AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

Përroi kthehet në grackë vdekje për Laçin

Elvis HilangaElvis Hila
7 years më parë
në Faqja e pare, Mjedisi, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vërshimi i përroit ka sjellë baltë dhe inerte në sheshin qëndor të Laçit | Foto : Elvis Hila

Ndërtimet pa leje dhe depozitimi i inerteve e kanë kthyer përroin që përshkon qendrën e Laçit në një kërcënim serioz për pronat dhe jetën e banorëve të qytetit.

Vërshimi i përroit ka sjellë baltë dhe inerte në sheshin qëndror të Laçit | Foto : Elvis Hila

Të premten gjatë natës uji vërshoi në mënyrë të menjëhershme në shtëpinë e Lek Mërginës dhe për pak minuta vuri në rrezik jetën e familjes së tij duke arritur nivelin 1 metër e 20 centimetra.

“Ishim të gjithë në gjumë kur dëgjova zhurmë dhe brenda pak minutash uji depërtoi në shtëpi,” tha banori i Laçit. “Kam marrë dy fëmijët dhe nënën e moshuar, i kam nxjerrë nga dritarja dhe për fat të mirë shpëtuam,” shtoi ai.

Bashkëshortja e tij Maria shprehet se përmbytja, përveç dëmeve të shumta materiale e ka lënë familjen të traumatizuar dhe të dëshpëruar për ndihmë.

“Kemi kaluar orë tmerri, pasi uji erdhi si dallgë brenda 5 minutash në shtëpinë tonë,” tha Maria. “Kam qëndruar pas dere duke e mbajtur me forcë, pasi rrjedha e ujit po më lëvizte dhe isha shumë në rrezik,” kujton ajo.

Maria shton se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu dhe shtëpia iu është bërë thuajse e pabanueshme nga përmbytjet e vazhdueshme.

“Ne përmbytemi sa herë ka reshje të dendura shiu, pasi përroi del nga shtrati,’ shpjegoi ajo. “Na është shkatërruar gjithçka në shtëpi dhe asnjëherë nuk jemi dëmshpërblyer,” shtoi Maria.

Shtëpia e familjes Mërgina nuk është banesa e vetme e dëmtuar nga përmbytjet në Laç. Përroi që kalon përmes qytetit është kthyer në një kërcënim serioz për jetën dhe pronat e familjeve që jetojnë pranë rrjedhës së tij.

Sipas banorëve shtrati i përroit është ngushtuar nga ndërtimet pa kriter anash tij dhe është mbushur me inerte duke bërë që të mos e përballoje nivelin e prurjeve dhe ka ka sjellë përmbytje të vazhdueshme.

Problematika e përroit që kalon përmes qytetit të Laçit është e njohur për Bashkinë e Kurbinit. Megjithatë, kryebashkiakja e mandatar në muajin gusht, Majlinda Cara thotë se bashkia nuk ka fonde të mjaftueshme për të ndërhyrë duke kërkuar ndihmën e qeverisë për rehabilitimin e përroit.

“Pak ditë më parë kemi një situatë mjaft të rënduar si pasojë e vërshimit të përroit,” tha Cara, duke nënvijëzuar se “janë përmbytur me dhjetëra banesa e biznese, si dhe [janë] dëmtuar shumë automjete.”

“Grupet e punës kanë nisur menjëherë verifikimin e dëmeve të shkaktuara, por që kjo situatë do të përsëritet sa herë ka reshje të dendura shiu,” shtoi ajo.

Makina e Lek Bushit u mor nga rrjedha dhe u përmbys gjatë përmbytjes së qytetit të Laçit me 11 tetor | Foto : Elvis Hila

Të kontaktuar për këtë çështje edhe Emergjencat Civile në Prefekturën e Lezhës bënë të ditur se nëpërmjet shkresave kanë kërkuar në vazhdimësi ndërhyrje nga qeveria në përroin e Laçit, ndërsa për çdo rast përmbytjesh janë verifikuar dëmet e shkaktuara dhe i janë dërguar ministrisë së linjës.

Përmbytja e Laçit javës që shkoi nuk është e para e regjistruar në qytet për shkak të vërshimit të përroit. Një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në fund të muajit shtator. Vërshimet e përroi gjatë 5 viteve të fundit kanë shkaktuar tre viktima dhe dëme të pallogaritshme për banorët e qytetit.

Në 20 nëntor 2014, Gjon dhe Dorentina Kola – babë e bijë me profesion arsimtarë, humbën jetën ndërsa u përpinë nga uji i përroit që erdhi në mënyre të menjëhershme si pasoje reshjeve të shiut me intensitet të lartë, pasi kishin dale të largonin automjetin e tyre.

Sapo kanë dalë nga apartamenti në qendër të qytetit, Gjoni dhe Dorentina ata janë përfshirë nga rrjedhja e fuqishme e ujit, duke mos patur asnjë mundësi shpëtimi. Trupi i pajetë i Gjonit u gjet 50 metra larg automjetit, ndërsa Dorentina Kola u gjet 10 orë më vonë 2 kilometra më larg, në një kanal në afërsi të fshatit Sanxhak.

Tre vite më vonë, me 11 tetor të 2016 një tjetër banor i qytetit humbi jetën në rrethana të ngjashme. Kol Menga doli nga shtëpia në mbrëmje për t’u nisur për te dyqani ku kishte lënë mallin, me qëllim për ta shpëtuar nga rrjedha e përroit, por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Kolën e mori rrjedha e fortë e përroit që doli nga shtrati dhe u gjet disa metra larg dyqanit, ndërkohë që po atë ditë një tjetër banor i qytetit rrezikoi jetën dhe mbeti i lënduar nga vërshimi i ujit.

Këto tragjedi rrezikojnë të përsëriten në Laç sa herë ka reshje të dendura dhe me intensitet të lartë si të premten. Sipas banorëve vërshimi i përroit në Laç dhe përmbytjet janë kthyer në refren të vazhdueshëm që prej vitit 2013.

“Reshje të dendura shiu ka pasur edhe para vitit 2013-të, por nuk jemi përmbytur,” kujton Lek Bushi, një banor i qytetit dikur qendër e rëndësishme industriale. “Kjo situatë krijohet vetëm për faktin se është ngushtuar shtrati i përroit dhe nuk i përballon prurjet e shumta që vinë nga mali. Krahas dëmeve që po na shkaktohen ne po na rrezikohet edhe jeta,” shtoi ai.

Makina e Bushit është përmbysur dhe rrëmbyer nga vërshimi i rrjedhës së përroit në rrugët e qytetit të premten dhe është shkatërruar.

“Uji këtu vjen si dallgë dhe ka shumë forcë,” shpjegoi ai. “Makinën që kam patur të parkuar poshtë pallatit, ma ka përmbysur dhe spostuar për disa metra,” shtoi Bushi.

Përmbytjeve nga vërshimi i përroit nuk i ka shpëtuar as sheshi në qendër të qytetit i cili është rikualifikuar në vitin 2016 në kuadër të një projekti të programit të Rilindjes Urbane. Kjo zonë është përmbytur disa herë dhe është mbuluar nga balta dhe inertet, duke sjelle edhe dëmtim të këtij investimi me vlerë 1.2 milionë euro.

Banorët tregojnë se janë ankuar disa herë, por asnjë masë nuk është marrë për disiplinimin e përroit me qëllim që të shmangen përmbytjet.

Përmbytja nga përroi ka nxjerrë baltë dhe inerte në rrugët e qytetit të Laçit | Foto : Evlis Hila

“Menduam se kur humbën jetën babë e bijë do të ndërhyhet por këtu nuk ka shtet,” u ankua Mark Leka.  “Tragjedi të ngjashme rrezikojnë të përsëriten, vetëm kemi ngelur të lusim zotin që mos të ketë reshje të dendura shiu,” shtoi ai.

Kryebashkiakja e Kurbinit pranoi që përmbytjet janë kthyer në ‘gangrenë’ për qytetin Laçit, por shtoi se pa ndihmën e qeverisë nuk mund ta financojnë zgjerimin e përroit dhe rehabilitimin e pritave malore për të shmangur daljen e tij  nga shtrati.

“Ne kemi kryer disa ndërhyrje në pastrimin e përroit dhe largimin e inerteve në disa pika por që nuk po jep rezultat,” tha Cara, duke theksuar se bashkia e ka bërë projektin dhe ia ka dërguar qeverisë, por ai nuk është financuar ende.

“Shpresojmë që tani të bëhet diçka pasi vërtet ky përrua po kërcënon jetë njerëzish,” përfundoi ajo.

Etiketa: BanorëBashkiaElvis HilaEmergjencat CivileEuroFondeLaçLezhëMajlinda CaraMakinaMaliMASMjaftParapërmbytjePunëQeveriarrezikSHIUshtatorvdekjeviktima
Tjetri

Ish-kreu i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj përballet me vetingun

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.