AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Seancë dëgjimore pa probleme për kandidaten për SPAK, Enkeleda Millonai

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë seancës dëgjimore ndaj prokurores Enkeleda Millonai. Foto:BIRN

Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit Enkeleda Millonai kaloi një seancë dëgjimore  pa probleme para KPK. Ajo u përball me pyetje rreth një çështje hetimore të pushuar, për të cilën dha shpjegime. Millonai u dakordësua me hetimin dhe kërkoi konfirmim në detyrë. 

Gjatë seancës dëgjimore ndaj prokurores Enkeleda Millonai. Foto:BIRN

Ndërsa pati një seancë dëgjimore pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe profesionalizmit drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit dhe kandidate për Prokurorinë e Posaçme Enkeleda Millonai, u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pyetjet rreth pushimit të një çështje me akuza për falsifikim ndaj gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.

Millonai e pyetur nga trupa që hetoi çështjen, shpjegoi se kishte kryer hetime të plota duke dhënë detaje të procedurës së ndjekur dhe po ashtu shpjegoi arsyet pse çështja nuk i kishte kaluar për kopetencë një prokurorie tjetër, që sipas relatorit Roland Ilia dukej si “shkelje e Kodit të Procedurës Penale”.

Millonai u hetua nga një trupë gjykuese e kryesuar nga Pamela Qirko, me anëtare Brunilda Bekteshi dhe relator Roland Ilia. Gjatë leximit të relacionit nuk u vunë në dukje probleme sa i përket pasurisë së prokurores, u tha se ajo nuk kishte probleme të pastërtisë së figurës dhe u vu në dukje se ajo ishte vlerësuar shumë mirë profesionalisht. Ndaj saj ishin bërë 8 denoncime të cilat KPK i listoi, pa dhënë shpjegime.

Drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit, Enkeleda Millonai, njëherazi kandidate për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Në vitin 2016, Millonai u komandua zv.drejtuese e Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa në prill të vitit 2018 ajo mori drejtimin e kësaj prokurorie.

Hetimi mbi flasifikimin

Relatori i çështjes Roland Ilia tha se veç denoncimeve KPK kishte hetuar dy çështje të prokurores Millonai dhe në njërën prej tyre ishin gjetur në dukje probleme. Ilia tha se çështja ishte një denoncim për falsifikim dokumentesh ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, hetimin e të cilës Millonai e kishte pushuar.

Ilia tha gjatë relatimit se në dukje Millonai kishte shkelur Kodin e Procedurës Penale pasi në vendimin e pushimit referonte se ankimi duhej të bëhej në Gjykatën e Elbasanit, ku punonte edhe gjykatësja e denoncuar.

Pushimi i çështjes është përmendur në fillim të këtij viti në emisionin Stop në Tv Klan , duke përmendur edhe procesin e vettingut për prokurorët dhe gjykatësit. Sipas denoncimit bëhet fjalë për dy vendime të gjyqtares Fetahu, të cilët edhe pse janë me të njëjtin numër regjistri dhe për të njëjtën çështje pronësie, kanë në dispozitiv sipërfaqe të ndryshme prone.

Në një nga vendimet prona e njohur është 314 hektarë e katër dynym dhe në tjetrin 383 hektarë e katër dynim. Denoncuesit pretendojnë se vendimi me sipërfaqe më të madhe është i falsifikuar.

E pyetur nga trupa gjykuese Millonai dha një version tjetër të çështjes. Ajo tha se kishte marrë denoncimin dhe kishte hetuar atë. Sipas prokurores ishte sekuestruar dosja e plotë në gjykatë. Nga verifikimet në këtë dosje, shënimet e mbajtura me dorë në procesverbal dhe shënime të shkruajtur me dorë të gjyqtares, rezultoi se sipërfaqja e njohur ishte ajo më e madhe 383 hektarë.

Millonai tha se ishin pyetur sekretaren, kancelarin dhe kryesekretaren e gjykatës dhe më pas ishte sekuestruar një dosje e dytë të ruajtur në kodex për çështjet civile, që kishte po ashtu si shifër prone të njohur 383 hektarë.

Prokurorja tha se ishin bërë verifikime në të gjithë institucionet ku këto dokumente mund të përdoreshin, përfshi Komisionin Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, Zyrën e Rregjistrimit të Pasurive e të ngjashme dhe rezultonte se në të gjitha ishte përdorur vetëm vendimi i gjykatës ku përmenden 383 hektarë dhe jo “identiku i tij” me 314 ha.

“Nga këto verifikime arrita në bindjen se i falsifikuar ishte vendimi tjetër me sipërfaqe më të vogël prone”, tha Millonai, por ajo tha se hetimet nuk mund të shtyheshin përpara, pasi ekspertimi ligjorë i dokumentit me 314 ha nuk qe i mundur, pasi  ishte vetëm fotokopje dhe i panjësuara me orgjinalin. Ajo tha se denoncuesi në këtë rast nuk kishte ndihmuar, duke dëshmuar vetëm se “Fotokopja e vendimit i kishte rënë në dorë”.

Po ashtu sipas saj eskpertiza shkencore nuk qe e mundur, pasi bëhej fjalë për një fotokopje. Millonai tha se në vendimin e pushimit kishte përfshirë edhe dy shkresa nga Policia Shkencore e cila refuzonte të bënte ekspertizë të fotokopjeve të panjësuara, duke i cilësuar ato “Shkesa të thjeshta, me asnjë mundësi për të sjellë pasoja ligjore dhe as (nuk mund të përdoreshin) si provë të veprës penale”, tha Millonai, duke vënë në dukje se dokumenti me 314 nuk ishte përdorur në asnjë zyrë.

Prokurorja po ashtu sqaroi procedurën e ndjekur, duke shpjeguar se kishte një vendim të Gjykatës Kushtetuese që për sa kohë procedimi penal ishte pa emër, nuk mund të shpallej konflikti i interesit dhe nuk mund të dërgohej çështja në një gjykatë tjetër. Sipas saj edhe Kodi i Procedurës Penale parashikonte literalisht të njëjtën gjë, kur viktima ose të dyshuar ishin gjykatës apo prokurorë.

Sa i përket pasurisë së Millonait KPK nuk vuri në dukje probelme. Prokurorja rezultoi të ishte pronare e një apartamenti për të cilin kishte nënshkruar një kontratë pororsie, por që ende nuk ishte përmbyllur me akt shitjeje.

Sipas relatorit në rastin konkret Millonai kishte paguar 10 mijë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës dhe ishte në pritje të rregjistrimit të pronës për të marrë kredi 35 mijë euro, me të cilën siç ishte specifikuar në kontratën e porosisë do të paguante pjesën e mbetur të shtëpisë.

KPK ndërkohë kërkoi sqarime edhe për mosdeklarimin e disa shpenzimeve për transportin dhe zhdoganimin e një makine në vitin 2011. Millonai tha se i kishte konsideruar ato si thjesht si shpenzime dhe për këtë nuk kishte bërë deklarim të veçantë.

Analiza finaciare e nxorri Millonain pa probleme, ndërsa u përmend se ishte bërë edhe verifikim i kursimeve të saj.

 

Etiketa: AkuzaAnkimiBIRNBrunilda BekteshiDenoncimDosjadosjeEnkeleda MillonaiEuroGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesehetimeHetimetKandidateKlanKodi i Procedurës PenalekonfirmimKonflikti i interesitKPKkredikushtetuesePamela QirkoParapasojaPiSPoliciaProcedimiprokurorpronaRoland IliaSHshpenzimeSPAKTV KlanVendimVendimetVendimiverifikimviktima
Tjetri
Merkel risiguron Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për në BE

Merkel risiguron Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për në BE

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.