AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

KPK referim disiplinor ndaj Keshit pas gabimeve materiale në një dosje

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 years më parë
në Analiza, KPK, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Keshi. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi në “organin kompetent” prokuroren Esmeralda Keshi për pushimin e një hetimi pa ju përmbajtur bazës ligjore që kishte të bënte me objektin e hetimit dhe me gabime materiale.

Drejtuesja e Prokurorisë së Dibrës Esmeralda Keshi. Foto:BIRN

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, më 19 qershor të konfirmojë në detyrë drejtuesen e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, Esmeralda Keshi, por në të njëjtën kohë të përcjellë çështje të hetuar prej saj për inspektim “pranë organit kompetent” për shkak të shkeljeve të mundshme të konstatuara.

“Pavarësisht, se subjekti i rivlerësimit ka plotësuar kushtet në lidhje me tri kriteret e rivlerësimit për t’u konfirmuar në detyrë, Komisioni çmon se njëra nga çështjet e përzgjedhura me short, më konkretisht çështjen penale ku është vendosur “Vendim për pushimin e procedimit penal”, datë 16.6.2016,… për veprën penale “fshehje e të ardhurave” dhe “shkatërrim prone”, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, t’i transferohet organit kompetent për inspektim”, thuhet në vendimin e KPK.

Komisioni ka identifikuar problematika në një prej pesë dosjeve të shortuara, që janë hetuar nga prokurorja Esmeralda Keshi. Në vendimin e zbardhur të KPK-së thuhet se lidhur me vendimin e pushimit në fjalë, prokurorja Keshi nuk ka përdorur bazën e duhur ligjore në vendim-marrje. Sipas trupës gjykuese të KPK-së, vendimi për pushimin e këtij procedimi penal është kryer për një shkak ligjor që nuk ka lidhje me çështjen në fjalë, për të cilën nuk ka persona nën hetim.

Megjithatë vendimi i KPK-së për hetimi disiplinorë ndaj prokurores rrezikon të mbetet vetëm në letër, pasi siç gjeti BIRN në një shkrim të mëparshëm, organi kompetent ku dërgohet ky referim mungon. KLP që ka marrë 7 referime të tilla përfshi atë për Keshin, i tha BIRN se nuk mund të hetonte në mungesë të bazës ligjore dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Prokurorja Esmeralda Keshi (Cami) e cila ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2009 dhe është emëruar si prokurore në Prokurorinë e Dibrës, kundërshtoi këtë gjetje të KPK-së, duke fajësuar për citimet gabim të bazës ligjore ngarkesën.

Keshi u promovua në vitin 2013 si drejtuese e Prokurorisë së Dibrës, detyrë që vazhdon ta kryejë prej gati 6 vitesh dhe u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe arriti të bindë Komisionin lidhur me disa mospërputhje e pasaktësi në deklarimin e pasurisë.

Megjithatë në një prej dosjeve të shortuara që u verifikua gjatë hetimit administrativ u konstatuan mangësi në aspektin profesional.

Komisioni gjeti se në vendimin e pushimit përmendet emri i një personi që nuk ka lidhje me çështjen dhe se nuk është kryer hetim i thelluar lidhur me një leje të Qendrës Kombëtare të Licencimit pranë Ministrisë së Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës dhe për një subjekt që operon në shfrytëzimin e mineralit të kromit. Sipas Komisionit, duhej që të provohej nga ministria përkatëse fakti që kjo leje nuk ka qenë e revokuar gjatë asaj periudhe.

Tjetër parregullsi që ka gjetur Komisioni, është edhe mungesa e hetimit lidhur me një person i cili edhe pse nuk figuron të jetë regjistruar për ushtrim aktiviteti privat, ka nënshkruar kontratën e ndërmarrjes në fjalë. Komisioni konsideron se duhej të hetohej se në cilën cilësi ky person ka aritur të nënshkruajë kontratën.

Prokurorja Keshi është mbrojtur para Komisionit duke shpjeguar se nuk është përfshirë në pjesën arsyetuese pjesa që lidhet me vdekjen e të pandehurit apo personit nën hetim, pasi procedimi në fjalë ishte regjistruar pa autor.

Ndërkohë, ajo ka shtuar se janë verifikuar dokumentet që kishin të bënin me lejen minerare, pasi policia gjyqësore i ka administruar si pjesë e fashikullit penal dhe se i ka verifikuar vetë në faqen zyrtare të QKB-së në momentin e përfundimit të hetimeve. “Nga ana ime nuk është proceduar me printimin nga faqja ëeb e lejes minerare dhe licencës, por jam mjaftuar me verifikimin nëse këto dokumente ekzistonin në fakt ose jo”, citohet Keshi në vendim.

Ajo tha se për të verifikuar statusin e shtetasit B.C., si dhe përgjegjësive eventuale të tij në lidhje me konsumimin ose jo të elementeve të figurës së veprës penale, kishte kërkuar informacion pranë Drejtorisë së Tatimeve. “Kodi Civil nuk e kufizon individin që të përfshihet në një marrëdhënie kontraktuale, i cili duhet të përmbush detyrimet që rrjedhin nga kontrata”, citohet në vendim pretendimi i prokurores Keshi.

Më tej ajo ka sqaruar se çështja në fjalë është një ndër 69 dosjet të cilat i kanë kaluar pas zëvendësimit të një prokurori tjetër dhe se gjatë asaj periudhe, gjatë një muaji ka pasur dy fatkeqësi në familje pasi ka humbur të atin dhe bashkëshortin. Prokurorja Keshi pranon se mbingarkesa mund të ketë ndikuar në ndonjë rast edhe në cilësinë e arsyetimit, apo bërjen e gabimeve materiale gjatë arsyetimit.

Në përfundim, Komisioni vlerëson se çështja e përmendur më lart nuk është e mjaftueshme për ta kualifikuar subjektin e rivlerësimit si “me mangësi” apo “i papërshtatshëm” në drejtim të vlerësimit të kriterit të aftësisë profesionale.

Më tej, Komisioni çmon se në dokumentet ligjore të paraqitura prej subjektit dhe në katër dosjet e tjera të vëzhguara, prokurorja Keshi shfaq aftësi në drejtim të interpretimit dhe zbatimit të ligjit.

Etiketa: BIRNdosjeEmriEsmeralda KeshiFamiljeGjykatëGjykatësGjyqHetimKLPKodi CivilKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKParaPoliciaProcedimiProkuroreProkuroriQKBVendimVendimi
Tjetri
Shtetet e Bashkuara duhet të flasin rreth Kinës

Shtetet e Bashkuara duhet të flasin rreth Kinës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.