AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri kërcënon mediat: Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
7 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke pozuar në spital me një nga fëmijët e plagosur gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Si një tregues i standardeve të dyfishta, Autoriteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen televizioneve për keqpërdorim të imazhit të fëmijëve, ndërsa nuk ka bërë të njëjtën gjë me televizionin personal të kryeministrit.
Foto: Edi Rama ne Instagram

Në vijim të retorikës së tij kundër mediave, kryeministri Edi Rama kërcënoi duke iu referuar Japonisë për “masa ekstreme për mediat private” gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.  

Kryeministri Edi Rama duke pozuar në spital me një nga fëmijët e plagosur gjatë tërmetit të 26 nëntorit. Foto: Edi Rama ne Instagram

Ndërkohë që parlamenti ka në axhendë një paketë ligjesh të qeverisë të pagëzuar si “paketa antishpifje” që sipas një sërë organizatash ndërkombatare dhe Bashkimit Europian sjell cënim të lirisë së shprehjes, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar pas tërmetit të 26 nëntorit tonet ndaj medias.

Duke pretenduar se po përhapnin panik në një situatë të jashtëzakonshme, Rama kërcënoi sërish të hënën për marrje masash. “Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, shkroi ai në Facebook.

Në postimin “Apel i detyruar mediave”, Rama kërkoi që të ndaloheshin ato që ai i cilësoi “klithmat nëpër studiot tv”, ndërsa kërkoi që mediat të angazhoheshin në “qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat!”. Më herët kryeministri citoi një dijetar Islam për verifikimin e lajmit, ndërsa një pjesë e kohës televizive në takime dhe vizita ia ka kushtuar sulmit ndaj mediave.

Faqja online “Jeta osh qef” akuzoi qeverisë dhe AKEP se kishte bllokuar aksesimin e saj në faqen kryesore joqalbania.com, ndërsa publikuesit e saj hapën një domain të ri, joq-albania.com. Dy drejtues të faqes po ashtu u morën në pyetje nga policia dhe ndaj tyre u nis një procedim penal. Ndërkohë një 25-vjeçare u arrestua dhe më pas u la me masë sigurimi “detyrim paraqitjeje” nga Gjykata e Durrësit, me akuzën e përhapjes së panikut.

Këshilli Shqiptar i Medias, një organizatë jofitimprurëse në Tiranë, e cila akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbyll në mënyrë të jashtëligjshme median online, duke shfrytëzuar situatën e emergjencës të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Megjithëse kryeministri ka bërë akuza ndaj medias thuajse në çdo dalje publike është e paqartë se cilave lajme panik përpahëse u referohet ai.

Etiketa: AKEPAkuzaApelBashkimit EuropiandetyrimEdi RamaFacebookGjykataGjykata e DurrësitInstagramJaponiaKryeministri Edi RamalajmeMASMasaPoliciaprocedimRamaSigurimiSpitalvizita
Tjetri
Gjykata e Lezhës e mbingarkuar me çështje

U arrestua për përvetësim të dhurimeve, gjykata lë në burg 30-vjeçarin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.