AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Brezi i viteve 1990 në Kosovë e merr personalisht çështjen e pajtimit

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
7 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pjesëmarrësit në Festivalin e dytë të Rinisë në Kosovë, i cili synon të afrojë më shumë komunitetet. Foto: Fatlinda Daku/United Youth Task Force.

Dy mikesha të reja në Kosovë, njëra serbe dhe tjetra një shqiptare etnike, janë dy nga aktivistet e reja që punojnë në nisma themelore për t’u përpjekur të kapërcejnë ndasitë që kanë vazhduar që nga lufta e viteve 1998-1999.

Pjesëmarrësit në Festivalin e dytë të Rinisë në Kosovë, i cili synon të afrojë më shumë komunitetet. Foto: Fatlinda Daku/United Youth Task Force.

Andjela Mirkovic, një serbe e Kosovës nga Mitrovica, dhe Diellza Geci, një shqiptare e Kosovës nga Prishtina, u takuan për herë të parë në Institutin e Teknologjisë Rochester në Kosovë, një universitet privat në Prishtinë, dhe u bënë shoqe të ngushta.

Të dyja janë nga 22 vjeçe dhe janë përfshirë në projekte që synojnë bashkimin e komuniteteve të dëbuar të Kosovës në një vend i cili është zyrtarisht një shtet multi-etnik, por ku ndasitë janë akoma të mëdha dhe përpjekjet për pajtim pas luftës janë të pakta.

” Uroj ditën kur miqësia dhe bashkëpunimi ynë të mos jetë më histori, por e tillë të mbetet armiqësia jonë. Por ne jetojmë në një shoqëri të ndarë me kufij të padukshëm që na ndajnë – fjalë për fjalë ka kufij, jo të prekshëm, por në formën e ndasive midis grupeve etnike”, tha Geci.

Në mënyrë të pashmangshme, ato kanë prejardhje dhe pikëpamje të ndryshme rreth mënyrës sesi duhet t’i qasemi të kaluarës së trazuar të Kosovës.

Ndërsa Mirkoviç beson se “e kaluara duhet të lihet pas dhe ne duhet të shohim nga e ardhmja”, Geci mendon se është “një gabim të harrosh të kaluarën”.

“Megjithatë, ne duam t’i tregojmë botës dhe brezave të tjerë që të rinjtë nuk mund të përdoren si justifikim për të mos folur me njëri-tjetrin dhe për të mos bashkëpunuar”, tha Mirkoviç.

“Ne besojmë vërtet se mund të bëjmë ndryshime”

Andjela Mirkoviç. Foto: Atdhe Mulla

Andjela Mirkoviç është pjesë e ekipit vendimmarrës në United Youth Task Force, një OJQ me anëtarë nga të gjitha komunitetet e Kosovës e cila ka punuar në projekte që synojnë nxitjen e pajtimit.

“Në ekipin kryesor kemi shqiptarë, serbë, turq, romë dhe ashkali dhe ne punojmë pa paragjykuar gjininë apo përkatësinë etnike”, tha Mirkoviç.

“Ne si të rinj mund të shërbejmë si një shembull. Ne jemi e ardhmja e brezit tonë, ndërtuesit e paqes, dhe dallimet tona nuk na ndajnë akoma më shumë, por na bëjnë më të fortë”, shtoi ajo.

Ekipi i United Youth Task Force beson se puna e tyre e përbashkët mund të tregojë se komunitetet e Kosovës mund të jetojnë një jetë normale së bashku.

Në një nga projektet e tyre, të titulluar “Rrëzimi i kufijve përmes artit”, artistë nga të gjitha komunitetet u bënë bashkë për të pikturuar, biseduar me njëri-tjetrin dhe për të krijuar bazën për bashkëpunim.

“Çdo komunitet ka sfida me të cilat përballen dhe ne kemi dashur të bëjmë ndryshime në komunitetin tonë në çështje të tilla si papunësia, mungesa e qasjes në arsim, sidomos për vajzat, dhe në proceset e vendimmarrjes në politikë. Ekzistojnë grupe të margjinalizuara që lihen pas për shkak të paragjykimeve dhe stereotipave. Së bashku ne mund ta ndryshojmë atë”, tha Mirkoviç.

United Youth Task Force argumenton se zërat e të rinjve duhet të dëgjohen në mënyrë që ta ndryshojnë shoqërinë për mirë, por Mirkoviç tha se ndonjëherë nismat e saj nuk merren seriozisht.

“Kur njerëzit, dhe sidomos zyrtarët e qeverisë, shohin se ne po bashkëpunojmë së bashku, ata kanë tendencën të mendojnë se ne po shtiremi. Ishte e vështirë për ne të tregonim se jemi njësoj dhe se vërtet po punojmë së bashku si një. Ende përballemi me këto vështirësi bazuar në prejardhjen tonë të ndryshme etnike”, tha ajo.

Megjithatë, ajo nuk dekurajohet, duke këmbëngulur se “ne vërtet besojmë se mund të bëjmë ndryshime”.

“Të rinjtë tani nuk kanë asnjë përgjegjësi për vitet 1990”

Diellza Geci. Foto: Atdhe Mulla.

Një event i suksesshme që Task Force United Youth ndihmoi të organizohej është Festivali i Rinisë i Kosovës, i cili tashmë ka dy vjet që organizohet. Pjesëmarrës të rinj ekspozojnë ushqim dhe veshje tradicionale të komuniteteve të tyre, luajnë muzikë dhe kërcejnë.

Diellza Geci është një nga ekipi i vogël i të rinjve që organizon eventin pas sigurimit të një granti nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, si pjesë e zbatimit të Rezolutës 2250 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili bën thirrje që të rinjtë të angazhohen më shumë në formësimin e paqes dhe të kontribuojnë për drejtësi dhe pajtim.

Qëllimi i festivalit është që të rinjtë nga komunitetet e ndryshme të Kosovës të njihen me njëri-tjetrin duke ndarë së bashku kulturën dhe folklorin e tyre.

Në fillim, reagimi i publikut ndaj festivalit ishte i vakët: “Njerëzit e konsideruan atë një lojë fëmijësh”, tha Geci.

Megjithatë, pjesëmarrja është rritur – në 2018, kishte 90 pjesëmarrës nga të gjitha komunitetet etnike të Kosovës, por në vitin 2019, numri u rrit në 145.

Geci tha se në Festivalin e Rinisë, u bënë të dukshme shumë ngjashmëri midis komuniteteve të Kosovës, “duke filluar nga materiali dhe qëndisja në veshjet tradicionale. Dhe gjithashtu ushqimi në Ballkan është njëlloj, kështu që sigurisht i tillë është në këtë mini-Kosovë.

“Është interesante të shohësh se si reagojnë adoleshentët nga komunitete të ndryshme kur kuptojnë se kanë sjellë në festival të njëjtin gatim, duke menduar se ai është unik vetëm në kulturën e tyre”, qeshi ajo.

Festivali i Rinisë i Kosovës është vetëm në fillimet e tij, por deri më tani duket se është një fillim i mirë drejt krijimit të një festivali të përvitshëm që bashkon komunitete të ndryshme.

“Të rinjtë tani nuk kanë asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi në Ballkan gjatë viteve 1990. Ne ishim të gjithë foshnja në atë kohë”, tha Geci.

Por megjithatë, e kaluara nuk mund të fshihet, paralajmëroi ajo: “Ka njerëz që janë përgjegjës për disa krime dhe duhet të mbahen përgjegjës nga çdo grup etnik, pa harruar të kaluarën, sepse ata kriminelë do të vazhdojnë të përsërisin veten e tyre.”

Etiketa: adoleshentëaktivistetBallkankomunitetKosovëKrimeLuftaMitrovicanismaPrishtinaPunaromSHshqiptareTask forceuniversitetUNMIK
Tjetri
Gjyqtari Agim Bendo largohet me dorëheqje në mes të vetingut

Gjyqtari Agim Bendo largohet me dorëheqje në mes të vetingut

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.