AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Maxhoranca socialiste dhe Presidenti Meta hyjnë në një konflikt të ri kushtetues

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
7 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Ilir Meta (majtas) dhe kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie përkujtimore më 5 maj 2019. Foto: LSA

Shqipëria hyri në një kaos të ri kushtetues pasi parlamenti akuzoi përmes një rezolute presidentin se ka shkelur kushtetutën ndërsa ky i fundit akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po përpiqet të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe paralajmëroi për një dekret për shpërndarjen e parlamentit.

Presidenti Ilir Meta (majtas) dhe kryeministri Edi Rama gjatë një ceremonie përkujtimore më 5 maj 2019. Foto: LSA

Maxhoranca parlamentare socialiste dhe presidenti i vendit Ilir Meta hynë në një fazë të re të konfliktit politik me akuza të ndërsjellta për shkelje kushtetuese, konflikt i cili vështirë se mund të zgjidhet në rrugë gjyqësore për shkak se vendi nuk ka një gjykatë kushtetuese funksionale.

Pasi Presidenti Meta vendosi të emërojë një të përzgjedhur të vetën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese duke lënë pa post një gjyqtare tjetër që e fitoi mandatin në mënyrë automatike, Kuvendi i Shqipërisë u mblodh me procedurë “urgjente” të premten për të miratuar një rezolutë me titull: “Shmangia e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e Gjykatës Kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Sipas rezolutës, dekreti i presidentit  për emërimin e Marsida Xhaferllarit “konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë,” dhe se Arta Vorpsi është gjyqtare kushtetuese pavarësisht se nuk është thirrur nga Meta për të bërë betimin.

Meta u përgjigj pak më vonë për atë që e quajti “paralajmërim i fundit” ndërsa përsëriti akuzat se maxhoranca po synon të kapë institucionet e sistemit të drejtësisë si Gjykata Kushtetuese.

“Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, për të kapur përfundimisht të gjithë sistemin e drejtësisë në Republikën e Shqipërisë me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura!,” deklaroi Meta para se të kërcënonte se “parlamenti me një dekret shpërndahet!”.

Shqipëria humbi Gjykatën Kushtetuese në fillim të vitit 2018 kur nga nëntë anëtarët e saj, tre u dorëhoqën ose u tërhoqën nga sistemi pasi mbaruan mandatet ndësa katër të tjerë humbën postin në procesin e vetingut në shkallë të parë. Dhe ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk është në gjendje të marrë vendime, maxhoranca e kryeministrit Edi Rama është akuzuar në disa raste se po përdor mungesën e kësaj gjykate për të ndërmarrë ligje që kanë pikëpyetje nëse janë në shkelje të kushtetutës ndërsa maxhoranca ka akuzuar presidentin Ilir Meta për disa veprime dhe mosveprime që sipas saj, përbëjnë shkelje të kushtetutës.

Rama u akuzua fillimisht se po shfrytëzonte mungesën e gjykatës kushtetuese për të miratuar ligjin kontrovers të koncesionit të teatrit kombëtar ndërsa Meta u akuzua se shkeli kushtetutën kur refuzoi të emërojë Gent Cakajn si ministër i jashtëm e më pas, anuloi dekretin për datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Edhe në atë rast, Rama iu përgjigj me një rezolutë parlamentare ku kërkohej që dekreti i Metës të konsiderohej nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë”.

Në të gjitha rastet, Gjykata Kushtetuese që duhej të shqyrtonte shkeljet apo mosshkeljet e kushtetutës, nuk mund të marrë vendime. Procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve të tërhequr apo të shkarkuar ka rezultuar i vështirë për shkak të formulës komplekse të miratuar në reformën kushtetuese të vitit 2016 të njohur si “reforma në drejtësi”, formulë që synon njëkohësisht pavarësi politike të anëtarëve të gjykatës dhe po ashtu klauzola emërimesh automatike për të shmangur rrezikun e bllokimit të procesit nga një prej institucioneve apo personave përgjegjës për emërime.

Mosmarrëveshjet kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese duket se do të krijojnë një ngërç në vetë procesin e rikthimit të gjykatës në gjendje pune. Në çdo rast, Gjykata Kushtetuese supozohet të përbëhet nga anëtarë që zgjidhen me rotacion përgjatë një periudhe nëntëvjeçare. Një gjykatë kushtetuese e krijuar njëherësh, përbën atë që Komisioni i Venecias e quajti “kushte jooptimale”.

Etiketa: AkuzaArta VorpsiDekretiEdi RamaGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqgjyqtarGjyqtareIlir MetaKomisioni i VeneciaskonfliktKryeministri Edi RamakushtetueseKuvendimandatetMaxhorancaMetaParaRamaReformaSHshqipShqipëria
Tjetri
Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare

Gjykata Kushtetuese njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.