AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar-Gëzim Topçiu-kryetar i Bashkisë së Maliqit

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryebashkiaku socialist i Maliqit, Gezim Topçiu. Foto: Facebook.

Kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste, Gëzim Topçiu ka tetëfishuar pasurinë e tij përmes kontratave të shit-blerjes së një sipërfaqeje toke si dhe pronave të trashëguara nga bashkëshortja.  Gëzim Topçiu është kryebashkiaku më jetëgjatë i Partisë Socialiste, i cili kandidon për mandatin e gjashtë në zgjedhjet e pritshme të 30 qershorit. Ai u zgjodh për herë në parë në krye të Bashkisë së Maliqit në vitin 2000, ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi me 52.85% të votave.

Gëzim Topçiu i ka kryer studimet e larta në Institutin Bujqësor të Korçës në vitet 1986-1990. Ai ka punuar si specialist bujqësie në ndërmarrjen e Kullotave në Korçë në periudhën 1990-1995 ndërsa në vitet 1995-2000 është angazhuar në biznes privat.

Topçiu është anëtar i Partisë Socialiste prej vitit 1995 si dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste për rrethin e Korçës. [Lexo CV-në e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit,  në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Maliqit nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së kryetarit të bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu për vitet 2003-2017.

Kryebashkiaku Topçiu zotëronte pasuri me vlerë 2 milionë lekë në vitin 2003, kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI.

Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria e tij familjare është tetëfishuar dhe kap vlerën e 17.3 milionë lekëve. Pasuria e deklaruar përbëhet nga pasuritë e patundshme në vlerën e 12 milionë lekëve si dhe likujditetet bankare prej 5.3 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 31 milionë lekë. Pagat nga funksioni i Z.Topçiu si kryebashkiak dhe i bashkëshortes si edukatore zënë rreth 62% të totalit. Familja Topçiu ka siguruar gjithashtu të ardhura të konsiderueshme nga shitja e një toke në vlerën 7.1 milionë lekë ose 22% e totalit si dhe deklaron të ardhura nga prona të përfituara si rrjedhojë e trashëgimisë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Por analiza cilësore e deklaratave të pasurisë ka identifikuar disa “flamuj të kuq”, të cilët në kushte normale i shtyjnë institucionet shtetërore në verifikime më të thelluara.

Më konkretisht, kryetari i Bashkisë së Maliqit deklaron në vitin 2009 se ka tërhequr 1.4 milionë lekë nga depozita bankare për shpenzime, por shuma e akumuluar në depozita bankare deri në këtë vit është dukshëm më e vogël. Sipas vlerave të deklaruara në vitet 2003-2008, familja Topçiu zotëronte 800 mijë lekë likujditete bankare.

Gjithashtu në vitin 2013, bashkëshortja e kryebashkiakut ka deklaruar tre kontrata shit-blerje me vlerë mbi 1.5 milionë lekë me burim nga dëshmia e trashëgimisë. Megjithatë, deklarimet nuk janë të sakta pasi nuk është e qartë se çfarë pronash janë përfituar apo nëse kontratat kanë qenë për shitje apo për blerje.

Deklarata e pasurise se vitit 2003 

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNblerjeflamuj të kuqGëzim TopçiuILDKPKIKontrolliKorçëKryebashkiakkryetarLokalePagatPartisë Socialistepasuriapronaraportreporterreporter.alSHshpenzimeSkedaZgjedhjet
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar -Bashkim Shehu –kryetar i Bashkisë Kukës

Skeda e pasurisë së deklaruar -Bashkim Shehu –kryetar i Bashkisë Kukës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.