AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Shteti mafioz hungarez lufton për pandëshkueshmëri

Bálint MagyarBálint MadlovicsngaBálint MagyardheBálint Madlovics
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: (BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO)

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban qeveris një klan politiko-ekonomik që është i padallueshëm nga organizatat kriminale private. Qëndrimi anti- BE i Orbanit nuk reflekton një vizion të ndryshëm mbi Europën. Në vend të kësaj, ajo rrjedh nga nevoja e tij për të mbrojtur veten dhe klanin e tij nga zbatimi i ligjit.

Kryeministri hungarez Viktor Orban. Foto: (BETAPHOTO/HINA/Denis CERIC/MO)

Hungaria është bërë një shtet post-komunist mafioz. Hungaria nuk udhëhiqet nga një parti por nga kryeministri Viktor Orban dhe klani i tij politiko-ekonomik, i cili e trajton shoqërinë si një domen privat ndërkohë që formalisht ruan një fasadë demokratike. Veprimet e shtetit Hungarez nuk janë jopersonale, por janë diskrecionare dhe kanë synimin që të rrëzojnë kundërshtarët e klanit dhe të rishpërndajnë pasurinë dhe asetet te besnikët. Orbani përdor mjete pa gjak të shtrëngimit burrokratik, megjithatë ai sërish vepron në mënyrë të paligjshme: korrupsioni dhe zbatimi i ligjeve në mënyrë politikisht selektiv janë tipare themelore të sistemit të tij.

Karakteri i ngjashëm me mafian i regjimit të Orbanit shpjegon edhe sjelljen e tij. Një organizatë kriminale, qoftë publike apo private, ka tre nevoja thelbësore: burim parash, aftësi për t’i pastruar ato, dhe pandëshkueshmëri për anëtaët e vet. Kjo e fundit kërkon neutralizimin e zbatimit të ligjit, gjë që Orbani po e gjen shumë më të vështirë për ta bërë në nivel të Bashkimit Europian se sa në shtëpi.

Përgjatë dekadës së fundit, shteti mafioz i Hungarisë ka arritur mjeshtëri në dy imperativat e para – plaçkitje dhe pastrim parash. Klani i oligarkëve të Orbanit merr rreth 90% të të ardhurave të veta totale nga projektet e prokurimeve publike me financimet e BE-së. Sipas Qendrës për Studimin e Korrupsionit në Budapest, kontratat për këto projekte janë 1.7 deri në 10 herë të mbiçmuara – gjë që tregon për procese gare jokonkurruese me nivel të lartë korrupsioni.

Regjimet autokratike gjithkund gjetkë sigurojnë financime shtesë. Këtu përfshihet një kredi 10 miliardë euroshe nga Rusia për të financuar zëvendësimin e termocentralit bërthamor në Paks, 3 miliardë dollarë nga kina për të ndërtuar një linjë hekurudhore të shpjetësisë së lartë, si dhe bashkëpunimi në industrinë ushtarake me Turqinë. Secila nga këto marrëveshje, të cilat në fund paguhen nga taksapaguesit hungarezë, i shtohet bilancit të Orbanit dhe oligarkëve të tij. Ato e bëjnë gjithashtu Orbanin një vasal të shantazhueshëm të autokratëve Lindorë, rrjedhimisht një kalë Troje i aftë për të minuar integrimin e mëtejshëm të BE-së dhe pengimin e ambicieve politike globale të Europës.

Për shkak se lakejtë e Orbanit janë të përfshirë në biznese të ligjshme si ndërtimi dhe media, ata mund të pastrojnë paratë e fituara ilegalisht nga fondet publike thjeshtë duke i paguar vetes dividentë të stërmëdhenj.

Babai i Orbanit, burri i vajzës dhe ballina ekonomike e tij, Lőrinc Mészáros – një ish-pompist karburanti që është bërë njeriu më i pasur në Hungari brenda pak vitesh përmes projekteve të prokurimeve publike – ka marrë në total 170 milionë euro dividentë vetëm në vitin 2018.

Nevoja për pandëshkueshmëri shpjengon ndërkohë qëndrimin anti-BE të Orbanit. Shteti mafioz ka siguruar sakaq pandëshkueshmëri të brendshme duke marrë nën kontroll policinë, zyrën e prokurorisë, dhe Gjykatën Kushtetuese, institucione që nuk autorizojnë më hetime ndaj klanit të Orbanit dhe pushtetin e paranë e tyre. Por regjimi hungarez ka nevojë gjithashtu për pandëshkueshmëri ndërkombëtare. Kjo është arsyeja se pse Orbani ka nisur “betejën kombëtare për liri,” dhe kundërshton anëtarësimin e Hungarisë në zyrën Europiane të Prokurorisë Publike, dhe ankohet për një “shkelje të sovranitetit” kurdoherë që të huajt ngrenë problemet e korrupsionit. Qëndrimi i tij nacionalist nuk është asgjë më shumë se sa një gjethe fiku për kërkesën lakuriqe të organizatës kriminale për të pasur pandëshkueshmëri: që të lihet më vete për të vjedhur nga taksapaguesit Europianë, e lirë nga mbikëqyrja nga BE.

Orbani është përpjekur të sigurojë pandëshkueshmëri duke shfrytëzuar një nga defektet strukturore të BE-së: të drejtën e vendeve anëtare për të ushtruar veto kombëtare mbi vendimmarrjet e bllokut. Dikush mund të shohë një paralele mes BE-së së sotme dhe Polonisë së shekujve të shtatëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë, ku vetoja e fisnikërisë së lirë (liberum veto) solli dy herë kryengritje – dhe eventualisht ndasi mes fuqive fqinje – në atë që në atë kohë ishte perandoria më e madhe e Europës. Shpresat e Orbanit për krijimin e aleancave shantazhuese me qeveri të tjera me mendësi autokratike në BE do të ndalojë integrimin e mtejshëm të Europës dhe do të pengojë sulme të mundshme nga BE ndaj shtetit të tij mafioz.

Orbani fillimisht u përpoq të krijonte një aleancë të tillë me vende të tjera të Vishegradit. Megjithatë kjo rezultoi e pasuksesshme. Slovakia së fundmi zgjodhi një presidente liberale pro-BE ndërsa Republika Çeke ka përjetuar demonstrata masive kundër korrupsionit që këtu është në nivele më të ulëta se sa në Hungari. Në fund, megjithëse udhëheqësi de facto i Polonisë Jarosłaë Kaczyński ka bashkë me Orbanin tendenca autokratike dhe anti-BE, ai është i motivuar nga ideologjia, jo nga pasuria. Ndryshe nga Orbani, Kaczyński nuk po ndërton një klan politik dhe ekonomik për të grabitur vendin e tij.

Pasi dështoi të krijojë një aleancë shantazhi në Europën Qendrore, Orbani u kthye te forcat e tjera populiste nëpër Be. Iniciativa “Europa e Kombeve” ofroi një mjet ideal për lidhjen e nacionalizmit të populistëve të Europës Perëndimore dhe nevojave të shtetit mafioz hungarez për pandëshkueshmëri. Orbani u përpoq të fuqizojë staturën e tij mes këtyre forcave duke shfrytëzuër krizën e migrimit në BE, dhe, më në përgjithësi, duke përshtatur interesat e tij me ata të padronëve të tij pagues autokratikë në Lindje.

Por kjo aleancë populiste ka dështuar gjithashtu të ngrihet, siç treguan rezultatet e zgjedhjeve parlamentare europiane të muajit të kaluar. Nëpër të gjithë Europën, partitë liberale dhe të gjelbra kanë fituar terren dhe populistët nuk kanë arritur të çajnë përpara.

Shteti i vetëm mafioz brenda BE është gjithnjë e më i paskrupullt në përdorimin e shtrëngimit në shtëpi, duke ndihmuar koalicionin në pushtet të Orbanit të sigurojë 52% të votës kombëtare në zgjedhjet për Parlamentin Europian. Por në rang ndërkombëtar, regjimi hungarez tashmë ka pak hapësirë për të manovruar. Shtetasit e BE-së kanë kuptuar se vetëm përmes integrimit të mëtejshëm Bashkimi mund të rritet nga një fuqi thjesht ekonomike në një aktor politik botëror i barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën. Për më tepër, BE po ndërmerr hapa për të luftuar korrupsionin brenda vendeve anëtare duke u përpjekur të kushtëzojë financimet me kriterin e sundimit të ligjit.

Qëndrimi anti-BE i Orbanit nuk reflekton një vizion të ndryshëm mbi Europën. Në fakt ai rrjedh nga nevoja për të izoluar veten dhe klanin e tij nga zbatimi i ligjit. Ai vepron si një kriminel – dhe duhet të luftohet si i tillë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Hungary’s Mafia State Fights for Impunity

Etiketa: Bashkimit EuropianBEdemonstrataEuroEuropaGjykatëhetimeHungariKinaKlanKorrupsionikredikushtetueseMafiamarrëveshjeMediaOligarkëOrbanorganizatë kriminaleParaPastrim parashpasuriapopulistpresidenteProject SyndicateRusiaShtetet e BashkuaravetoViktor OrbanZgjedhjet
Tjetri
Komisionerët e disa partive akuzohen për falsifikimin të zgjedhjeve parlamentare

Afrimi i zgjedhjeve e zhvendos konfliktin politik në dyert e KZAZ-ve

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.