AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Argumentet e Kolegjit të Apelimit në shkarkimin e gjyqtarit Edmond Islamaj

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Analiza, Korrupsioni, KPA, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-gjyqtari Edmond Islamaj, duke dalë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. | Foto nga : LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit përmbysi konfirmimin në detyrë të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, duke mos pranuar pretendimet se kursimet e deklaruara në cash kishin shërbyer për të mbuluar shpenzimet ndër vite. Sipas Kolegjit, Islamaj nuk deklaroi 4.1 milionë lekë kursime në “vetting” për të shmangur kontrollin mbi burimin e tyre.

Ish-gjyqtari Edmond Islamaj, duke dalë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. | Foto nga : LSA

Më 22 maj 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit përmbysi vendimin e shkallës së parë për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj dhe vendosi mbylljen e karrierës së tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Vendimi i arsyetuar i KPA-së del në përfundimin se Islamaj nuk arriti nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurive të deklaruara dhe se ka bërë “deklarim të paplotë, të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së tij dhe personave të lidhur”.

Vendimi i Kolegjit për Islamajn u bazua kryesisht në dy çështje; ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëjetueses, të deklaruara më pas si burim për tre pasuri të patundshme si dhe deklarimet vit pas viti të kursimeve cash të familjes, të cilat nuk përputheshin me deklaratën “vetting”.

Kolegji zhvilloi gjithashtu një metodologji për të vlerësuar shpenzimet e udhëtimeve jashtë shtetit, rezultati i së cilës e përmbysi analizën financiare të bërë më parë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe e nxorri gjyqtarin me mungesë burimesh në vlerën e 4.3 milionë lekëve.

Procesi në Kolegj për Edmond Islamajn zgjati 14 seanca dhe një seri pretendimesh të Komisionerit Publik për hetime të paplota u rrëzuan rrugës. Trupa gjyqësore kryesohej nga Luan Daci, me relator Sokol Çomon dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla.

Sipas vendimit të arsyetuar, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë nuk arriti të dokumentonte ligjshmërinë e të ardhurave të bashkëjetueses së tij, të deklaruara si burim për një apartament, një njësi tregtare si dhe një garazh në Durrës.

Pasuritë e mësipërme janë blerë në vitin 2001 përmes një kontrate mes bashkëjetueses së subjektit dhe babait të saj në vlerën e 1 milion lekëve. Por Kolegji arriti në përfundimin se ajo nuk ka pasur burime të ligjshme për krijimin e kësaj shume dhe se dokumentet e dorëzuara flisnin për një marrëdhënie kontraktuale të saj me një OJF në Tiranë, por jo një marrëdhënie punësimi, “sikundër ishte deklaruar në deklaratën veting”.

Në vendim shtohet gjithashtu se subjekti nuk paraqiti asnjë dokument për ekzistencën e qendrës në fjalë dhe nuk bëri asnjë përpjekje për të siguruar dokumentacion në këtë drejtim. Lidhur me të ardhurat e deklaruara të bashkëjetueses në vlerën e 5 mijë dollarëve, Kolegji argumenton se nuk ka asnjë të dhënë nga organet shtetërore lidhur me pagesën e detyrimeve tatimore për to.

Në përfundim të analizës për të tre pasuritë, Kolegji argumenton se subjekti ka kryer deklarim të paplotë në deklaratën “vetting”, deklarim të pasaktë të të ardhurave nga puna pranë një qendre dhe një organizate humanitare si dhe ndodhen në kushtet e pamjaftueshmërisë së burimeve të ligjshme për të justifikuar tre pasuritë.

Kolegji i gjeti të sakta deklarimet e Islamajt për blerjen e një makine në bashkëpronësi me babanë si dhe arriti në përfundimin se i ati kishte të ardhura të ligjshme për blerjen e një shtëpie, e cila iu dhurua më pas fëmijëve të subjektit.

Megjithatë, problemet u rikthyen me kërkesën e Komisionerit Publik për të hetuar sërish kursimet e mbajtura jashtë sistemit bankar të familjes dhe të deklaruara vit pas viti në deklaratat periodike.

Përgjatë viteve 2004-2016, Edmond Islamaj kishte deklaruar kursime familjare të akumuluara në cash në vlerën e 10.4 milionë lekëve. Një pjesë e kursimeve në cash janë deklaruar si burim për hapjen e dy llogarive bankare në emër të subjektit dhe bashkëjetueses, por Komisioneri Publik ngriti pikëpyetje mbi diferencën prej 4.1 milionë lekësh, e cila nuk figuron në deklaratën “vetting”.

Islamaj e kundërshtoi ankimin dhe e shpjegoi “shpërqendrimin” me kursimet në cash me mënyrën se si ai i kishte deklaruar ato dhe pretendoi se kursimet ishin në të vërtetë në masë shumë më të vogël sesa mbledhja matematikore e tyre.

“Subjekti i rivlerësimit pretendoi se kursimet e tij janë në masë shumë më të vogël nga sa rezultojnë nga mbledhja aritmetike e deklarimeve ndër vite dhe kjo lidhet me mosdeklarimin nga ana e tij të shpenzimeve që ka kryer gjatë vitit, të cilat në mungesë të rubrikës përkatëse në formularët e deklarimit, nuk i ka deklaruar,” thuhet në vendimin e KPA-së.

Kolegji u investua në hetimin e mundësive të Islamajt për të krijuar vlerat e deklaruara në cash si dhe në bërjen e një analize të re financiare, ku përfshiheshin shpenzimet familjare si dhe ato të kryera për udhëtimet jashtë shtetit –të cilat nuk ishin përfshirë më parë në hetimet e Kolegjit.

Për të vlerësuar udhëtimet jashtë shtetit, Kolegji zhvilloi një metodologji të detajuar –e cila u kundërshtua gjithashtu nga Islamaj.  Kundërshti dhe debate pati edhe në përllogaritjen e standardeve të jetesës, ku Islamaj e cilësoi të padrejtë dhe të paarsyeshme marrjen si referencë të Anketës së Buxhetit të Familjes së INSTAT për vitet 2004, 2005 dhe 2006.

Trupi gjykues i Kolegjit argumenton në vendim se “arsyeja e vërtetë” pse Islamaj kundërshtoi referencat e Anketës për vetëm 3 vite dhe jo për vitet e tjera ishte në funksion të mbështetjes së tezës së tij se kursimet në cash ishin pakësuar për efekt të mbulimit të shpenzimeve gjatë viteve.

“Pra, nëse subjekti në analizën e tij financiare do të pretendonte uljen e shpenzimeve të jetesës për të gjitha vitet, kjo gjë do të sillte si pasojë reduktimin e ndjeshëm të nevojës së tij për të pakësuar pasurinë e akumuluar në formën e cash-it dhe, si pasojë, kjo pasuri cash duhet të ishte deklaruar në deklaratën e pasurisë vetting,” argumenton Kolegji.

Shumica në Kolegj ka rrëzuar edhe pretendimin e fundit të subjektit se analiza financiare duhej të bazohej në metodologjinë e ILDKPKI-së për shpenzimet, duke e cilësuar këtë pretendim haptazi në kundërshtim me mbrojtjen e subjektit gjatë gjithë procesit. Por në këtë pikë, pretendimi i Islamajt u mbështet nga anëtarja e trupës, Rezarta Schuetz, e cila argumentoi në një mendim paralel se nuk ishte dakord me metodologjinë e shumicës për të llogaritur standardet e jetesës.

“Metodologjia e zgjedhur nga shumica e trupit gjykues… dhe shtrirja e të dhënave të marra nga publikimi në faqen e internetit për një vit të caktuar (2007) në vitet e tjera, në kundërshtim me vetë korrespondencën e INSTAT-it, bie ndesh me parimet e sigurisë juridike dhe kapërcen tagrat e një gjykate,” argumenton Schuetz. “ Si rrjedhojë përftohet një analizë financiare e pabazuar në aktet ligjore në fuqi dhe në pritshmëritë që qytetarët kanë ndaj një organi shtetëror,” shton ajo në mendimin paralel.

Në fund të shqyrtimit gjyqësor, Kolegji argumenton se diferenca e kursimeve cash prej 4.1 milionë lekësh nuk rezulton të jetë deklaruar në deklaratën e pasurisë vetting në asnjë lloj forme. Gjithashtu, subjekti rezultoi sipas Kolegjit me pamjaftueshmëri të burimeve të ligjshme në vlerën e 4.3 milionë lekëve.

“…trupi gjykues arrin në konkluzionin se subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të paplotë dhe të pasaktë të pasurive të tij në deklaratën e pasurisë (vetting) në kuptim të nenit D, pikat 1dhe 5 të Aneksit të Kushtetutës, me qëllim shmangien nga kontrolli, në kuadër të procesit të rivlerësimit, të pasurisë së tij në formën e likuiditetit cash (jashtë sistemit bankar), për shkak se rezultoi me pamundësi të burimeve të ligjshme për të justifikuar krijimin e saj,” thuhet në vendimin e Kolegjit.

Në fund, Kolegji vendosi ndryshimin e vendimit nr.22, datë 7 qershor 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të Edmond Islamajt.

 

Etiketa: Albana ShtyllaAnaliza financiareAnalizëdebateDurrësEdmond IslamajGjykatëGjykatësGjyqhetimeHetimetILDKPKIIna RamaINSTATKolegjKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKontrolliKPALuan DaciMASPunaPunëPunësimiRamaSeancaSHVendimVendimiVendimi i arsyetuarVetingVetting
Tjetri
Ballkani 2017: Ekonomitë do të përparojnë pavarësisht tensioneve politike

Shqipëria mendon të lehtësojë procedurën e shtetësisë për shqiptarët e diasporës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.