Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Leli – kryetar i bashkisë Vlorë

BIRNNgaBIRN
18:36 | 21/06/2019
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Leli – kryetar i bashkisë Vlorë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është nga të paktet subjekte të deklarimit periodik në ILDKPKI që ka regjistruar ulje të pasurisë gjatë viteve si zyrtar i lartë vendor.

Dritan Leli u zgjodh si kreybashkiak i Vlorës në vitin 2005 si kandidat i Partisë Socialist me 61.70 % të votave. Leli i ka kushtuar shumicën e jetës së tij fushës së mjekësisë, duke kryer disa specializime të ndryshme në fushën e radiologjisë dhe mjekësisë bërthamore. Në vitin 2014 ai ka marrë gradën Doktor i Shkencave në universitetin “La Sapienza” të Romës.

Interesi i Dritan Lelit për mjekësinë ka nisur më shumë se 30 vite më parë, kur ai filloi Shkollën e Mesme Mjekësore “Jani Minga” në qytetin e tij të lindjes, Vlorë. Më pas ai ndoqi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 1992. Pas përfundimit të studimeve Leli i dedikoi jetën karrierës akademike, por pa lënë pas dore ushtrimin e aktivitetit të mjekut – fillimisht duke përfunduar specializimin pasuniversitar në Imazheri ne Universitetin e Tiranës dhe më pas në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Athinës. Në përfundim të studimeve ai u bë Bashkëpunëtor Shkencor në Katedrën e Radiologjisë, Universiteti i Athinës. Në vitet që pasuan Leli mori diplomën e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare në Tiranë dhe kreu specializimin e dytë pasuniversitar në Mjekësinë Nukleare në Universitetin Katolik “Gemelli”, në Romë. Para se të zgjidhej kryebashkiak, Leli ka ushtruar detyrën e mjekut në QSUT “Nënë Tereza” dhe Spitalin “Hygeia” në Tiranë. [Lexo CV-ë e plotë]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ne deklarimin para fillimit të detyrës në vitin 2015, Leli regjistron në ILDKPKI një pasuri familjare prej 50.1 milionë lek. Në 31 dhjetor 2017, pasuria familjare e kryebashkiakut e regjistruar në ILDKPKI kapte vlerën 47.2 milionë lekë, duke regjistruar një rënie prej gati 3 milionë lekë.

Pasuria e kryebashkiakut të Vlorës përbëhet nga 2 apartamente me vlerë 9.2 milionë lekë, automjete me vlerë 5.1 milionë lekë, likuiditete në bankë në vlerë 5.1 milionë lekë, si dhe 27.7 milionë lekë detyrime nga palë të treta.

Gjatë periudhës së deklarimit të ardhurat familjare te Lelit kapin një vlere prej gati 5.3 milionë lekë, nga të cilat mbi 95% vijnë si pasojë e pagës për shkak të funksionit dhe pagës së bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq'  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 3 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave u vërejt se në deklarimin Para Fillimit të Detyrës, në rubrikën e aseteve deklaron: detyrime për t'u paguar nga të tretë në shumat 14 milionë lekë, 95,000 euro dhe 5,000 euro (ky i fundit detyrim nga Cardio Diagnostic Center për shërbimin e kryer nga subjekti për periudhën Janar-Maj 2015). Të dhëna më të detajuara lidhur më këto detyrime subjekti i ka pasqyruar në faqen e të dhënave konfidenciale të formularit të deklarimit.

Deklarata Para Fillimit të Detyrës

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: Dritan Leli
Tjetri
Të rrethuar nga uji i hidrocentralit, fshatarët e Drizës kundërshtojnë shpronësimet ‘qesharake’

Skeda e pasurisë së deklaruar – Luljeta Dollani – kryetare e bashkisë Gramsh

Më të lexuarat

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Leli – kryetar i bashkisë Vlorë

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Leli – kryetar i bashkisë Vlorë

18:36 | 21/06/2019
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Katër gjyqtare në garë për tre vende të Gjykatës së Posaçme

16:57 | 06/06/2023

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako arrestohet për shpërdorim detyre

19:04 | 06/06/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023

Shkeljet e ligjit nga Vangjush Dako janë të dukshme nga satelitët në hapësirë

13:00 | 08/06/2023
Prona me shumicë, mungesa të mëdha: Gjyqtari Gaxha përballet me probleme në veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit Artur Gaxha

10:44 | 09/06/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.