AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Skeda e pasurisë së deklaruar – Armando Subashi – kryetar i bashkisë Fier

BIRNngaBIRN
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjatë periudhës që kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi ka qenë subjekt i deklarimit të interesave private, pasuria e tij është dhjetëfishuar.   

Armando Subashi u zgjodh kryetar i bashkisë Fier në vitin 2015 si përfaqësues i Partisë Socialiste me 54,83 % të votave.

Subashi ka lindur në Fier më 26 maj 1971. Ai  ka përfunduar studimet e larta për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.  Subashi ka punuar si gjykatës në rrethet gjyqësore Mallakastër dhe Fier, ku ka mbajtur njëkohësisht edhe postin e Kryetarit të Gjykatës. Armando Subashi ka mbajtur po ashtu, postin e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i zgjedhur nga Konferenca Kombëtare Gjyqësore. U zgjodh deputet për Qarkun e Fierit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 dhe 2013. Gjatë mandatit të fundit si deputet, Subashi ka qenë anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e Shqipërisë .

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve aktualë të bashkive të vendit në fund të mandatit të tyre 4-vjeçar.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga kryetari i Bashkisë Fier nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Në deklaratën përpara fillimit të detyrës në vitin 2003, kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi deklaron një pasuri familjare prej 2 milionë lekë. Në fund të vitit 2017 pasuria e tij familjare kap një vlerë prej 21 milionë lekë, duke u dhjetëfishuar gjatë periudhës së deklarimit.

Pasuria e Subashit përbëhet nga 7.4 milionë lekë likuiditete në bankë, 9.9 milionë lekë likuiditete cash, 1.6 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe 2.5 milionë lekë huadhënie.

Gjatë periudhës së deklarimit subjekti ka pasur të ardhura në vlerë 35.5 milionë lekë, 80 % e të cilave vijnë nga paga për shkak të funksionit e subjektit dhe bashkëshortes. Pjesa tjetër e të ardhurave vijnë nga mësimdhënia, një vendim gjyqësor dhe interesat e huadhënies.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, nga të cilat rezultoi një vit me probleme. Subjekti rezulton me pasuri të pajustifikuar në vitin 2016 në shumën 1,101,174 lekë (pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet e konsumit familjar).

Gjithashtu nga skanimi cilësor i deklaratave rezultuan flamuj të kuq të tjerë.  Gjendja Cash që subjekti Armando Subashi dhe bashkëshortja e tij, deklarojnë periodikisht për periudhën 2003-2013 është 9,930,000 lekë, ndërkohë që sipas nenit 4/1 të ligjit Nr.9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” i ndryshuar, kufiri i lejuar për t’u mbajtur Cash është 1,5 milionë lekë.

Në vitin 2007 bashkëshortja deklaron kursime nga paga periudha 1997-2007 në shumën 2,5 milionë lekë, por nuk ka të dhëna mbi burimin e krijimit.

Në vitin 2005 dhe 2006 subjekti deklaron huadhënie përkatësisht në shumat 1 milionë lekë dhe 1,5 milionë lekë, me interes mujor 4%. Interesi i fituar është 1,200,000 lekë në dy vite.

Në vitin 2017 është deklaruar kredi bankare me afat 60 muaj, marrë pranë Raiffeisen Bank me vlerë 3 milionë lekë – pa deklaruar qëllimi i kësaj kredie dhe kolaterali (subjekti nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme në pronësi të tij apo familjarëve të tjerë).

Deklarata e pasurisë e vitit 2003

Deklarata e pasurisë e vitit 2004

Deklarata e pasurisë e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: 1997AnalizëArmando SubashiBIRNdeputetFierflamuj të kuqGjykatëGjykatësGjyqILDKPKIKontrollikredikryetarMallakastërPartisë SocialistePasuri të paluajtshmepasuriaPunëRaiffeisenRaiffeisen Bankraportreporterreporter.alshqipSkedaTiranëVendimZgjedhjet
Tjetri
Kisha orthodokse kritikon përdorimin e kishave për fushatë

Kisha orthodokse kritikon përdorimin e kishave për fushatë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.