AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fushata e re e Ramës pritet me shqetësim nga shoqatat e gjyqtarëve

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama duke folur gjate nje seance parlamentare, ku 4 deputete nga lista e LSI jane betuar, pasi kane mare mandatin nga KQZ nje dite me pare. Partite e opozites kane zhvilluar nje proteste duke u perpjekur te pengojne mbajtjen e kesaj seance parlamentare. /r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama, speaks during a parliamentary session where 4 MPs from the SMI list are sworn in after they have been mandated by the CEC last day.

Sulmet e fundit të kreut të qeverisë ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri kritikohen si presion ndaj sistemit gjyqësor dhe në dëm të reformës në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një seance parlamentare. Foto: LSA

Një fushatë e re e kryeministrit Edi Rama kundër “armiqve” të tij të vjetër –gjyqtarë dhe prokurorë të Shqipërisë është pritur me shqetësim nga shoqatat që përfaqësojnë njerëzit e drejtësisë në vend.

Në një reagim të përbashkët, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë  dhe Unioni i Gjyqtarëve dënuan qëndrimet agresive dhe deklaruan se ato përbëjnë kërcënim ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe sjellin pasoja të dëmshme për reformën në drejtësi.

“Qëndrime të tilla të përsëritura nga funksionarë të ekzekutivit, jo vetëm që nuk i shërbejnë raporteve ndërinstitucionale, por janë një kërcënim ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor, duke minuar ndërkaq besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Parimi i ndarjes së pushteteve qëndron në themel të demokracisë sonë kushtetuese dhe presupozon që asnjë pushtet nuk është epror ndaj tjetrit,” thuhet në deklaratën e dy shoqatave.

Kryeministri Edi Rama dhe funksionarë të tjerë të qeverisë ashpërsuan tonet dhe iu rikthyen sulmeve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve gjatë javëve të fundit- duke i fajësuar ata si shkaktarët e vetëm të pengesave që po has Shqipëria në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Rama i targetoi prokurorët dhe gjyqtarët si grupi KÇK [Kap çfarë të kapësh] dhe shpalli njjë luftë mes Parlamentit dhe këtij grupimi, pa dhënë shpjegime se me ç’mjete Parlamenti do të duhet t’i kundërvihet zyrtarëve të një pushteti tjetër.

“Nuk mund ta lejojmë ne që Shqipëria të mos bëjë kapërcimin e fundit historik në raport me këta palaço në prokurori dhe në gjykatë. Do ta bëjmë ne. Ti kundërvihemi me forcën më të egër KÇK-së dhe mbeturinave që janë rrugëve dhe nuk mund të presim që KÇK t’i çojë pas hekurave,” deklaroi Rama, vetëm pak ditë pasi sulmoi nominalisht një prokuror për shantazh ndaj zyrtarëve të shtetit dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Shoqatat e gjyqtarëve deklarojnë se mënyra më e mirë për të adresuar problemet me sistemin e drejtësisë janë tashmë të adresuara në Kushtetutë dhe në ligjet përkatëse dhe i konsiderojnë deklaratat e qeverisë, në kohën kur sistemi po kalon tashmë një reformë të thellë si dëmtuese.

Shoqatat e gjyqtarëve ftuan edhe institucionet e reja apo ato ndërkombëtare në mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, duke u kërkuar të mbajnë qëndrime ndaj sjelljeve të fundit.

“Shoqata Kombëtare dhe Unioni i Gjyqtarëve dëshirojnë të ftojnë Këshillin e Lartë Gjyqësor, si institucioni i ngarkuar me garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së pushtetit gjyqësor si dhe miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar në mënyrë të palodhur për konceptimin dhe vënien në jetë të reformës në drejtësi, për të mbajtur qëndrimin e tyre në lidhje me sjelljet shfaqura kohët e fundit,” përfundon deklarata.

 

Etiketa: Edi RamafushataGjyqgjyqtarhasKÇKKryeministri Edi RamakushtetuesepasojaprokurorProkuroriRamaraportSHshantazhshqipShqipëriShqipëria
Tjetri
Letra lutëse e grave të qeverisë për Holandën trazon klerin dhe zemëron organizatat e të drejtave

Letra lutëse e grave të qeverisë për Holandën trazon klerin dhe zemëron organizatat e të drejtave

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.