AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre të arrestuar për grabitjen e pensioneve në zyrën e postës në Krujë

Geri EmiringaGeri Emiri
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Policia e Durrësit njoftoi se kishte arrestuar tre persona të dyshuar për grabitjen në Krujë, dy ndihmës të tyre dhe rojen private që s’kishte njoftuar policinë. Në njoftim thuhet se ishin sekuestruar paratë e vjedhura nga posta.

Screenshot nga video e Policisë së Shtetit për operacionin.

Policia e Durrësit njoftoi të enjten përmes një konference për mediat ndalimin e tre pjesëtarëve sipas saj pjesë e  një grupi të strukturuar kriminal, identifikuar si autorë të vjedhjes së filialit të Postës Shqiptare Krujë, në fillim të kësaj jave.

Në komunikatën e policisë bëhet me dije se pas operacionit të koduar “Filiali”, ishin arrestuar Gazmir S., 32 vjeç në shtëpinë e të cilit u kapën paratë shuma e të cilave nuk bëhet e ditur, Andi R, 30 vjeç, me pseudonimin “Rrem Paturri” dhe Mark C, 33 vjeç.

“Dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës. Policia mundi të sekuestrojnë në shtëpinë Sakës lekët e vjedhura në postë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Veç tyre u arrestuan edhe dy persona, me inicialet B. T. dhe A. L, që punonin roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve. Mbi të rëndon akuza për moskallëzim krimi. Po ashtu u arrestua një roje private 51 vjeç që nuk kishte denoncuar grabitjen dhe u shpall në kërkim një operator  i sallës operative të policisë private 28 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën po ashtu duke mos njoftuar Policinë e Shtetit.

Kasaforta e Postës Shqiptare në Krujë u vodh në orën 3 të mëngjesit të datës 4 nëntor, por  policia e mësoi ngjarjen disa orë me vonesë. Mosraportimi në kohë i grabitjes sipas policisë erdhi pasi roja private nuk njoftoi për ngjarjen, as në momentin kur patrulla e policisë kishte kaluar pranë filialit dhe e ka pyetur nëse kishte ndonjë problem tek posta. Ai pretendoi se është kërcënuar nga autorët.

3 personat e ndaluar si autorë të grabitjes nga policia lokale dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u konsideruan në njoftimin e policisë si grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë dhe u tha se kishin një sërë precedentësh në trafik narkotikësh, grabitje dhe armëmbajtje pa leje dhe dëmtimi të pronës me eksplozivë.

Ndërkohë sipas policisë pas kontrolleve në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç, policia gjeti dy automjete luksoze të vjedhura më herët, një të markës “Range Rover” dhe një “Merecedes Benz E-class”, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes. Grupi dyshohet edhe për vjedhjen e një “Range Rover”-i të dytë në Gjirin e Lalzit.

Grupi sipas policisë dyshohet se është autor i një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë. Përveç vjedhjeve sipas policisë ata janë marrë me shkatërrim të pronës me eksploziv, krime ndaj personit dhe trafik lëndësh narkotike.

Policia mundi të sekuestrojë një arsenal armësh, ndër to, tre armë zjarri me tre silenciatorë, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera.

Etiketa: AkuzaArmëDurrësGrabitjekonferenceKrimekrimiKrujëLokaleNarkotiknarkotikëParaPensionePoliciaPolicia e DurrësitSHshqiptaretargaTrafikvideo
Tjetri
Problemet me pasurinë, gjyqtarja Hajrie Muçmata shtyn përballjen me KPK-në

Deklaratat kontradiktore vështirësojnë vetingun e gjyqtares Hajrie Muçmata

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.