AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Vende të jashtëzakonshme, liderë të këqij

Chris PattenngaChris Patten
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping. Foto: Wikimedia Commons.

Kina dhe Amerika janë vende të jashtëzakonshme, por ato po qeverisen keq – njëri nga autokratë Leninistë që kanë frikë edhe nga hija e tyre dhe tjetri nga një populist i çuditshëm që preferon despotët ndaj demokratëve liberalë. Për momentin, pjesa tjetër e botës ka arsye të mira për të shpresuar për një lidership më të mirë dhe më të mençur në Uashington dhe Pekin – dhe së shpejti, madje.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez Xi Jinping. Foto: Wikimedia Commons.

Shtetet e Bashkuara i vizitova për herë të parë në vitin 1965 me një bursë studentore të financuar nga një filantrop bujar nga Bostoni. Që nga ai udhëtim, gjatë të cilit shkova nga Nju Jorku, në Kaliforni, në Alabama dhe përsëri në Nju Jork, jam shndërruar në një adhurues i konfirmuar i Amerikës. E dua atë vend dhe e kam vizituar atë më shpesh sesa çdo vend tjetër jashtë Britanisë dhe Europës Perëndimore.

E admiroj SHBA-në për kulturën, sipërmarrjen dhe universitetet e saj dhe kam shumë miq amerikanë. Për më tepër, e di se sa mirënjohës duhet të jetë pjesa tjetër e botës për lidershipin e Shteteve të Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore. Kurrë më parë një fuqi fitimtare nuk ishte sjellë kaq bujarisht ndaj të tjerëve, përfshirë edhe ndaj atyre që u mposhtën. I detyrohemi shumë politikës amerikane në gjysmën e dytë të shekullit XX. Por edhe pse nuk nuk e mohoj fuqinë ekonomike, intelektuale dhe ushtarake amerikane, pushteti i butë i vendit është ulur dhe po ashtu edhe ndikimi pozitiv i tij në të gjithë botën.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë: Presidenti amerikan Donald Trump është një njeri i keq, i rrethuar nga një ekip i keq ideologësh të paaftë dhe të rrezikshëm. Ai është një kërcënim prekës për gjithçka që e ka bërë botën një vend më të mirë, më të sigurt dhe më të begatë –  mbi të gjitha për bashkëpunimin midis shteteve-kombe, një rregulloreje globale dhe një aspiratë të përbashkët për liri ekonomike dhe politike.

Pra, unë e dua Amerikën, por nuk e duroj dot presidenti i saj. Mendoj se do të duhet të pres që Trump të përfundojë mandatin e tij dhe të shpresoj që elektorati amerikan ta dërgojë atë mbrapsht në shtëpi kur të vijë koha. Shpresoj që paradoksi im të zgjidhet nëpërmjet kutisë së votimit.

Mjerisht, kam të njëjtin mendim edhe në lidhje me Kinën. E admiroj civilizimin e madh të vendit, artin, kaligrafinë dhe shkencën e tij, si edhe kontributet e tij intelektuale për njerëzimin. Që kur vizitova për herë të parë Kinën në vitin 1979, kam lexuar vazhdimisht libra për historinë e saj. Dhe e konsideroj autorin e dëbuar në mërgim Ma Jian (romanet e të cilit natyrisht janë të ndaluara në Kinë) si një nga romancierët më të mirë të 50 viteve të fundit.

Megjithatë, në të njëjtën kohë të dhënat e Partisë Komuniste të Kinës. Sidomos, më vjen keq që pas vitesh të tëra përmirësime të vazhdueshme në politikat ekonomike dhe drejtimin politik nën Deng Xiaoping, Jiang Zemin, Zhu Rongji, Hu Jintao, Ëen Jiabao dhe të tjerët, presidenti aktual i Kinës, Xi Jinping, e ka kthyer pas kohën duke kërkuar të rivendosë një kontroll të ngushtë autoritar.

Për më tepër, Xi po pozicionon teknologjinë e përparuar për të forcuar diktaturën e tij. Për ta parë këtë, nuk duhet të shikoni më larg sesa Xinjiang, ku një shtet mbikëqyrës i pamëshirshëm po shtyp miliona ujgurë kryesisht myslimanë dhe po kërkon të zhdukë identitetin e tyre kulturor dhe fetar.

Sigurisht që nuk ka një ekuivalencë morale të drejtpërdrejtë midis Trump dhe Xi. Por nuk jam as plotësisht i sigurt se presidenti amerikan i vlerëson vlera liberale demokratike më shumë sesa Xi-ja. Kjo pasiguri është sidomos shqetësuese sepse këto të dy dominojnë në skenën ndërkombëtare dhe vendimet e tyre mund të formësojnë drejtimin e botës për vitet në vazhdim.

Nuk jam sidomos i shqetësuar se mosmarrëveshja tregtare Trump-Xi do të ngrejë në këmbë perspektivat ekonomike të botës në të ardhmen e afërt. Do të ketë një marrëveshje, sepse Trump duhet t’i tregojë përkrahësve të tij se ai mund ta bëjë një të tillë dhe ajo do të rezultojë në të ashtuquajturën tregti të menaxhuar. Suficiti tregtar  i Kinës me Shtetet e Bashkuara do të bjerë sepse kinezët do të premtojë të blejë më shumë sojë dhe motorë aeroplanësh nga Amerika. Për më tepër, Kina do të ofrojë garanci që të huajt do të jenë në gjendje të investojnë shumë më lehtë në vend dhe se firmave të huaja nuk do t’u kërkohet më t’ia dorëzojnë pronën e tyre intelektuale konkurrentëve vendas.

Por nuk do të ketë ndonjë ndryshim thelbësor në modelin ekonomik të Kinës. Huadhënia do të mbetet e politizuar, ndërmarrjet në pronësi të shtetit ende do të subvencionohen shumë dhe kompanitë e huaja do të detyrohen të dalin jashtë tregjeve derisa konkurrentët kinezë të mund t’i tejkalojnë ato.

Ndërkohë, tensionet me fqinjët e Kinës do të rriten – jo vetëm për militarizimin e Kinës të ishujve dhe atoleve në Detin e Kinës së Jugut. Kina gjithashtu do të ankohet për Tajvanin. Dhe çdo ngadalësim në rritjen e vendit të nxitur nga borxhet, do të rrisë numrin e kërcënimeve të saj nacionaliste.

Kina dhe Amerika janë vende të jashtëzakonshme, por ato po qeverisen keq – njëri nga autokratë Leninistë që kanë frikë edhe nga hija e tyre dhe tjetri nga një populist i çuditshëm që preferon despotët ndaj demokratëve liberalë. Trump rrezikon shumë nga ato që kanë rëndësi për shumë prej nesh: marrëveshja për trajtimin e ndryshimeve klimatike, forcimi i bashkëpunimit europian dhe rindërtimi i perspektivave për paqe në Lindjen e Mesme – duke mbajtur në mënyrë të pamatur anën e Sunitëve kundër Shiitëve në çdo konflikt politik.

Mbretëria e Bashkuar është tepër e ndjeshme, sepse pas Brexit ne do të dalim vetëm, pa partnerët tanë europianë. Përgjatë rrugës, duhet të shpresojmë që nacionalizmi i vrazhdë dhe merkantilizmi i Trump dhe Xi të mos çojnë në llojin konfliktin e pushtetit që kanë paralajmërua historianët dhe strategët që kur Thukididesi përshkroi luftën e Spartës me Athinën. Për momentin, pjesa tjetër e botës ka arsye të mira për të shpresuar për një lidership më të mirë dhe më të mençur në Uashington dhe Pekin – dhe së shpejti, madje.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate.  Great Countries, Bad Leaders

Etiketa: AmerikaBrexitDonald TrumpKinakonfliktMarrëveshjamarrëveshjeMbretëria e BashkuarNacionalizmipaqepasiguripopulistProject SyndicateSHSHBAShtetet e BashkuaratregtiTrumpVendimetXi Jinping
Tjetri
Prokurori Gentjan Osmani përballet me vetingun

KPA shkarkon anëtarin e KLP Gentjan Osmani

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.