AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

“Pak respekt për zgjedhësit,” OSBE/ODIHR kritikojnë votimet e së dielës

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja Audrey Glover, drejtuese e misionit të OSBE/ODIHR. Foto: Gjergj Erebara/BIRN

Misioni i vëzhguesve të zgjedhjeve kritikoi votimet e së dielës duke theksuar se votuesit ishin nën presion dhe kishin pak për të zgjedhur ndërsa kritikat ishin më të ashpra për sjelljen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe median.

Ambasadorja Audrey Glover publikoi një nga raportet më kritike që misioni i OSBE/ODIHR ka dhënë për zgjedhjet shiptare duke theksuar se politikanët patën “pak respekt” për votuesit, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e interpretoi ligjin “në mënyrë krijuese” dhe se media, për shkak të interesave politike të pronarëve, kishte pak pavarësi editoriale për të informuar votuesit siç duhet për kandidatët.

“Ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo, krahas medias së polarizuar që u përqendrua te kriza politike dhe jo te ofrimi i informacionit të pavarur mbi kandidatët, i mbajti disa votues larg të bërit të zgjedhjes së lirë dhe të informuar,” deklaroi Glover në prezantimin e raportit paraprak.

Sipas saj, zgjedhjet duhet të jenë të tilla që votuesit të zgjedhin kryebashkiak, ndërkohë që të dielën kjo nuk ishte e mundur.

“Për kë bëhen zgjedhjet, për politikanë apo për votuesit?” pyeti Glover në mënyrë retorike.

Opozita duket se doli e lumtur nga raporti.  Petrit Vasili nga LSI shpalli se ky raport i denoncon zgjedhjet si “të paligjshme”.

Misioni vërejti gjithashtu se kriteri ligjor i pasjes së komisioneve zgjedhore të balancuara politikisht nuk u respektua për shkak të asaj që u cilësua si “interpretim krijues” i ligjit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Për rrjedhojë, e gjithë administrata zgjedhore ishte e njëanshme, gjë që solli “cënimin e besimit të publikut te procesi”.

Ambasadorja Glover, e cila ka vrojtuar edhe zgjedhje të tjera në Shqipëri në të shkuarën, u përball me pyetjen se çfarë duhet të bëhet në thelb me këto zgjedhje ku nuk pati zgjedhje. Përgjigjja e saj: “I përket autoriteteve të vendit të vendosin se çfarë duhet të bëjnë me to”.

Shqipëria votoi të dielën në zgjedhjet më të kontestuara në historinë e re të vendit, ku partitë kryesore të opozitës bojkotuan për shkak të asaj që e quajnë “bashkëqeverisje të kryeministrit Edi Rama me krimin e organizuar”, ndërsa Rama ftoi shqiptarët të votonin në votime ku efektivisht nuk kishte mundësi zgjedhjeje.

Për këtë arsye, sipas misionit të OSBE/ODIHR, ndërsa opozita vendosi të bojkotojë dhe qeveria vendosi të garojë e vetme, “votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhin mes disa opsioneve politike”.

Kritika të ashpra në raport pati edhe për klimën e medias, si sa i përket trajtimit që politika i bën medias, ashtu edhe për sa i përket presionit nga pronarët te gazetarët.

“Praktika e përdorur nga partitë kryesore politike dhe zyrtarët publikë e shpërndarjes në media vetëm të materjaleve të parapërgatitura nga ngjarjet e fushatës, ndërkohë që kufizojnë aksesin e medias në këto ngjarje, kufizoi aftësinë e votuesve për të marrë informacion objektiv,” shkruhet në raport.

“…gazetarët operojnë në kushte pune të pasigurta dhe zgjedhin shpesh autocensurën. Monitorimi i medias nga misioni doli në përfundimin se media audiovizive u përqendrua te kriza e vazhdueshme politike, diuke shërbyer si një platformë për shkëmbime të ndezura mes PD-së dhe PS-së,” gjë që në thelb i la qytetarët të painformuar mbi opsionet e mundshme për të zgjedhur.

Lexo më shumë:

Rama sfidues pas zgjedhjeve, shpall planin për mandat të tretë

OSBE e shqetësuar për sulmin ndaj gazetarit të News 24

Mbyllen votimet, beteja e vetme është rreth shifrave të pjesëmarrjes

Sa banorë dhe sa votues ka Shqipëria?

Betejë për brava, përplasje dhe protesta paqësore në ditën para zgjedhjeve

Etiketa: AdministrataAudrey GloverEdi RamagazetarkandidatëtKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKrizaKryebashkiakkushte puneLSIMediaMonitorimiNews 24ODIHROpozitaOSBEParaPDPetrit VasiliProtestaPSQeveriaRamaraportRaportiSHshqipShqipëriShqipëriaVotuesvotuesitzgjedhjeZgjedhje 2019Zgjedhjet
Tjetri
Vrasja e dyfishtë në Laç, gjykata lë në burg tre të dyshuarit

Sulmohet një ditë pas zgjedhjeve lokali që shërbeu si qendër votimi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.