AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Ikin kasat e vjetra, vijnë “kasat” e reja, kostot mbeten mister

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kasë fiskale | foto ilustrative

Qeveria shqiptare ka vendosur të heqë nga qarkullimi dhjetëramijëra kasa fiskale të cilat i kanë kushtuar bizneseve shqiptare disa dhjetëramilionë euro, për t’i zëvendësuar me programe kompjuterike të cilat projektligji i propozuar sugjeron se do të prodhohen nga biznese private dhe do të duhet të blihen me detyrim nga tatimpaguesit.

Kasë fiskale | foto ilustrative

Duke premtuar “rritje të të ardhurave tatimore deri me 15%”, qeveria shqiptare ka vendosur të zëvendësojë kasat aktuale fiskale të përdorura nga bizneset e mëdha në të gjithë vendin me programe kompjuterike që mund të përdoren nga një kompjuter apo një celular ‘smartphone,’ por programet e reja, njësoj si kasat e vjetra, do të prodhohen, instalohen dhe mirëmbahen në mënyrë private dhe do të paguhen sërish nga bizneset.

Përveç kostos së panjohur të softuerit dhe mirëmbajtjes së softuerit, çdo biznes në Republikën e Shqipërisë detyrohet të pajiset me firmë elektronike, një shërbim i ofruar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) dhe që aktualisht kushton 6,400 lekë për pajisjen dhe 7,300 lekë asistencë teknike 12 mujore.

Nga detyrimi për të përdorur softuere përjashtohen bizneset e vogla me xhiro nën 12 milionë lekë, të cilat gjithsesi ngarkohen me detyrimin për të pasur certifikatë elektronike dhe firmë elektronike, shërbime që ofrohen nga AKSHI përkundrejt pagesës.

Përveç kësaj, të gjitha bizneset me përjashtim të shitësve ambulantë dhe bujqve, detyrohen të përdorin një pajisje si kompjuter, tabletë apo ‘smartphone’ në funksion të kërkesave të raportimit tatimor, si dhe të kenë një linjë interneti, e cila gjithashtu kushton.

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk i përgjigjën një kërkese për koment nga BIRN.

Projektligji i hedhur në konsultim publik më 31 korrik, [link] është nisma e radhës e qeverive shqiptare gjatë dekadës së fundit në emër të luftës kundër informalitetit, e cila pritet sërish t’i kushtojë taksapaguesve dhe buxhetit të shtetit, përfitimet e të cilave do të duhet të shihen në të ardhmen.

Ndryshimet në sistemin fiskal vijnë pas një tenderi shumë të kushtueshëm dhe të mbushur me akuza për korrupsion me vlerë 1.9 miliardë lekë tetorin e kaluar.

Sipas tatimeve, sistemi aktual i kasave, të cilat i kanë kushtuar bizneseve disa dhjetëramilionë euro përgjatë dekadës së fundit, nuk funksionon, dhe për këtë arsye, nevojitet programi i ri.

Sipas Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, znj. Delina Ibrahimaj, zbatimi i sistemit të ri “në vendet që e kanë implementuar këtë sistem para nesh kanë rezultuar në një mbledhje më të mirë të taksave nga 10%  deri në 15 %, referuar Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, dhe përmirësim të mbledhjes së Tatimit për të Ardhurat Personale”.

Projektligji u prezantua të martën më 31 korrik nga Ministrja e Financave Anila Denaj dhe drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, të cilat gjatë prezantimit, nuk folën për kostot shtesë që pritet të sjellin për bizneset pajisjet e reja.

Sistemi fiskal shqiptar është aktualisht nga më të shtrenjtit në raport të kostove administrative me të ardhurat fiskale. Administrata tatimore pati një buxhet prej 2.3 miliardë lekësh gjatë vitit 2018 ndërsa menaxhoi të ardhura totale prej 143 miliardë lekësh. Kostoja e administrimit fiskal ishte 1.6% e të gjitha të ardhurave. Në këto të dhëna nuk përfshihen disa milionë euro të tjera të paguara nga bizneset për pajisje fiskale dhe për mirëmbajtje pajisjesh fiskale, kostot e paguara për pullat fiskale të prodhuara privatisht, gjë që mund ta rrisin koston totale të administrimit fiskal në mbi 2% të totalit tëtë ardhurave. Në vendet normale, kostoja e administrimit fiskal është rreth 1% e të gjitha të ardhurave fiskale të siguruara nga shteti.

————

Shënim: Pas publikimit të këtij shkrimi, Ministria e Financave dërgoi përgjigje për disa pyetje të dërguara nga BIRN në lidhje me këtë shkrim. Përgjigjet mund të lexohen këtu: [Link]

Etiketa: AdministrataAdministrativeAgjencia Kombëtare e Shoqërisë së InformacionitAKSHIAkuzaAnila DenajBIRNDelina IbrahimajdetyrimDrejtoria e Përgjithshme e TatimeveEuroKASKorrupsionMbledhjeMinistria e FinancavenismaParaProjektligjiPullat fiskaleQeveriaQeveria shqiptareraportSHshqipshqiptarexhiro
Tjetri
Turizmi hap mundësi biznesi për shtetasit kosovarë në Shqipëri

Turizmi hap mundësi biznesi për shtetasit kosovarë në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.