AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Me shtimin e të thirrurve nga Gjykata Speciale, afrojnë edhe aktakuzat

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stema e UÇK-së. Photo: SGT Craig J. Shell, Marinsat amerikanë/Wikimedia Commons.

Më shumë se 120 ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë raportuar se janë thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës, por mbetet ende e paqartë se cilat pretendime nga një raport i Këshillit të Europës mbi krimet e dyshuara të kohës së luftës mund të përfshihen në aktakuza.

Stema e UÇK-së. Foto: Wikimedia Commons.

Gjatë dy javëve të fundit, Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po poston një seri njoftimesh të shkurtra në Facebook për ish-shokët e tij luftëtarë të cilët kohët e fundit janë ftuar për t’u marrë në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila po heton krimet e kohës së luftës dhe të pasluftës.

“Ai, ashtu si të gjithë të ftuarit e tjerë, do të dalë faqebardhë”, është një refren i zakonshëm në fund të postimeve të Gucatit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka shtuar përpjekjet e saj për të marrë në pyetje ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që nga janari, kur ajo ftoi ish-luftëtarët e parë të UK-së, janë thirrur më shumë se 120 persona, sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës.

“Aktualisht numri i personave të thirrur po rritet. Nuk mund ta bëjmë publike të gjithë listën sepse disa nga personat e ftuar për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit ose dëshmitarit kanë zgjedhur të mos e bëjnë publike këtë gjë. Por mund të them që e gjithë struktura e UÇK-së është atje”, tha për BIRN Nasim Haradinaj, nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës.

Ata që janë paditur përfundimisht priten të gjykohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat u krijuan në vitin 2015 në Hagë, dhe lindën për shkak të akuzave të bëra në një raport nga raportuesi i Këshillit të Europës Dick Marty në vitin 2010. Në atë kohë, një task forcë e BE-së më pas shqyrtoi akuzat e Dick Marty dhe arriti në përfundimin se kishte prova të mjaftueshme për ndjekjet penale për vepra penale si vrasje, rrëmbime, ndalime të paligjshme dhe dhunë seksuale.

E ashtuquajtura “Gjykata Speciale”, e mbështetur nga Bashkimi Europian, por që funksionon si pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, ka një mandat për të adresuar akuzat për krime lufte dhe vrasje politike nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës midis vitit 1998 dhe 2000.

Haradinaj tha se disa nga avokatët e atyre që janë thirrur nga prokurorët e Hagës i kanë njoftuar ata se së shpejti do të ketë arrestime.

“Duket se ka ardhur koha për aktakuza dhe ne jemi në pritje të arrestimeve shumë shpejt”, tha ai.

Haradinaj përsëriti një opinion të mbështetur gjerësisht në Kosovë, që Gjykata Speciale është e njëanshme sepse ajo fokusohet te krimet që dyshohet se janë kryer nga luftëtarët e UÇK-së, jo nga serbët. “Nuk është e re të thuash se kjo është një gjykatë e njëanshme sepse besueshmëria e saj tronditet nga objektivi i saj mono-etnik”, tha ai.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për nivelin e mbështetjes zyrtare nga autoritetet e Kosovës për ish-luftëtarët. “Shqetësimi ynë është që ata po mbështeten në mënyrë selektive. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që t’i ndihmojnë të gjithë në mënyrë të barabartë dhe të respektojnë ligjin”, bëri thirrje ai.

“Trajtim çnjerëzor dhe poshtërues”

Ish-raportuesi i Këshillit të Europës Dick Marty. Foto: http://www.parlament.ch

Sipas raportit të Dick Marty për Këshillin e Europës, gjatë kohës së luftës një grup i vogël, por shumë i fuqishëm figurash të UÇK-së, mori kontrollin e një shumice sipërmarrjes të paligjshme kriminale në të cilat shqiptarët e Kosovës ishin të përfshirë në Shqipëri, përfshirë edhe trafikim organesh.

“Anëtarët e Grupit të Drenicës të UÇK-së kanë luajtur një rol tepër të rëndësishëm si bashkë-konspiratorë në kategori të ndryshme të veprimtarisë kriminale. Ata përfshijnë Hashim Thaçin, Xhavit Halitin, Kadri Veselin, Azem Sylën dhe Fatmir Limajn”, thuhet në raport.

Thaçi tani është presidenti i Kosovës, Veseli kryetari i parlamentit dhe Limaj kryetar i një partie politike. Thaçi, Haliti, Veseli dhe Limaj nuk dihet nëse janë thirrur deri më tani nga prokurorët e Hagës, edhe pse Syla është thirrur,

Haliti e hodhi poshtë raportin e Dick Marty si “politik” kur ai u publikua, duke thënë se mbështetej në burime që donin të diskreditonin UÇK-në.

Autoritetet e Kosovës, përfshirë presidenti Thaçi, vazhdojnë të mohojnë se ka ndonjë provë pas akuzave të ngritura në raport.

Raporti i Dick Marty përmendet edhe Shaip Mujën, një ish-deputet. Ai pretendoi se Muja kishte një “rol kryesor për më shumë se një dekadë në rrjete ndërkombëtare shumë më pak të lavdërueshme, që përfshinin trafikantë njerëzorë, ndërmjetës procedurash të paligjshme kirurgjikale dhe autorë të tjerë të krimit të organizuar”.

“Në veçanti, së bashku me Halitin dhe Veselin, Muja u përfshi në gjetjen e mënyrave inovative për të shfrytëzuar dhe për të investuar miliona dollarë të ‘fondeve të luftës’ që i ishin dhuruar kauzës së UÇK-së nga jashtë”, thuhet në raport.

Muja nuk ka thënë nëse është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës

Raporti i Marty akuzoi gjithashtu anëtarët e UÇK-së Sabit Geci, Riza Alija dhe Xhemshit Krasniqi se ishin “përgjegjës për torturimin e të burgosurve civilë në Kukës, Shqipëri”.

Raporti tha se indikacione të shumta konfirmuan se disa serbë dhe disa shqiptarë të Kosovës ishin mbajtur të burgosur në ndërtesa të fshehta nën kontrollin e UÇK-së në veri të Shqipërisë dhe iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor dhe degradues, para se të zhdukeshin përfundimisht.

“Gjatë periudhës menjëherë pas përfundimit të konfliktit të armatosur, disa të burgosurve iu hoqën organe në një klinikë në territorin shqiptar, afër Fushë Krujës, për t’u dërguar më pas jashtë vendit për transplantim”, pohoi ai.

Raporti tha se vendet ku ndodheshin ndërtesat e paraburgimit të drejtuara nga UÇK-ja përfshinin fshatrat Cahan dhe Bicaj në bashkinë e Kukësit në Shqipëri dhe në Burrel dhe Fushë Krujë, ku u mbajtën të paktën 40 persona, kryesisht civilë shqiptarë të Kosovës.

Disa prej tyre ishin rekrutë të UÇK-së, të dyshuar si tradhtarë ose që besohet se i përkisnin ose mbështetnin rivalët politikë dhe ushtarak të UÇK-së, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovës, partia LDK, dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, FARK. “Shumica e këtyre të burgosurve u rrahën dhe u keqtrajtuan nga personat që i kapën, duke përdorur masa ndëshkimi, kanosjeje dhe terrori”, thuhet në raport.

Në vitin 2011, një panel gjyqtarësh nga EULEX shpalli fajtorë Sabit Gecin, Riza Alijën dhe Xhemshit Krasniqin për trajtimin çnjerëzor të civilëve dhe krime lufte kundër popullatës civile, përfshirë vrasjen e një civili në vitin 1999 në fshatin Cahan në Shqipëri. Geci u dënua me 15 vjet burg, Alija me 12 vjet burg dhe Krasniqi me gjashtë vjet burg.

“Identiteti i askujt nuk do të mbetet sekret”

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj gjatë konferencës për shtyp ku dha dorëheqjen. Foto: BIRN.

Deri më tani, vetëm dy nga nëntë personat e përmendur me emër në raportin e Dick Marty – Sabit Geci dhe Azem Syla – dihet se janë ftuar për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Hagës.

Mbetet e paqartë se cilat pretendime nga raporti mund të bëhen pjesë e ndonjë aktakuze të ardhshme.

Organizata e Veteranëve të Luftës tha se më shumë se gjysma e personave të ftuar për t’u marrë në pyetje konsiderohen të dyshuar nga prokurorët, por nuk është bërë publik asnjë detaj në lidhje me rastet ose natyrën e pretendimeve nga ata që janë thirrur.

Sylejman Selimi dhe Azem Syla janë dy komandantët më të lartë të UÇJ-së që janë thirrur nga prokurorët e Hagës, ndërsa figura më e lartë aktuale politike ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen pasi u thirr në korrik. Haradinaj tashmë është liruar nga akuzat për krime lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Nasim Haradinaj i paralajmëroi ata që janë të ftuar të dëshmojnë se askush nuk mund të presë që identiteti i tyre të mbetet plotësisht sekret.

“Ata ndoshta do të mbahen sekret nga publiku, por jo nga ata që do të akuzohen”, tha ai.

“Në bazë të ligjit, të gjithë kanë të drejtë të dinë se kush po dëshmon kundër tyre dhe të përgatisin një marrje në pyetje së bashku me mbrojtjen e tyre”, shtoi ai.

Siguria e dëshmitarëve ishte një nga çështjet kryesore pse Dhomat e Specializuara të Kosovës u ngritën jashtë vendit, në Hagë.

Vështirësitë në mbrojtjen e dëshmitarëve shoqëruan përpjekjet e bëra nga Gjykata Penale Ndërkombëtare e OKB-së për ish-Jugosllavinë, ICTY, dhe nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK dhe EULEX, për të dënuar ish-anëtarë të UÇK-së të akuzuar për krime gjatë luftës në Kosovë.

Parlamenti i Kosovës e miratoi legjislacionin për mundësimin e krijimit të Dhomave të Specializuara nën presionin e aleatëve perëndimorë të vendit dhe mes protestave nga veteranët e UÇK-së. Në Kosovë, gjykata e re nuk shihet aspak me sy të mirë pasi konsiderohet si një përpjekje për të diskredituar luftën e UÇK-së për çlirimin nga shtypja serbe.

Time Kadrijaj, një ish-deputete që shërbeu si mjeke për UÇK-në në Kosovën perëndimore gjatë luftës, u thirr muajin e kaluar për t’u marrë në pyetje. Ajo tha se kontakti i saj i parë me prokurorët e Hagës ishte i mjaftueshëm për ta bindur atë se “kjo gjykatë do të dështojë”.

“Një gjykatë e krijuar mbi baza etnike është një padrejtësi. Ka pasur raporte për zyrtarë serbë që po përpiqen të blejnë dëshmitarë që të dëshmojnë kundër anëtarëve të UÇK-së dhe kjo do të thotë se nuk ka fakte ose prova, por vetëm dëshmi të fabrikuara për krime të pretenduara në Kosovë”, tha Kadrijaj për BIRN.

“Fakti që ata kanë ftuar për të marrë në pyetje njerëz që kanë bërë punë humanitare, siç janë mjekët, na tregon se misioni i kësaj gjykate është diskredituar plotësisht”, tha ajo.

BIRN kontaktoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, por ajo nuk pranoi të komentonte rreth listës së personave të ftuar për t’u marrë në pyetje.

Etiketa: arrestimeBashkimi EuropianBEBIRNBurgdëshmitarëDhomat e SpecializuaraDick MartyEULEXFacebookGjykataGjykata SpecialegjyqtarGucatiHaradinajHysni GucatiKosovëKrimekrime lufteKrujëkryetarLDKLufteMasaMjekmjekëNasim HaradinajndalimeOKBParaparlamentprokurorRamush HaradinajraportRaportisekretShqipëriSylejman SelimiUNMIKvrasje
Tjetri
Botaniku shkon në gjyq, qeveria dhe bashkia rrëzohen në seancën e parë

Botaniku shkon në gjyq, qeveria dhe bashkia rrëzohen në seancën e parë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.