Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Project Syndicate

Fundi i botës siç e njohim ne

Joschka FischerNgaJoschka Fischer
11:29 | 07/06/2019
Në Project Syndicate
Kohe leximi: 4 minuta
A A
0
Europës i duhet një strategji globale

Foto ilustruese: Pixabay.

Share on FacebookShare on Twitter

Muajin e kaluar, nën presionin e administratës së presidentit amerikan Donald Trump, Google i dha fund bashkëpunimit me Huawei, duke e privuar kështu krijuesin e smartfonit kinez nga licenca për të përdorur softuerin Android të Google dhe shërbimet e lidhura me të. Kjo lëvizje shënon edhe një kulm të ri në konfliktin kinezo-amerikan dhe fundin e globalizimit të udhëhequr nga SHBA-ja.

Foto ilustruese: Pixabay.

Pas tre dekadash lëvizje drejt një tregu të vetëm global të qeverisur nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, rendi ndërkombëtar ka pësuar një ndryshim thelbësor. Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë ngecur në një luftë tarifash që në fillim dukej se kishte lidhje me ekuilibrin tregtar bilateral, por ka rezultuar të jetë në lidhje me shumë më tepër se aq. Deri së fundmi, mund të gjenim shpresë në faktin se, pavarësisht shkëmbimeve të shpeshta të kërcënimeve, të dy vendet po negocionin. Tashmë jo më.

Muajin e kaluar, nën presionin e administratës së presidentit amerikan Donald Trump, Google i dha fund bashkëpunimit me Huawei, duke e privuar kështu krijuesin e smartfonit kinez nga licenca për të përdorur softuerin Android të Google dhe shërbimet e lidhura me të. Ky veprim përbën një kërcënim ekzistencial për Huawei. Por, më shumë se kjo, kjo shënon edhe një kulm të ri në konfliktin kinezo-amerikan dhe fundin e globalizimit të udhëhequr nga SHBA-ja. Mesazhi nga SHBA-ja është i qartë: eksportet e teknologjisë dhe programeve kompjuterike nuk janë më vetëm çështje biznesi; ato kanë të bëjnë me pushtetin. Që tani e tutje, SHBA-ja do të vendosë mbi tregun.

Tani që konflikti ka marrë formën e një lufte hegjemoniste, Kina mund të duhet të heqë të gjitha pengesat për të mbrojtur kampionët e saj kombëtarë. Kjo do të thotë tërheqje sa më shpejt që të jetë e mundur nga të gjithë zinxhirët e furnizimit që mbështeten në inputet e teknologjisë së lartë të prodhuar nga SHBA-ja, sidomos gjysmëpërçuesit. Kina do të duhet të fillojë t’i gjejë të gjithë komponentët e domosdoshëm në vend, ose nga partnerët e sigurt brenda orbitës së saj.

Në afat të mesëm, ky rregullim do ta ndante botën në dy sfera të konkurrencës ekonomike. Herët a vonë, të gjitha fuqitë më të vogla që varen nga tregjet globale do të duhej të zgjidhnin një anë, përveç nëse ato janë disi të forta për t’i bërë ballë presionit amerikan dhe atij kinez. Me Kinën dhe SHBA-në që kërkojnë qartësi, edhe gjigandët ekonomik si Bashkimi Europian, India dhe Japonia do të përballeshin me një dilemë të vështirë ekonomike.

Duke supozuar se një treg global i hapur dhe i unifikuar shndërrohet në diçka që i përket të kaluarës, atëherë çështja do të jetë se si Kina do t’i luajë letrat e saj. Si kreditori më i madh i Amerikës, a do të shihte ajo një luftë monedhe si asin e saj nën mëngë? Nëse po, një luftë tashmë e rrezikshme për mbizotërimin teknologjik global do të shndërrohej në një konflikt më të gjerë dhe më të rrezikshëm.

Rreziku nuk është vetëm se rivaliteti ekonomik, proteksionizmi dhe kufizimet tregtare do të kërcënonin prosperitetin global. Rreziku është se këto zhvillime gjithashtu do të rrisnin rrezikun për një konfrontim serioz politik. Sovraniteti teknologjik do të zinte vendin e tregtisë dhe shkëmbimit, dhe kombësia e korporatave – edhe korporatave të mëdha shumëkombëshe – do të bëhej po aq e rëndësishme sa modeli i tyre i biznesit.

Megjithatë, do të ishte gabim të konkludojmë se i gjithë ky konflikt u soll vetëm nga Trump dhe agjenda e tij neo-nacionaliste. Dy ditë pasi Google njoftoi vendimin e vet, New York Times botoi një koment nga Thomas L. Friedman, autor i The World is Flat, duke i bërë jehonë shumë sulmeve të Trump ndaj praktikave tregtare të padrejta të Kinës.Kina tashmë po përballet jo vetëm me Amerikën e Trump, por edhe me Amerikën liberale.

Lëvizja e fundit e administratës Trump synon të sinjalizojë se SHBA-ja nuk do ta dorëzojë pozitën e saj dominuese globale pa një luftë. Megjithatë, duke precipituar një ndërprerje në marrëdhëniet tregtare ekzistuese me Kinën, SHBA-ja do të pësojë edhe vetë kosto shumë të mëdha.

Pa dyshim, edhe në Europë do të ketë turbulenca. Një thyerje në ekonominë globale do të përbënte një sfidë themelore për modelin europian të eksportit– dhe sidomos atë gjerman. Edhe pse Bashkimi Europian do të mbetet i varur nga garancia e sigurisë amerikane dhe tregtia me Shtetet e Bashkuara, eksportuesit e bllokut janë bërë gjithnjë e më të varur nga tregu kinez. Një skenar në të cilin ata janë të detyruar të vendosin midis të dyve do të sillte një rezultat të keq për këdo që është i përfshirë. E vërtetë, në një luftë teknologjie në shkallë të gjerë, vlera e BE-së si një aleat i SHBA-së do të rritej dhe rreziqet e tarifave ndëshkuese të SHBA-së për eksportet europiane do të binin. Por eksportuesit europianë që janë bërë më të varur nga Kina do të vuanin nga kjo gjë.

Përvoja e kaluar ka treguar se Europa zakonisht ka nevojë për një krizë për të kaluar në fazën e ardhshme të zhvillimit të saj. Nëse ka ndonjë optimizëm në situatën aktuale, është se Europa mund të mos ketë zgjedhje tjetër veçse të zhvillojë një strategji gjeopolitike për shekullin e njëzet e një. BE-ja shmangu një rrëmujë populistë në zgjedhjet e fundit të Parlamentit Europian. Tani ajo duhet t’i futet punës për të ruajtur prosperitetin dhe sovranitetin e saj në një kohë prishjeje të marrëdhënieve midis Kinës dhe SHBA-së.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The End of the World as We Know it

Tjetri
Gjykata e Lezhës e mbingarkuar me çështje

Dy mjekë të spitalit të Lezhës merren të pandehur për “mjekim të pakujdesshëm”

Më të lexuarat

Europës i duhet një strategji globale

Fundi i botës siç e njohim ne

11:29 | 07/06/2019
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.