AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Negociata me kusht, Bundestagu kërkon ndëshkimin e blerësve të votës dhe gjykatësve të korruptuar

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke i treguar librin me piktura kancelares Angela Merkel. Foto nga facebook i kryeministrit.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut për të cilën ka vetëm një rekomandim për qeverinë federale që të miratojë hapjen e negociatave të vendit me BE, për Shqipërinë janë tre porpozime krejt të ndryshme nga njëri-tjetri që pritet të votohen në Bundestag. 

Kryeministri Edi Rama duke i treguar librin me piktura kancelares Angela Merkel. Foto nga facebook i kryeministrit.

Tre qëndrime të ndryshme nga tre grupe parlamentare janë paraqitur të ejten në Bundestag mbi hapjen e negociatave me Shqipërinë. Kryesori ai për hapje me 9 kushte i mbështetur nga dy partitë që kanë shumicën në parlamentin gjerman, një i dytë është  për moshapje të negociatave dhe një i tretë për hapje të tyre pa kushte shtesë.

Qëndrimi për Shqipërinë është mjaft i ndryshëm nga ai për Maqedoninë e Veriut për të cilën ka vetëm një rekomandim për qeverinë federale që të miratojë hapjen e negociatave të vendit me BE. Votimi në Bundestag i tre porpozimeve pritet të bëhet të enjten rreth orës 19.30.

Hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe BE është shtyrë dy herë prej disa qeverive të vendeve anëtare përtej rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian që në vitin 2018. Rekomandimi i fundit pozitiv u dha në maj të këtij viti, por miratimi ose jo i tij u shty sërish.

Po-ja me kushte e Gjermanisë është e rëndësishme, por për hapje të negociatave duhet ndryshimi i qëndrimit të Hollandës parlamenti i të cilës në pranverë votoi kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Francës qeveria e të cilës nuk është në favor të zgjerimit të BE.

Kalimi i mundshëm në Bundestag i qëndrimit për hapjen e negociatave me kushtet e bëra publike, është lexuar si sukses nga qeveria, ndërsa opozita e akuzon atë për dështim. PD shpërndau një video që ironizon një deklaratë të Ramës një vit më parë në të cilën pretendohej se ishte marrë datë për hapjen e negociatave.

Ndërkohë kryeministri nga ana e tij reagoi duke i konsideruar kushtet si normale apo “pjesë e një rruge ku duhet të përmbushim jo 2, as 9 por qindra në mos mijëra kushte në çdo sektor”

Propozimi i shumicës së Bundestag

Propozimi kryesorë i dy grupeve që përbëjnë koalicionin qeverisës, CDU-CSU (Kristian Demokratët) dhe SPD (Social Demokratët) dhe që pritet të miratohet përmban një listë me kushte për tu përmbushur nga Shqipëria që duhet të kontrollohen nga qeveria gjermane. Dy prej kushteve duhet të përmbushen përpara konferencës së parë mes qeverisë shqiptare dhe BE në pranverë të vitit 2020 dhe një listë e dytë kushtesh duhen plotësuar para hapjes së dy kapitujve të parë të negociatave.

I vetmi ndryshim nga qëndrimet e mëparshme në listën e gjatë të kushteve që përfshin ndër të tjera edhe reformën zgjedhore dhe hetimi e ndëshkimi i personave të akuzuar për blerje të votës që kryesisht janë zyrtarë të lartë të shumicës përfshi ish-ministra dhe ish-kryebashkiakë, është se plotësimi i kushteve do të kontrollohet nga qeveria gjermane dhe Bundestagu nuk do të thirret sërish për të votuar hapjen apo jo të negociatave.

Dokumenti i publikuar në faqen zyrtare të Bundestag ngarkon qeverinë gjermane që të japë miratimin për hapjen e negociatave në tetor vetëm nëse bihet dakord që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet pasi Shqipëria të ketë ngritur Gjykatën Kushtetuese  e Gjykatën e Lartë dhe të ketë miratuar reformën zgjedhore me pëlqim e palëve politike. Kushtet e tjera duhet të përmbushen para konferencës së dytë dhe para hapjes së kapitujve të parë të negocimit.

Aty përfshihen: “zbatimi i reformës zgjedhore, hetimi dhe gjykimi i personave të akuzuar për blerje të votës, hetimi dhe gjykimi i gjykatësve që përjashtohen nga vetingu, ngritja e SPAK, hapa të dukshëm në luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, përmirësime të dukshme të administratës civile dhe qartësim të ligjshmërisë së zgjedhjeve të fundit lokale”.

Dy grupet kryesore parlamentare ngarkojnë qeverinë gjermane që të mbajë në mbikqyrje zbatimin e këtyre kushteve. Shumica e Budestag këmbëngul po ashtu që vendi të jetë në mbikqyrje të vazhdueshme.

Në një nga pikat e rezolutës që pritet të votohet bëhet e qartë se negociatat me Shqipërinë duhet të ndalojnë nëse vendi ngadalëson zbatimin e reformave të ndërmarra. “Në rast dyshimi se Shqipëria, po ngadalëson, ndalon apo bën hapa pas, në plotësimin e kushteve pas hapjes së negocicatave për anëtarsim, negociatat do të ndalojnë”, thuhet në një pjesë të dokumentit.

Aty këkohet që Komisioni Europian të mbikqyrë në vijim përmbushjen e kushteve dhe të vendosë për hapje të kapitujve vetëm pas përmbushjes së tyre. Po ashtu kërkohet që Komisioni dhe Zyra për Punët me Jashtë e BE të raportojë në mënyrë të rregullt për ecurinë e reformave, kryesisht për të bërë të sigurtë vijimin.

Dokumenti i mëshon detyrimit të Shqipërisë për të çuar deri në fund reformën në drejtësi dhe ngritjen e strukturave të reja të drejtësisë. Bundestag po ashtu bën të qartë që veç kontrollit prej Komisionit Europian edhe qeveria gjermane duhet të mbikqyrë përmbushjen e këtyre kushteve.

Ndër të tjera shumica shprehet se rezervon të drejtën për të tërhequr pas këtë mbështetje apo të bllokojë hapje të kapitujve të negociatave nëse Shqipëria nuk po ecën drejt, nuk po respekton apo nuk ka përmbushur e bërë përparime kritere si “institucione demokratike funksionale, reformimin e administratës civile, zhvillimit ekonomik dhe konkurencës, marrëdhënieve të mira me fqinjët, lirinë e shtypit dhe medias, liritë e minoriteteve dhe një shoqëri civile të lirë”.

Propozimet e tjera

Ndërkohë partia e katërt më madhe në Bundestag FDP, liberalët e qendrës së djathtë, kërkojnë që të votohet kundër hapjes së negociatave, duke i konsideruar reformat të papërmbushura.

Propozimi i tyre me gjasë do të ketë edhe mbështetjen e AFD (Alternativa për Gjermaninë), që shpesh konsiderohet si ekstrem i djathtë dhe që kryesisht kundërshton zgjerimin e Bashkimit Europian. Të Majtët një parti e ekstremit tjetër po ashtu mund t’i bashkohen këtij qëndrimi dhe nuk është i qartë pozicionimi i tyre në raport me Shqipërinë.

Në propozimin e FDP thuhet se përtej progresit Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet. “Procesi i anëtarësimit është sigurisht një motorr për reformat dhe stabilitetin, jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Megjithatë përtej përparimeve, vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit është në këtë moment i papjekur”, thuhet në porpozimin e FDP-së.

Në krahun tjetër Aleanca 90/Të Gjelbrit, që janë grupi më i vogël parlamentar, por forca e dytë politike në Gjermani sipas zgjedhjeve të fundit Europiane,  nuk kanë një propozim të tyrin, por kanë kërkuar një ndryshim në propozimin e dy grupeve të shumicës.

Përndryshe FPD dhe në ndryshim me  CDU-CSU dhe SPD ata propozojnë që  hapja e negociatave për Shqipërinë të bëhet pa kushtet të tjera veç atyre të përcaktuara nga Komisioni Europian në rekomandimet e vitit 2018.

Aleanca 90/Të Gjelbrit propozojnë që negociatat të hapen në tetor dhe që mbledhja e parë ndërqeveritare të zhvillohet brenda vitit 2019. Ata kërkojnë pak a shumë që hapje e dy kapitujve të parë të bëhet vetëm pasi Komisioni Europian të ketë vërejtur përmbushjen e kushteve të vendosura nga Këshilli i BE në qershor 2018, që përfshijnë kryesisht vijimin e reformës në drejtësi dhe ngritjen e strukturave antikorrupsion.

Amendamenti arsyeton se kushtet e vendosura në propozimin e shumicës parlamentare “shkojnë përtej atyre të vendosura nga Bashkimi Europian dhe të dakordësuara nga vendet anëtare”. Ata shprehen se procesi i anëtarësimit duhet të jetë i besueshëm dhe njëkohësisht reciprok dhe kërkojnë që miratimi i hapjes së negociatave të bëhet vetëm mbi bazë të kushteve të dakordësuar në qershor të vitit 2018.

Etiketa: Angela MerkelBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEblerjeBundestagEdi RamaFacebookGjermaniGjykatëKomisioni EuropianKryebashkiakKryeministri Edi RamakushtetueseLokaleMaqedoniaMaqedonia e VeriutmbështetjeMerkelMjaftnegociataOpozitaParaPartiaPDPunëQeveriaRamaraportshqipShqipëriashqiptareSPAKVendimiVetinguvideoVotimi
Tjetri
Prokuroria kërkon pesë vjet burg për ish-gjyqtarin e Sarandës

Prokuroria kërkon 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.