AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Dorëheqja e Joana Qeleshit, pas barrës së provës për pasurinë dhe figurën

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
7 years më parë
në Korrupsioni, KPK, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e larguar me dorëheqje, Joana Qeleshi së bashku me ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-kreun e Apelit, Hysni Demiraj gjatë zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ. Foto: LSA

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi dha dorëheqjen 10 ditë pasi i kaloi barra e provës për pasurinë dhe pastërtinë e figurës –duke ndërprerë procesin e vetingut.  

Gjyqtarja e larguar me dorëheqje, Joana Qeleshi së bashku me ish-kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe ish-kreun e Apelit, Hysni Demiraj gjatë zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ. Foto: LSA

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi u largua me dorëheqje nga sistemi gjyqësor më 24 tetor, me motivin e “angazhimit në një pozicion tjetër pune”. Megjithatë, një vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit zbulon se Qeleshi e dorëzoi dorëheqjen dhjetë ditë pas mbylljes së hetimit administrativ, që e ngarkonte atë me barrën e provës për kriterin e pasurisë dhe atë të pastërtisë së figurës.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Joana Qeleshi nisi në 15 mars 2018 nga një trupë gjyqësore e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Etleda Çiftja dhe anëtare Pamela Qirko. Sipas vendimit të KPK-së, më 14 tetor 2019, trupi gjykues në prani të vëzhguesit ndërkombëtar arriti në përfundimin se provat “në lidhje me kriterin e pasurisë dhe kontrollit të figurës kanë nivelin e provueshmërisë” dhe vendosi mbylljen kryesisht të hetimit.

E njoftuar përmes postës elektronike për mbylljen e hetimit dhe kalimin e barrës së provës, Qeleshit i është bërë me dije që mund të paraqiste shpjegime apo prova në lidhje me rezultatet e hetimit jo më vonë se data 29 tetor.

Por në vend të shpjegimeve të gjyqtares, në KPK mbërriti më 24 tetor një vendim i Këshillit të Lartë Gjyqësor ku miratohej kërkesa për dorëheqje dhe njëkohësisht mbarimi i statusit të gjyqtarit për Joana Qeleshin.

Në vendimin e KPK-së ku deklarohet ndërprerja e procesit të vetingut për Qeleshin thuhet se 4 ditë pas dorëheqjes, ish-kryetarja e Gjykatës së Durrësit ka paraqitur përmes postës elektronike sqarimet dhe kundërshtimet e saj në lidhje me gjetjet e parashtruara nga hetimi administrativ. Qeleshi i kërkoi gjithashtu KPK-së ndërprerjen e procesit të vetingut.

Më 6 nëntor, KPK vendosi që procesi i rivlerësimit për Qeleshin duhet të ndërpritet bazuar në nenin G të Kushtetutës, i cili u njeh subjekteve të drejtën për t’u larguar nga sistemi me dorëheqje. Për pasojë, Qeleshi humbet të drejtën për të punuar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Etiketa: Etleda ÇiftjaGenta Tafa BungoGjykata e Rrethit DurrësGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareHysni DemirajKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKPamela QirkoProcesi i vetingutVendimVendimiVëzhguesitXhezair Zaganjori
Tjetri
Gjyqtarit të Apelit s’i dalin llogaritë për arredimin dhe shkollimin e vajzave në Holandë

Kolegji lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Fatos Qato

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.