çojë në fragmentizimin e shtratit të lumit në rrjedhën e poshtme, duke ndikuar në nivelet e ujërave nëntokësore dhe do të shkaktojë erozion bregdetar si dhe humbje të biodiversitetit.

Për drejtuesin e organizatës mjedisore EcoAlbania, fokusuar tek mbrojtja e biodiversitetit të Vjosës, Olsi Nika rezultatet e studimit provojnë se qeveria shqiptare nuk do të përmbushë pritshmëritë energjetike që ka në Vjosë.

“Përkundrazi, këto projekte do të sjellin vetëm një situatë humbjeje të trefishtë – në aspektin ekonomik, mjedisor dhe social “, tha Nika.

E pranishme në prezantimin e studimit, Theresa Schiller, koordinatore e fushatës “Save the Blue Heart of Europe” nga EuroNatur, e cila nxit për mbrojtjen e lumenjve në Europë, tërhoqi vëmendjen ndaj rëndësisë së mbrojtjes së Vjosës.

“Vjosa është lumë i rrallë në Europë dhe duhet të ruhet si pjesë e trashëgimisë sonë natyrore. Projektet e hidrocentraleve do ta shkatërrojnë krejtësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme këtë ekosistem unik lumor”, tha Schiller.

Ekspertët paralajmëruan qeverinë se HEC-et do të kenë efekte të dëmshme në sektorin e turizmit dhe atë të bujqësisë në pellgun ujëmbledhës të Vjosës, që është një nga lumenjtë e fundit të egër në Europë.

Në vitin 2017, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh regjistroi gjatë një ekspedite të shkurtër qindra gjallesa të reja në lumin Vjosë, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën, duke shtuar zërat për mbrojtjen e basenit të tij nga projektet për ndërtimin e hidrocentraleve.

Planet për hidrocentrale janë kritikuar vazhimisht nga aktivistët mjedisorë, banorët e zonave dhe Parlamenti Europian në vitet e fundit. Ato janë parë si një rrugë e shkurtër e ndërmarrë nga qeveria për shfrytëzimin e lumenjve, në kurriz të pasojave të rënda për mjedisin, banorët dhe të ardhmen e vendit.

 

Etiketa: aktivistAktivistëBanorëEcoAlbaniaEuroNaturHECKëlcyrëkostoLumiMbrojtjaOlsi NikaParlamenti EuropianpasojaQeveriaQeveria shqiptareSHshqiptareTiranaTiranëUniversiteti Politeknik i TiranësVjosa
Tjetri
E Gdhendur në Gur, Rruga Kombëtare SH 37 (Foto)

E Gdhendur në Gur, Rruga Kombëtare SH 37 (Foto)

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.