AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Tradhtia që Emmanuel Macron i bëri Ballkanit

Christopher R. HillngaChristopher R. Hill
7 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rama dhe Zaev. Foto: Wikipedia.

Vendimi i presidentit francez për të bllokuar anëtarësimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i ka dhënë një fund simbolik epokës së pas vitit 1989. Që prej rënies së Murit të Berlinit, liderët europianë dhe ata amerikanë kishin pranuar se një zgjerim i rregullt i projektit europian është kyç për paqen dhe begatinë europiane.

Rama dhe Zaev. Foto: Wikipedia.

Që nga rënia e Murit të Berlinit 30 vjet më parë, liderët perëndimorë vazhdimisht kanë pohuar se nuk ka probleme në kontinentin europian që nuk mund të trajtohen nëpërmjet angazhimit me Bashkimin Europian ose zgjerimit të projektit europian. Por kjo pikëpamje e afatgjatë duket se po ndryshon, për shkak të një kombinimi të problemeve të brendshme të BE-së dhe indiferencës amerikane.

Mund të duket e çuditshme që Shtetet e Bashkuara do të inkurajonin anëtarësimin në klubin e dikujt tjetër në radhë të parë. Por nga pozicioni i saj udhëheqës brenda NATO-s, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë mbështetëse të përpjekjeve europiane për të konsoliduar unitetin politik dhe ekonomik në kontinent. Dhe BE-ja, nga ana e saj, ka pranuar se anëtarësimi në bllok është një aspiratë logjike për vendet pas-sovjetike në periferi të saj. Ndërsa thellimi dhe zgjerimi i strukturave të BE-së ka dëshmuar se është më i vështirë sesa vëzhguan shumë vëzhgues amerikanë, liderët europianë kanë vazhduar të përpiqen, jo vetëm sepse kjo është ajo që pritej prej tyre në kontekstin e historisë së pas Luftës së Ftohtë.

Por takimi i fundit i Këshillit Europian më 17-18 tetor dha konfirmimin se diçka ka ndryshuar. Presidenti francez Emmanuel Macron mori vendimin për të bllokuar bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja dhe tërheqjen nga politika të kancelares gjermane Angela Merkel, Macron është trashëgimtari i dukshëm i lidershipit europian. Por arsyetimi i tij për çështjen e zgjerimit të BE-së është i errët. Shumë, madje edhe komplotuesit në Ballkan, supozojnë se Macron thjesht nuk ka oreks për procesin e vështirë të marrjes së dy vendeve anëtare nga një rajon ende problematik, duke pasur parasysh sfidat e brendshme tashmë me të cilat përballet BE-ja.

Megjithatë, zhgënjimi – madje edhe zemërimi – për vendimin e Macron është i dukshëm në Tiranë dhe Shkup (kryeqyteti i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut). Në fund të fundit, Maqedonia e Veriut sapo përfundoi ndryshimin e emrit të saj zyrtar me qëllim që të ndreqte marrëdhëniet me Greqinë, e cila kishte ushtruar gjithmonë veton për anëtarësimin e saj me arsyetimin se emri i saj ishte shumë i ngjashëm me rajonin grek të Maqedonisë. Ndërkohë, Bullgaria, një tjetër anëtare e BE-së, ka frustruar gjithashtu përpjekjet e Maqedonisë së Veriut, duke akuzuar maqedonasit se pretendojnë heronjtë kombëtarë bullgarë si të tyret dhe duke kërkuar që ata të ndryshojnë librat e tyre të historisë.

I gjendur përballë këtyre kërkesave dhe duke luftuar me trashëgiminë e korrupsionit të lënë nga paraardhësi i tij (i cili, çuditërisht, tani ka gjetur “azil” në Hungari), kryeministri relativisht i ri, pa përvojë i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, arriti në përfundimin se vendit të tij duhej të hynte urgjentisht në NATO dhe BE. Ai përshpejtoi ndryshimin e shumëpritur të emrit, normalizoi marrëdhëniet me Greqinë, qetësoi bullgarët dhe bëri kërkesë për anëtarësim. Ai e dinte që ndryshimi i emrit nuk do të pritej mirë, se shumë maqedonas e shikonin atë si një poshtërim që mund të justifikohej vetëm me pranimin në BE. Por, për shkak se NATO dhe BE kishin përmendur mosmarrëveshjen për emrin si pengesën kryesore të anëtarësimit, ai dhe publiku maqedonas kishin shpresa të mëdha se do të pranoheshin nga këto dy organizata.

Nga ana e saj, NATO ka vazhduar para. Edhe pse disa anëtarë ende duhet të aprovojnë, Republika e Maqedonisë së Veriut pritet të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s në samitin e dhjetorit të aleancës.

Por procesi i pranimit në BE ka qenë shumë më i ngadaltë. Macron, i cili ka thënë shumë pak për këtë temë, duket se shqetësohet se zgjerimi i vazhdueshëm i bllokut do ta bëjë më të vështirë reformimin e strukturave të qeverisjes së tij. Por duke mbyllur dyert, ai e ka vënë Zaevin në një pozitë të pasigurt. Votuesit e Maqedonisë së Veriut, me shpresa të shkatërruara, do të shkojnë përsëri në votime për zgjedhje të përgjithshme në prill.

Në të kaluarën, dikush mund të priste që SHBA-ja të ndërhynte. Por në kontekstin e politikës së jashtme kryesisht të paformuar të presidentit amerikan Donald Trump, gjendja e vështirë e vendeve të vogla, të largëta si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, mezi hyjnë në listë. Sigurisht, është e mundur që Trump është lodhur nga fuqia e yllit të presidentit francez dhe po e mirëpret kritikën e tij të fundit ndaj tij me një ndjenjë schadengfreude. Është gjithashtu e mundur që ndishta Trump nuk dëshiron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të anëtarësohen në BE. Por, ka shumë të ngjarë që ai thjesht nuk e di se çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor.

Vetëm disa vjet më parë, padyshim që SHBA-ja do të kishte punuar me BE-në për të lehtësuar procesin e pranimit për të dy vendet. Ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të zgjidhë problemet e tyre, ai do të ndihmojë në trajtimin e dobësive institucionale dhe do t’i sinjalizojë një Rusie në revansh se lojës gjeopolitike në Ballkan po i vjen fundi. Nisur nga trauma që rajoni ka pësuar gjatë 25 viteve të fundit, Amerika dhe Europa e kanë për detyrë të përmbushin premtimin e epokës së pas Luftës së Ftohtë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Emmanuel Macron’s Balkan Betrayal

Etiketa: AmerikaAngela MerkelazilBallkanBEBullgariaDonald TrumpEmmanuel MacronEmriEuropaHungariMacronMaqedoniaMaqedonia e VeriutMerkelNATOParaProject SyndicaterajonrajoniRamaSHBAShkupshqipShqipëriaShtetet e BashkuaratraumaTrumpVendimivotuesitWikipediazgjedhjezgjerimZoran Zaev
Tjetri
Burrat e Matit ngujohen në çadër, protestë kundër futjes së lumenjve në tub

Burrat e Matit ngujohen në çadër, protestë kundër futjes së lumenjve në tub

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.