AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dhjetëra të ndaluar për dhunën nëpër KZAZ

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Çaste nga përplasjet në Kavajë më 219 qershor 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Policia shqiptare njoftoi arrestime të mbështetësve të opozitës në disa qarqe të vendit si dhe referimin në prokurori për një numër punonjësish të policive bashkiake ndërsa beteja për kontrollin e mjediseve të KZAZ duket se është zbehur për momentin ndërsa socialistët përballen me një valë tjetër përgjimesh diskretituese nga zgjedhjet e kaluara.

Çaste nga përplasjet në Kavajë më 219 qershor 2019. Foto: Malton Dibra/LSA

Një sulm i pasuksesshëm ndaj Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor në Kavajë mbrëmjen e kaluar duket se i dha fund një vale përplasjesh në të gjithë Shqipërinë mes maxhorancës qeverisëse dhe opozitës ndërsa socialistët u përballën me një seri tjetër përgjimesh diskretituese të publikuara nga tablloidi gjerman BILD.

Mbështetësit e opozitës u përleshën me policinë, në disa raste për orë të tëra, në Shkodër, Kukës, Bajram Curri, Burrel, Klos e Kavajë ndërsa përplasje më të vogla u shënuan në Berat, Skrapar, Gjirokastër e Delvinë për shkak se bashkitë e kontrolluara nga partitë e opozitës PD dhe LSI kërkuan të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke i hequr të drejtën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përdorimin e shkollave dhe objekteve të tjera nën pronësi bashkiake si zyra të administrimit elektoral.

Në përfundim të përleshjeve, policia njoftoi se kishte arrestuar katër persona në Kukës dhe kishte shpallur në kërkim shtatë të tjerë, ka arrestuar nëntë persona dhe ka vënë në ndjekje penale 33 të tjerë në Burrel, si dhe ka vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë 40 persona në Berat.

Një pjesë e madhe e personave të arrestuar apo të vënë në ndjekje penale janë punonjës të policive bashkiake, të cilët ishin urdhëruar të merrnin nën administrim shkollat apo objektet e tjera të përdorura për zyra elektorale.

Policia është thirrur për të mbrojtur qendrat zonale të administrimit zgjedhor nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili po funksionon vetëm me anëtarët socialistë.

KQZ, e cila përbëhet nga anëtarë të emëruar nga partitë politike të të dyja krahëve, po funksionon aktualisht vetëm me katër anëtarët mbështetës të Partisë Socialiste, të cilët po punojnë sipas rezolutës së kuvendit që shpall dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve “të pavlefshëm dhe sikur të mos ketë ekzistuar”.

Bashkitë e opozitës pretendojnë nga ana e tyre se dekreti i presidentit është në fuqi dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Përplasjet pritet të shtohen me afrimin e datës 30, në të cilën, socialistët besojnë se do të zhvillojnë zgjedhje në të cilat garojnë me vetveten ose me kandidatë të parëndësishëm ndërsa opozitarët mendojnë se do të mund t’i ndalojnë.

Gjatë dy ditëve të fundit, forcat policore duket se ia dolën të ruajnë KZAZ në shumicën e rasteve me përjashtim të Bajram Currit dhe Klosit, ndërsa ranë dakord të tërhiqen nga Kukësi. Por më 30 qershor, shqiptarët teorikisht do të duhet të votojnë në mbi 5 mijë qendra votimi në të gjithë territorin e vendit.

Përgjime të reja diskretituese

Ndërsa socialistët mendojnë se mund të zhvillojnë zgjedhje legjitime më 30 qershor pavarësisht klimës konfliktuale, një seri tjetër përgjimesh publikuar nga tablloidi gjerman BILD mbrëmjen e kaluar diskretituan më tej fitoren e tyre elektorale në Dibër në vitin 2016 si dhe ekspozuan pjesëmarrje të figurave të ndryshme të krimit të organizuar në një fushatë masive blerjesh votash dhe frikësimesh të votuesve. Në këto përgjime, përdorimi i zyrtarëve të administratës publike, përfshirë drejtues policie, rezulton masiv, bashkë me shpërblime të dhëna për këto zyrtarë me poste publike më të larta për suksesin e tyre elektoral.

Ministra socialistë dhe deputetë të kësaj partie dëgjohen duke përdorur gjuhë të rëndomtë në mënyrë të përsëritur në komunikimet me persona të ndryshëm të angazhuar në blerjen e votave, përfshirë Ymer Lalën. Ky i fundit është babai i deputetes së zgjedhur nga partia PDIU por që tashmë mbështet socialistët, Reme Lala.

BILD ka publikuar deri tani tre grupe përgjimesh të nxjerra nga dy dosje hetimore të prokurorisë shqiptare, e cila nuk ka kryer veprime të mëtejshme për të arrestuar apo ngritur akuzë ndaj personave të përfshirë në krim elektoral në shkallë të organizuar.

Çaste nga përplasjet në Kavajë më 219 qershor 2019. Foto: Malton Dibra/LSA
Protesta e opozitës në Kamëz më 19 qershor 2019. Foto: Malton Dibra/LSA
Etiketa: arrestimeBajramBeratBILDDekretideputetDhunëDibradosjeKamëzKQZKrimKZAZLSIPartiaPartisë SocialistePDPDIUPoliciaposte publikeProkuroriProtestaSHShkodërshqipshqiptareSkraparSulmVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Përgjimet e “dosjes 339”, prokuroria çon për gjykim ish-deputetin Arben Çuko

Përgjimet e "dosjes 339", prokuroria çon për gjykim ish-deputetin Arben Çuko

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.